Romėt besohet tė kenė lėnė Indinė rreth 1000 pas Krishtit dhe tė kenė kaluar pėrmes ēfarė tani ėshtė i njohur si Afganistani, Irani, Armenia dhe Turqia. Njerėzit tė njohur si Romė nga Romėt e tjerė akoma jetojnė aq nė Lindje sa Irani, pėrfshirė dhe disa tė tjerė tė cilėt kane emigruar dhe janė kthyer pėrsėri. Ėshtė praktikisht e pamundur tė identifikohen Romėt qė jetojnė akoma nė Indi. Nga shekulli XIV Romėt arritėn nė Ballkan dhe nė shekullin e XVI, nė Skoci dhe Suedi. Disa Romė migruan drejt Jugut, pėrmes Sirisė pėr nė Afrikėn Veriore, duke arritur nė Evropė pėrmes Gjirit tė Gjibraltarit. Tė dy rrymat u takuan nė Francėn e sotme.
|
|
Roma Flag
|
Sipas Dr. Trajko Petrovski, Etnolog nė Institutin Folklorik Maqedonia, dokumenti mė i hershėm qė pėrmend Romėt ne Ballkan daton nė shekullin XI. Afėrsisht nė tė njėjtėn kohė, ata kanė marrė emrin Ciganė (nga greqishtja- ata tė cilėt sduhen prekur) sepse ata ishin aq tė ndryshėm nga popullsia lokale.
Popullsia botėrore e Romėve sigurisht ėshtė vėshtirė tė stabilizohet. Pėrllogaritjet tregojnė se ndodhen rreth 5 dhe 10 milion Romė nė tė gjithė botėn. Ashtu si dhe 6 deri ne 8 milion jetojnė nė Evropė. Pėrqendrimet mė tė mėdha tė Romėve janė gjetur nė Gadishullin Ballkanik tė Evropės juglindore, nė Evropėn Qendrore, nė Shtetet e Bashkuara, dhe nė Rusi dhe ne republikat e tjera pasuese te Bashkimit Sovjetik. Njė numėr i vogėl janė shpėrndarė nėpėr Evropėn Perėndimore, nė Lindjen e Mesme dhe nė Afrikėn Veriore.
Bosnja dhe Hercegovina
Romėt janė njė grup minoriteti etnik pa njė shtet tė tyre. Ata janė ndėrmjet grupeve mė tė mėdha minoritare ne Bosnje dhe Hercegovinė, megjithėse numri i saktė i tyre nuk mund te pėrcaktohet nė mėnyrė tė sigurt.
Kėshilli i Evropės vlerėson numrin e Romėve nė B&H ndėrmjet 30 dhe 60 mijė, tė cilėt jetojnė, nė shumicėn e rasteve, nė rreth 30 e mė shumė nė vendbanimet e ndėrtuara ilegalisht nga Romėt. Romėt janė popullsia mė e varfėr dhe mė pak e shkolluar qė jeton nėn kushtet minimale tė jetesės, dhe shkalla e papunėsisė nė grup ėshtė mbi 95 %.
Pjesa mė e madhe e Romėve kanė mungesė tė dokumentacionit ose identifikimit personal. Projekti pėr regjistrimin e Romėve nė regjistrat e lindjes, i zbatuar nga Misioni i OSBE nė B&H, tentoi tė pėrmirėsonte situatėn nė atė zonė. Njė nga qėllimet e projektit ishte pakėsimi i mundėsive pėr trafikimin e fėmijėve dhe shitjes sė pjesėve tė trupit, gjė e cila kishte lulėzuar nė vend nė vitet e kaluara.
Nė prill 2003, Bosnja dhe Hercegovina ratifikoi Konventėn e Mbrojtjes sė Minoriteteve Kombėtare dhe adoptoi Ligjin e Mbrojtjes sė tė Drejtave tė Grupeve Minoritare. Ligji rregullon tė drejtėn e 17 grupeve minoritare ne vend, pėrfshirė dhe Romėt. Ndėrmjet tė tjerave, Konventa mbulon dhe tė drejtėn pėr edukim, pėr pėrdorimin e gjuhės minoritare, dhe tė drejtėn pėr tė marrė pjesė nė punėn e organizmave tė zgjedhura dhe administratėn shtetėrore.
Me gjithė ekzistencėn e legjislacionit qė siguron strukturėn pėr tė pėrshtatur tė drejtat e Romėve, kjo popullsi, mund tė themi, nuk ka tė drejtė nė B&H. Pėr shembull, nuk ka asnjė Romė ne radhėt e policisė, qė duhet tė korrespondojė me strukturėn kombėtare tė vendit. Vetėm sė fundmi, tė paraqiturit romė janė konsideruar tė pranohen nė Akademinė e Policisė. Kemi tė njėjtėn situatė me kthimin e pronave tė para luftės, romėve qė janė kthyer nga jashtė. Shumė Romė janė ankuar qė tė gjitha kėrkesat pėr kthimin e pronave janė shoqėruar me kėrkesa pėr ryshfete nga zyrtarėt.
Ka rreth 40 shoqata Rome tė regjistruara nė B&H, pjesa mė e madhe e tė cilave janė aktive nė Federatėn e BH. Organizatat e mėdha Ndėrkombėtare dhe OJF (OSBE, Komiteti i Helsinkit pėr tė Drejtat e Njeriut, Fondacioni Soros
.) gjithashtu punojnė mbi ēėshtjet e Romėve.
Kroacia
Numri i saktė i Romėve qė jetojnė nė Kroaci dhe nė territoret shpėrndarėse ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohet pėr disa arsye. Si rrjedhim, rezultatet zyrtare tė Regjistrimit tė Popullsisė, janė vetėm njė tregues i situatės reale. Tė dhėnat mbi numrin e Romėve nė Kroaci janė kontradiktore, mė e pakta qė mund tė thuhet. Ato dallojnė nga afėrsisht 10,000 (9.463 Romė sipas regjistrimit tė 2001), nė rreth 30-40,000 tė vlerėsuar nga grupi ekspert i Kėshillit tė Evropės dhe OSBE. Shoqatat Rome vlerėsojnė njė numėr ndėrmjet 100-150,000 Romė nė Kroaci.
Problemet kryesore tė minoritetit kombėtar tė Romėve mbeten ato ekzistuese. Ilustrimi mė i mirė i situatės materiale tė Romėve ėshtė shifra e 89 % e shtėpiakėve, nė tė cilėn asnjė anėtar i familjes nuk ka ndonjė burim tė rregullt tė ardhurave.
Problemet shoqėrore, edukimi, papunėsia, mungesa e dėshirės pėr tė siguruar diskriminim pozitiv tė Romėve, krahasuar me minoritet e tjera (mirėqenie sociale, edukim, strehė, zvogėlim taksash
) janė problemet mė tė rėndėsishme tė popullsisė sė Romėve.
Standardi i jetesės mbetet i ulėt pėr pjesėn mė tė madhe tė Romėve. Zvogėlimi i qasjes tė kujdesit shėndetėsor, strehimi, ēėshtjet e pazgjidhura tė statusit tė qytetarit, dhe shkalla e ulėt e punėsimit janė vetėm disa nga faktorėt qė kontribuojnė nė prezencėn e ndonjė kufizimi tė Romėve dhe varėsinė e vazhdueshme nė ndihmėn sociale.
Sipas tė dhėnave nė dispozicion nga Ministria e Shėndetit dhe Mirėqenies Sociale, ka 7, 127 shtėpiakė (si shtėpiakė tė vetėm ashtu dhe familjarė), ose afėrsisht 21,000 persona Romė qė kanė tė drejtėn e mbėshtetjes dhe asistencės. Duke marrė nė konsideratė vlerėsimin e 30-40 mijė Romėve nė Kroaci, mund tė arrijmė nė konkluzionin qė mbi 50 % e popullsisė totale tė Romėve jetojnė me ndihma sociale. Pjesa e Romėve pėr numrin total tė pėrdoruesve tė ndihmės sociale ėshtė 13.56%.
Maqedonia
Republika e Maqedonisė ėshtė (ose duhet tė jetė) njė shtet shumetnik dhe shumė kulturor, nė tė cilin toleranca, solidariteti dhe mirėkuptimi dhe respekti i ndėrsjellė janė promovuar tė jenė principet bazė te jetesės sonė. Ėshtė shumė e pėrhapur nė ditėt e sotme nė Maqedoni tė punohet, ose tė jesh pjesė e njė tolerance shumetnike, dhe tė punuarit ose tė folurit rreth tė drejtave tė minoriteteve. Minoriteti i Romėve ėshtė vetėm njė nga minoritetet e shumta, ose pėr tė qenė politikisht korrekt, kombėsitė, qė jetojnė nė Maqedoni. Akoma, Romėt janė unikė, jo vetėm nė problemet me tė cilat po pėrballohen, si varfėria dhe mungesa e shkollimit, por unikė nė trashėgiminė kulturore dhe influencėn nė Maqedoni.
Sipas tė dhėnave tė regjistrimeve tė fundit nė 2002, ka 53.879 Romė qė jetojnė nė Maqedoni, qė pėrbėjnė 2.66 % tė gjithė popullsisė. Maqedonia ėshtė vendi i parė nė botė nė tė cilin nė kushtetutėn, e adaptuar nė 2001, Romėt janė deklaruar, sė bashku me kombet e tjera qė jetojnė nė vend, si transportues tė pavarėsisė dhe integritetit tė shtetit. Qė nė fillimet e demokracisė parlamentare nė Maqedoni, popullsia e Romėve ka dy parti politike, tė pėrfshira fuqishėm nė ndėrtimin e demokracisė. Bashkia e vetme ekzistuese e Romėve nė Evropė ėshtė nė Maqedoni. Ka dy stacione televizive private, ashtu si dhe programin e gjuhės rome nė televizionin kombėtar.
Nuk ka asnjė ndarje nė sistemin e shkollimit nė Maqedoni, akoma numri i Romėve qė mbarojnė shkollėn e mesme ėshtė i shumė i ulėt, pa pėrmendur shkollėn e lartė. Kjo ėshtė arsyeja se pse Strategjia Kombėtare pėr pėrfshirjen e Romėve ėshtė fokusuar te edukimi i popullsisė sė Romėve. Mungesa e shkollimit ėshtė identifikuar si njė nga arsyet kryesore pėr pėrjashtimin shoqėror, papunėsinė dhe varfėrinė. Popullsia e Romėve ėshtė kategoria mė vulnerabile nė Maqedoni, duke i nisur nga qė shkalla e varfėrisė ėshtė me e lartė krahasuar me tė tjerėt. Nė kėtė kontekst duhet tė pėrmendet qė kjo situatė ėshtė krijuar jo vetėm nga situata aktuale nė vend, por shkon akoma mė thellė e akumuluar nė formimin historik tė popullit Romė.
Nė termin e iniciativės civile, duhet tė pėrmendet qė ka OJF Rome nė Maqedoni, qė nuk ekzistojnė vetėm nė letra, por punojnė fuqishėm nė ēėshtjet e Romėve, ashtu si dhe pėr tė drejtat e njeriut, edukimin, demokracinė, etj. Kėto OJF do tė jenė partnerėt vendimtarė nė procesin e integrimit tė popullsisė Rome nė rrjedhėn e pėrgjithshme shoqėrore, projektuar me Dekada e Pėrfshirjes sė Romėve 2005-2015.
Kosova
Situata e pėrgjithshme e tė drejtave tė njeriut nė Ballkan, pėrfshirė Kosovėn dhe rrethinat e saj vazhdon tė ketė rritje me probleme serioze. Ėshtė e njė rėndėsie shumė tė madhe qė komuniteti ndėrkombėtar mbart veēanėrisht nė mėndje situatėn e Romėve nė rajon, duke qenė sė ata janė lėnė shpesh jashtė kontekstit kur bėhet fjalė pėr mbrojtjen e tė drejtave tė minoriteteve.
Komuniteti i RAE (Romė, Ashkali dhe Egjiptian) nė Kosovė ka vuajtur diskriminimin, shtypjen, pėrgjatė gjithė kufizimeve politike dhe shoqėrore. Kjo situatė ishte keqėsuar qė nė 1999 nga perceptimi qė komuniteti i RAE pėsoi me sulmet mbi Shqiptarėt e Kosovės tė kryera nga ushtria Serbe dhe forcat paramilitare. Kėto faktorė kontribuuan nė rritjen e dhunės etnike kundrejt komunitetit tė RAE nga Shqiptarėt etnik.
Megjithėse nuk ka shifra tė sakta mbi numrin aktual tė Romėve qė jetojnė nė Kosovė, ėshtė vlerėsuar qė sot, numri i Romėve nė Kosovė ėshtė zvogėluar nė 22,000-25,000, njė numėr shumė mė i ulėt se sa ishte nė njė kohė, pėrsėri i vlerėsuar, pėrpara ndėrhyrjes sė US/NATO nė Kosovė ndodheshin mė shumė se 150,000 Romė nė rajon.
Situata politike pėr komunitetin e RAE nė Kosovė tani pak a shumė ėshtė stabilizuar, dhe fokusi i problemeve qe pėrballon komuniteti i RAE tani ka ndryshuar. Pėrfaqėsuesit e RAE nė Kosovė kanė ndėrmarrė hapa seriozė nė pjesėmarrjen nė ndėrtimin e institucioneve, ndėrsa ata janė pjesė e tyre qė nė rezultatin e zgjedhjeve tė para nė Kosovėn e periudhės sė pasluftės.
Lufta ka pėrkeqėsuar nivelet e varfėrisė qė ky komunitet i RAE nuk ka qenė nė gjendje ti mbulojė, dhe ata kanė rėnė nė hendekun e asistencės ekonomike dhe sociale qė ka qenė ofruar grupeve tė tjera.
Kjo ka krijuar probleme me refugjatėt e RAE qė jetojnė nė vendet fqinje si Mali i Zi dhe Maqedonia, tė cilėt tani duan tė kthehen por duke mos konsideruar qė kushtet janė tė pėrshtatshme. Ata shohin qė RAE qė tashmė jetojnė nė Kosovė, jetojnė nė kushte varfėrie ekstreme, dhe ata po konsiderojnė faktin qė nuk ėshtė koha pėr tu kthyer, kur nuk ka asgjė pėr tė cilėn tė kthehen. Fakti inkurajues pėr komunitetin e RAE nė Kosovė ėshtė se Qeveria e fundit po tenton tė mėnjanojė dobėsimin e mėtejshėm shoqėror dhe po inkurajon pozitivisht pėrmirėsime nė kohezionin social/shoqėror.
Serbia dhe Mali i Zi
Serbia
Romėt pothuaj janė pėrēmuar nė Evropėn Lindore, por nė Serbi ata kanė status tė veēantė tė muzikantėve dhe janė tė mirė pėlqyer. Kjo ėshtė pėrshtypja pėr Romėt e njė gazetari amerikan qė ka kaluar kohė nė Beograd gjatė bombardimit tė NATO-s. Megjithatė, pjesėtarė tė kombėsisė Rome jetojnė nėn standardin e kushteve nė Serbi, pėrballen me varfėrinė, papunėsinė dhe shkollimin e duhur. Pjesa mė e madhe e familjeve Rome jetojnė nė lagje tė varfra, pa drita, pa ujė tė pijshėm, pa ngrohje ose pa banjė. Pjesa mė e madhe afėrsisht 60,000 njerėz qė jetojnė nė 593 vendbanimet pa kushte nė Serbi (102 nė Beograd) janė Romė.
Sipas regjistrimeve tė 2002, ndodheshin 108, 193 Romė nė Serbi, 66,763 e tyre jetojnė nė zonat urbane dhe 41, 430 jetojnė nė zonat rurale. Duke pasur parasysh shpėrndarjen e madhe gjeografike tė komunitetit tė Romėve dhe faktin qė shumė prej tyre nuk duan tė deklarojnė veten e tyre si tė tillė, kėrkuesit dhe demografėt vlerėsojnė numrin e Romėve nė Serbi nė 400-450,000. Romėt zėnė 1.44 % tė popullsisė sė pėrgjithshme tė Serbisė. Ata janė minoriteti kombėtar mė i madh nė territorin e shtetit e mėparshėm Jugosllav (pėrjashtuar Kosova), megjithėse statusi i tyre i minoritetit ėshtė njohur nė SCG vetėm sė fundmi, me Ligjin federal mbi Minoritetet Kombėtare tė 2002.
Nga numri i pėrgjithshėm i Romėve, 33 % ėshtė komplet analfabete, ndėrsa vetėm 0.3 % ka pėrfunduar shkollėn e lartė. Vetėm 18.6 % e Romėve me moshė pune kanė punė tė rregullt, 68.4 % ėshtė e papunė dhe 8 % gjejnė punė tė pėrkohshme. Romėt vetė listojnė mungesėn e strehės, ushqimit dhe veshmbathjes, punės me rrogė, kujdesit shėndetėsor, dhe shkollimit si problemet e tyre mė tė mėdha. Mė shumė se gjysma, 62% e popullsisė sė Romėve ėshtė mė e re se 25 vjeē, ndėrsa vetėm 4.1 % janė mė tė vjetėr se 60 vjeē.
Romėt nė Serbi kanė qenė gjithmonė tė vendosur ndaj kufijve social, tė ekspozuar ndaj dhunės, izolimit dhe diskriminimit. Ndėrmjet 2000 dhe 2004, Qendra Ligjore Humanitare hetoi dhe dokumentoi 241 raste tė veprimeve ilegale nga policėt, dhunė dhe diskriminim nga grupe dhe individė tė motivuar nga racizmi i njėanshėm kundėr Romėve.
Plani Kombėtar i Veprimit pėr Romėt pėr 2004 mbulon 4 fusha: edukimin, kujdesin shėndetėsor, punėsimin, *. Qėllimi i Planit tė Veprimit ėshtė tė pakėsojė hendekun midis Romėve dhe pjesės tjetėr tė popullsisė. Prioritet i ėshtė vėnė shkollimit tė Romėve.
Sipas tė dhėnave qė gjenden, njė nė 5 Romė nė moshėn e punės ėshtė analfabete, njė nė 3 nuk ka pėrfunduar shkollėn fillore, dhe njė nė 10 ėshtė trajnuar nė ndonjė zanat. Vetėm 9 % e Romėve ka pėrfunduar shkollėn e mesme. Njė e pesta e familjeve Rome nuk ka tė ardhura tė rregullta, dhe pjesa mė e madhe e tyre jetojnė pa pagė nė ekonominė gri.
Serbia ėshtė njė nga 8 shtetet nė rajon qė ka pranuar detyrimet qė ti kushtojė vėmendje pėrmirėsimeve tė statusit ekonomik dhe shoqėror tė Romėve, nėn Programin Dekada e Romėve.
Mali i Zi
Romėt, Ashkalinjtė, Egjiptianėt (RAE) pėrfaqėsojnė njė nga minoritetet qė gjithmonė ka qenė, dhe janė akoma dhe sot, tė diskriminuar. Ata ndoshta kanė njė status tė papėlqyer ndėrmjet gjithė grupeve minoritare nė botė, nė Evropė, dhe nė Ballkan, dhe situata nuk ėshtė mė e mirė nė vendet qė janė shfaqur nga Jugosllavia e mėparshme.
Nga ekzaminimi i tendencave tė tanishme nė jetėn e popullsisė sė Romėve, nė kulturėn e tyre, dhe nė zakonet e tyre, mund tė shihet se Ballkani dhe Evropa Qendrore ėshtė atdheu i tyre evropian. Sot nė Evropė, ndodhen rreth 10 milion Romė, megjithėse tė dhėnat e regjistrimit nuk sigurojnė shifra objektivė lidhur me numrin e tyre.
Sipas statistikave qė nga 1991, janė 3,282 qytetarė tė Malit tė Zi qė deklarojnė veten e tyre si Romė. Megjithatė , numri real i RAE nė Malin e Zi ėshtė shumė mi lartė nisur nga: RAE nuk janė tė interesuar tė regjistrohen, ata shpesh ndryshojnė vendet e tyre tė qėndrimit brenda territorit tė Malit tė Zi, ata i pėrshtaten lehte kushteve tė vendbanimeve tė tyre, dhe shumė RAE deklarojnė veten e tyre si myslimanė ose Malazezė. Ėshtė vlerėsuar qė pėrafėrsisht 20,000 RAE jetojnė nė Malin e Zi, meqė njė numėr i madh ka emigruar nga Kosova nė Malin e Zi gjatė luftės (megjithėse nuk ėshtė e qartė, disa vlerėsime e lėnė kėtė numėr mbi 6,600). Romėt pėrfaqėsojnė grupin e tretė minoritar mė tė madh nė Malin e Zi, duke ndjekur Myslimanėt- Boshnjakėt dhe Shqiptarėt.
Vėshtirėsitė e pėrgjithshme me tė cilat kjo popullsi pėrballet pėrfshijnė: kushtet e varfra tė jetesės, problemet shėndetėsore, papunėsia, varfėria, problemet sociale, dhe vėshtirėsitė e shkollimit. Paragjykimi bazė kundrejt Romėve ėshtė qė ata janė popull dembel dhe tė papėrgjegjshėm. Ata zakonisht jetojnė nė vendqėndrime tė quajtura *mahalla. Njė pjesė shumė e vogėl e Romėve ka njohur punėsimin, dhe ndėrmjet kėtyre punėtorėve, aftėsitė qė ata kanė janė zhvilluar pėrmes punės sė tyre mė shumė se sa nė njė shkollim formal.
Nė Malin e Zi, shumė RAE jetojnė nėn kushtet e jetesė nė vendqėndrime, tė tilla si: Konik, Brlja, Komanski most, Vrela Ribnicka, etj. Ata kanė zgjedhur tė vendosen nė pjesėn Qendrore dhe Bregdetin e Malit tė Zi, duke qenė se kėto vende mund tė japin hua veten e tyre drejt njė pranimi mė tė madh tė artizanatit dhe tregut tė tyre mė shumė se sa nė bashkitė Veriore. Pėr mė tepėr, temperaturat ne Malin e Zi Verior janė shumė tė ulėta dhe nuk do ti pėrshtateshin mėnyrės sė tyre tė jetesės. Pjesa mė e gjerė e kėsaj popullsie (88.6%) jetojnė nė qytete dhe periferi, dhe vetėm 11.4 % jetojnė nė zonat rurale. Varfėria e pėrgjithshme dhe shėndeti i dobėt i popullsisė sė RAE nė Malin e Zi po bėhet mė keq si shkak i kushteve tė tyre tė jetesės qė karakterizohen nga vendqėndrime johigjienike me kushte minimale jetese, shtėpi tė cilėsive tė ulėta dhe ujit tė pijshėm, mungesa e banjave dhe sistemit tė ujėrave tė zeza, dhe shtėpi tė mbipopulluara e tė ndėrtuara ilegalisht.
Pėr shkak tė dhunimit evident tė drejtave tė njeriut dhe problemeve serioze tė kushteve socio-ekonomike nė komunitetin e RAE, problemet qė popullsia RAE pėrballon kanė tėrhequr vėmendjen e komunitetit ndėrkombėtar gjatė dekadės sė fundit. Nė Evropė, kėto organizata merren me tė tilla probleme: UNDP, Kėshilli i Evropės, OSBE, dhe njė sėrė organizatash jo qeveritare si Fondi pėr Shoqėrinė e Hapur, Save the Childrens dhe UNICEF. Megjithėse janė marrė shumė iniciativa, veēanėrisht mbas konfliktit nė Kosovė, duket qė pozicioni i RAE nuk ėshtė pėrmirėsuar nė mėnyrė tė dallueshme- rrethi vicioz nuk ėshtė thyer!
Varfėria ndėrmjet popullsisė RAE ėshtė njė problem i veēantė; ata kanė rrezikun mė tė lartė pėr tu varfėruar nė tė gjitha vendet e Evropės Qendrore dhe Lindore. RAE janė mė tė varfėr se ēdo grup tjetėr, me njė probabilitet mė tė lartė se shkalla e varfėrisė sė popullsisė jo Rome.
|