Java Arsimimi pėr tė gjithė ka filluar tė shėnohet prej sot nė Kosovė. Ky aksion iniciohet nga UNESKO-ja dhe zhvillohet nė 110 vende tė ndryshme tė botės. Kryeministri Bajram Kosumi, priti sot njė delegacion tė fėmijėve, me ē rast u bisedua pėr rėndėsinė qė ka shkollimi nė shoqėri dhe pėr angazhimet qė po bėjnė institucionet tonė pėr pėrfshirjen nė shkollim tė tė gjithė fėmijėve.
Kryeministri Kosumi tha se shkollimi fillor nė Kosovė ėshtė i obligueshėm dhe me tė pėrfshihen tė gjithė fėmijėt. Sipas tij, institucionet kosovare po angazhohen qė edhe me shkollimin e mesėm tė pėrfshihen sa mė shumė tė rinj. Kryeministri iu tha fėmijėve se qeveria do tė punojė nė vazhdimin e reformimit tė sistemit arsimor. Ai aksionin Arsimimi pėr tė gjithė, qė filloi sot, e vlerėsoi punė tė madhe dhe humane.
Sipas zėvendėsministrit tė arsimit Fevzi Berisha fushata e filluar sot ka pėr qėllim vetėdijesimin e opinionit se arsimimi ėshtė e drejtė elementare.
Kryeministri Kosumi, fėmijėve pjesėmarrės nė takimin e sotėm iu ndau nga njė libėr, tė cilin ata do tua dhurojnė fėmijėve qė kanė braktisur shkollėn me porosinė qė tė kthehen nė bankat e shkollės.
|