Pėrfaqėsuesit e KMDLNJ-sė kanė vizituar hashkalinjtė e kthyer nė nė Kastriot dhe kampin nė Analum (Plemetin)
|
Pėrfaqėsuesit e KMDLNJ-sė kanė vizituar hashkalinjtė e kthyer nė lagjen "Azotiku" nė Kastriot dhe kampin nė Analum (Plemetin). Ata janė njoftuar pėr sė afėrmi me gjendjen tejet tė rėndė ekonomike dhe sociale tė hashkalinjve tė kthyer nė kėtė lagje, tė cilėt ballafaqohen me mungesėn e artikujve mė tė domosdoshėm ushqimorė.
Pėrfaqėsuesi i hashkalinjve tė lagjes "Azotiku", ka thėnė se nė kėtė lagje jetojnė 22 familje me 144 anėtarė tė kthyer nė shtėpitė e tyre tė rindėrtuara gjatė vitit 2003. Prej tyre 49 anėtarė janė fėmijė, nga tė cilėt 11 nxėnės, tė cilėt e vijojnė mėsimin nė shkollėn fillore. Hashkalinjtė kanė deklaruar se kanė siguri dhe liri tė plotė tė lėvizjes. Por, problemet janė tė natyrės ekonomiko-sociale dhe humanitare. Ata gjithashtu kanė shprehur mospajtimin pėr faktin se nga mjetet e ndara pėr pakicat nga buxheti komunal, nuk janė ndarė fare mjete pėr hashkalinj. Kėto mjete iu jepen vetėm vetėm serbėve. Pėrfaqėsuesit e KMDLNJ-sė kanė vizituar edhe kampin nė Analum (Plemetin), ku ende jetojnė mbi 100 familje, kryesisht hashkalinj, egjiptianė dhe romė. Nė paralelen e ndarė tė shkollės fillore "Pandeli Sotiri" tė Kastriotit qė funksionon nė kamp mėsojnė 67 nxėnės nė 4 klasė (kl. I-IV). Pėrkundėr ndihmave qė i shpėrndan SHBH "Nėna Tereze" (partnere implementuese e UNHCR-sė), gjendja e banorėve tė kampit ėshtė e vėshtirė nė mungesė tė ndihmave tė mjaftueshme dhe pėr shkak tė papunėsisė. Nė kamp ēdo tė marte vjen mjeku i pėrgjithshėm, ēdo tė mėrkurė gjinekologja. Konkludim i pėrbashkėt se tash pas mė se 5 vjet nga pėrfundimi i luftės nė Kosovė, ėshtė momenti i fundit qė tė mbyllet ky kamp dhe qė tė gjithė banorėt e saj tė kthehen nė vendbanimet e tyre, pėr ēka kontribut tė dukshėm munden dhe duhet tė japin, nė radhė tė parė, institucionet komunale tė atyre komunave prej nga janė banorėt e kampit. |



