for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Dossier > Softueri i Lirė dhe i Hapur > SLH>Hyrje skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
08 Shtator 2008

Softueri i Lirė dhe me Burim tė Hapur

Njė front i ri nė luftėn e pėrhershme pėr liri shoqėrore ėshtė hapur: krejt kjo ka tė bėjė me qasjen nė njohuri, informata dhe gjėra jomateriale. Rritja nė numėr e Ligjeve e monopolit nė informacion (shpesh tė quajtura pronė intelektuale ligjore nga disa avokatė), kėrcėnojnė qė edhe mė tutje tė theksojnė dallimet shoqėrore, tė ngadalėsojnė zhvillimet shkencore, zgjeron monopolizimin e njohurisė dhe sė fundi tė pėrqendroj fuqinė nė duart e korporatave tė mėdha.

Fakti se prodhimi i kėtyre segmenteve jomateriale janė ēėshtjet qendrore tė procesit tė ndėrtimit tė “Shoqėrisė sė Informuar” tė sė nesėrmes e cila sjell zhvillimin e rregulloreve ligjore me anė tė sė cilave kontrolli vihet mbi to.

Njėherė e krijuar pėr tė mbrojtur dhe inkurajuar zbulimet progresive, nė kohėn e informacionit digjital qė nuk ėshtė shterur nga pėrdorimi i saj, ato u bėnė pengesė e procesit zhvillimor dhe dyer tė ēelikta tė njė shoqėrie tė re e tė rrjetėzuar.

Me krijimin e rregullave nė fushėn e ekonomisė sė njohurisė, shtetet e pasura siguruan rrjedhshmėri tė vazhdueshme tė fondeve nga shtetet e treta tė botės. Shembull i mirė i pėrfitimit tė korporatave qė janė vendosur mbi interesin publik janė industritė farmaceutike qė pėrdorin kėto gjėra tė ulėta pėr tė mbrojtur profitin e tyre pėrderisa njė e treta e popullatės sė botės ballafaqohet me mungesėn e qasjes nė ilaēe themelore.

Komercializimi i Softuerit
Me fundin e viteve tė tetėdhjeta softuerėt kompjuterikė ishin nė zotėrimin e fushatės akademike, dhe praktika e kėmbimit mes kulturės sė hakerėve nuk pėrfshiu konceptin e pronėsisė.

Me daljen nė shitje tė kompjuterit tė lirė personal dhe eksplodimin e tregjeve tė mėdha me kompjuterė, softueri ėshtė konsideruar si punė kreative dhe u klasifikua nėn ligjet mbi tė drejtėn autoriale. Pėr herė tė parė, u bė e mundur qė dikush tė ketė nėn pronėsi njė softuer dhe ta mbaj atė larg tjerėve duke ushtruar ligjet e sė drejtės autoriale. Ky koncept ishte larg prej idesė sė komunitetit tė hakerėve, kėshtu qė ata zhvilluan modele alternative pėr licencimin qė evoluoj nė atė qė sot njihet si FLOSS (Free/Libre and Open Source Software) – (Softuer i Lirė dhe me Burim tė Hapur). Ky model sugjeroi, fillimisht, qė kėto tė jenė koncepte tė ngjashme, por nė themel, kėto janė shumė tė ndryshme nė pikėpamjet nga lirisė sė softuerėve.

I lirė si nė Liri
Iniciativa pėr Softuer tė Lirė qė u themelua nė vitin 1984 nga Richard Stallman ishte e para tė pėrballej me vendosjet e tė drejtave autoriale mbi softuerė. Pėr tė bėrė trajtimin e softuerit si informacion pėr interes publik, ata paraqiten projektin GNU dhe njė koncept tė copyleft-it (pa tė drejtė autoriale) qėllimi i tė cilave ishte t’i ofrojnė liri pėrdoruesit dhe tė mposhtin pėrmbajtjen e njė kodi. Sipas definicionit te Fondacionit tė Softuerit tė Lirė, softueri ėshtė i lirė nėse ai i siguron pėrdoruesit katėr lloje tė lirisė:
* Lirinė pėr tė udhėhequr programin, pėr ēfarėdo qėllimi (liria 0).
* Lirinė pėr tė studiuar se si programi funksionon, dhe pėrshtatja e tij pėr nevojat tuaja (liria 1). Qasja nė kodin e burimit ėshtė njė parakusht pėr kėtė.
* Lirinė pėr tė rishpėrndarė kopjet ashtu qė ju tė keni mundėsinė tė ndihmoni fqinjin tuaj (liria 2).
* Lirinė pėr tė pėrmirėsuar programin, dhe ta mundėsoni atė pėr pėrmirėsimin e publikut, ashtu qė i tėrė komuniteti tė pėrfitojė (liria 3). Qasja nė kodin e burimit ėshtė njė parakusht pėr kėtė.

Njė nga licencat mė tė pėrhapura pėr softuer tė lirė ėshtė GNU GPL (General Public Licence/Licenca pėr Publikun e Pėrgjithshėm). Programe softuerike tė lira dhe tė rėndėsishme tė licencuara nėn GPL pėrfshijnė sistemin operativ Linux dhe ueb serverin Apache, dy rrota qė sjellin shumicėn e faqeve tė Internetit.

Iniciativa e Burimit tė Hapur, e themeluar nė vitin 1998 nga Bruce Perens dhe Eric S. Raymond, ėshtė e ngjashme me konceptin e Softuerit tė Lirė domethėnien pragmatike, por jo edhe filozofike.
Qėllimi i tyre ėshtė qė tė promovojė pėrparėsitė kualitative tė softuerit me burim tė hapur dhe tė inkurajojė kompanitė e mėdha tė softuerėve qė tė ndjekin kėtė koncept, nė tė njėjtėn kohė duke mos vėnė theks nė aspektin filozofik dhe politik tė lirisė sė softuerit.

Nga Softueri i Lirė nė Gjithēka tė Lirė
Ne do tė pėrdorim dhe promovojmė trashėgiminė tonė kulturore nė sferėn publike. Ne do tė pėrgatisim, ndajmė, pėrshtatim, dhe promovojmė pėrmbajtjen e hapur. Ne do tė dėgjojmė muzikė tė lirė, tė shikojmė arte tė lira, tė shikojmė filma tė lirė, dhe tė lexojmė libra tė lira. Gjatė tėrė kohės, ne do tė kontribuojmė, diskutojmė, pajisim me shėnime, kritikojmė, pėrmirėsojmė, remiksojmė, ndryshojmė pėr tė mirė, dhe tė shtojmė mė shumė pėrmbajtje nė supėn e kulturės sė lirė.
Nga Manifestimi Kultura e Lirė

Revolucioni i vėrtetė filloi kur ideja e lirisė nga komuniteti i softuerit tė lirė rrėshqiti nė fushėn e informacionit, kulturės dhe arsimit, gjė qė e bėri kėtė temė nė njė nivel mė tė lartė diskutimi, kėshtu qė sė bashku me softuerin e lirė si njė kornizė ne pėrfituam njė pėrmbajtje tė lirė. Hakerėt bashkuan forcat e tyre me lloje tė ndryshme tė punėtorėve kreativ: media dhe video aktivistė, artistė, muzikantė, shkencėtarė... pėr tė krijuar njė strukturė pjesėmarrėse tė shoqėrisė dhe kulturės nga fundi nė krye, pėr dallim nga ajo nga kryet nė fund, tė mbyllur dhe me pronar.

Tė inspiruar nga GNU GPL, Projekti Creative Commons (Kreativiteti i Pėrbashkėt) filloi nė vitin 2001 pėr tė ndėrtuar njė kornizė ligjore dhe ndarjen e pėrmbajtjes dhe zvogėlimin e barrierave ndaj kreativitetit. Duke qėndruar diku nė mes tė drejtės autoriale dhe copyleft-it (pa tė drejtė autoriale), iu dha mundėsinė autorėve qė nė mėnyrė tė lirshme tė shpėrndajnė punėn e tyre, duke iu dhėnė atyre tė drejtėn nė pėrzgjedhjen e tė drejtave qė ata duan t’i ndalojnė. Lėvizja pėr kulturė tė lirė thekson rėndėsinė e njė mundėsie pėr tė pėrdorur punėn kreative tė tė tjerėve dhe trashėgiminė tonė kulturore pėr kreativitet dhe inovacion.

Nė kohėn e shkrimit tė kėtij artikulli, licencat ‘Creative Commons’ ishin mirė tė akorduara nė specifikat e sistemeve ligjore tė 15 shteteve individuale, Kroacia ka qenė njė prej tė parave nė rajon. Projekti ėshtė ende nė vazhdim nė 13 vende tė ndryshme, me njė numėr mė tė madh tė tyre qė do tė bashkėngjiten.
Me kėtė, licencat e reja janė duke u zhvilluar pėr tė adresuar nevojat specifike dhe llojet e pėrmbajtjeve.
Licenca e re e Shteteve tė Zhvilluara lejon tėrheqjen e njė sėrė pėrparėsive pa-privilegje nė punėn tuaj nė kombet e zhvilluara pėrderisa ruan edhe tė drejtėn tuaj tė plotė autoriale nė botėn e zhvilluar. Njė lloj tjetėr i licencės qė do tė lėshohet ėshtė edhe ‘Science Commons’ (Licenca e Pėrbashkėt Shkencore), qėllimi i sė cilės ėshtė tė inkurajojė inovacion shkencor duke e bėrė mė tė lehtė pėr shkencėtarėt, universitet, dhe industritė pėr tė pėrdorur literaturė, tė dhėna, pronėsi intelektuale tjera si dhe tė ndajnė njohurinė e tyre me tė tjerėt.

Ku gjendemi tani?
Korniza ligjore e siguruar nga ‘Creative Commons’ ėshtė lidhja qė mungon, pjesa e fundit qė mungonte nė njė mozaik tė mahnitshėm tė lirisė.

Koncepte tė shumta tė kulturės sė lirė tė pėrshtatura me pėrpikėri: mijėra njerėz rreth botės pėrdorin teknologjinė pėr njė paradigmė tė krijimit, njė prej atyre ku secili mund tė jetė artist, dhe ku secili mund tė ketė sukses.

Nga ideja pėr tė krijuar, ndarė dhe arkivuar, burime tė mrekullueshme dolėn nė shesh: Wikipedia, enciklopedia online pa pagesė, MIT OpenCourseWare – njė burim pa pagesė dhe i hapur arsimor pėr studentė, fakultete, dhe autodidakt rreth mbarė botės qė sigurohet nga Massachusetts Institute of Technology (Instituti i Teknologjisė nga Massachusetts, Internet Arkiva – bibliotekė digjitale e faqeve tė internetit dhe shumė dokumente tjera kulturore nė formė digjitale, Project Gutenberg (Projekti Gutenberg) – arkiva e mė shumė se 15000 librash tė sferės publik e shumė e shumė tjera.

Softueri shoqėror ngritėt: softuerėt e lira janė nė dispozicion pėr kėdo qė dėshiron tė shpreh opinionin e tij/saj, shėrbime tė lira si mundėsi pėr tė ndarė foto materiale, media tė lira pėr tė krijuar njė lloj tjetėr tė informacionit, shėrbime tjera qė i lejojnė secilit me qasje nė internet qė tė ndėrtojė radio stacionin e tij/saj...
Sė bashku me kreativitetin njerėzor dhe kornizėn ligjore, teknologjia pėrfundimisht ka ardhur nė njė pikė ku ajo me tė vėrtetė ka kuptim: pėr tė fuqizuar dhe t’u ofrojė mundėsi pėr tė folur njė mori zėrash, pėrkundėr kontrollit qė kompanitė e fuqishme pėrdorin, tė cilat tentojnė qė tė na bėjnė ne konsumatorė tė zhveshur tė gjėrave qė ata shpėrndajnė.

Bosnja dhe Hercegovina
Aplikimi dhe pėrdorimi i softuerėve tė lirė dhe me burim tė hapur nė Bosnje dhe Hercegovinė ėshtė i ndaluar, pėr pjesėn mė tė madhe, pėr institucionet e arsimit tė lartė, sektorin e OJQ-ve, dhe deri nė nė njė masė tė madhe edhe pėr disa zyra tė administratės publike dhe institucioneve. Kjo ėshtė gjendja e pėrshkruar sipas raportit tė UNDP-sė “eReadiness Report” (Raporti i eGatishmėrisė). Gjendja nė raport me pėrkrahjen dhe promovimin e pėrdorimit tė FOSS-it ėshtė zvogėluar nė njė numėr edhe mė tė vogėl tė organizatave dhe individėve.

Duhet tė thuhet se disa nga kėto iniciativa, siē ėshtė Lokalizimi (pėrkthimi) i aplikacioneve pėr pėrdorues dhe pamjet, si B&H Linux Desktop (BHLD), apo aplikacioni pėr Learning Management System (Sistemin Menaxhues tė Mėsimit) nga Shkolla e Ekonomisė nė Sarajevė, janė shumė serioze dhe tė kualitetit tė lartė.

Shoqata e Pėrdoruesve tė Linuxit nė BeH, aktualisht OSHC-ja mė aktive e cila punon nė promovimin e pėrdorimit tė softuerit tė lirė, ishte themeluar nė vitin 1998. Ata janė tė angazhuar shumė mė shumė sesa vetėm nė promovim tė thjeshtė, si vetėm ashtu edhe nė bashkėpunim me OSHC-tė dhe institucionet e arsimit tė lartė (Shkollėn e Inxhinierisė Elektrike nė Sarajevė). Disa nga rezultatet e pėrpjekjeve tė tyre janė pėrkthimet e KDE-sė, GNOME-it, OpenOffice-it, si dhe projekte tjera, siē ėshtė paketa e softuerit BHLD, i cili ėshtė i punuar pėr lokalizimin e plotė tė Linux Desktop-it, zhvillimin e programeve arsimore dhe materialeve trajnuese nė pėrdorimin e sistemeve GNU/Linux nė nivele tė ndryshme (pėrdorues, i avancuar, administrator, etj...).

Kroacia
Softueri i Lirė dhe me Burim tė Hapur (FOSS) fillimisht ėshtė paraqitur nė Kroaci nė tė nėntėdhjetat e hershme, kur disa organizata dhe shoqata filluan me njė pėrpjekje sistematike pėr tė ofruar informata publike nė mundėsitė dhe pėrparėsitė e pėrdorimit tė FOSS. Qė atėherė, softueri i lirė ka qenė pjesė sistematike e shkrimit, studimit dhe arsimimit.

Edhe pse GNU/Linux ėshtė vetėm se njė sistem operativ tjetėr kompjuteri, njė lėvizje e plotė e bazuar nė parime dhe vlera qė kanė dal nga kohėrat dhe kushtet nė tė cilat ato ishin zhvilluar ka “hedhur farėn” dhe ėshtė e ndėrlidhur me tė. Pėr t’i rėnė mė shkurt, shumė punė ėshtė bėrė pėr lirinė dhe mundėsinė e hapur tė burimeve, solidaritetit, bashkėpunimit dhe ndryshimit shoqėror. Shpėrndarja e GNU/Linux-it ėshtė jashtėzakonisht e mundur pėr tu gjetur si pėr pėrdorim nga organizatat ashtu edhe nga individėt, duke pasur mundėsinė qė ta shkarkojnė atė nga uebi apo nėpėrmes kopjes direkt.

Numri mė i madh i organizatave nė Kroaci nuk kanė filluar tė pėrdorin pėrparėsitė e ofruara nga FOSS, mu pėr shkak tė mungesės sė njohurisė dhe informacionit. Nė anėn tjetėr, GNU/Linux shumė shpejt ėshtė pranuar nga organizatat qė bazojnė punėn e tyre nė media dhe aktivizim. Linjat mė tė shpejta tė internetit dhe paraqitja e broadband-it tė internetit ka kontribuar nė ngritjen e numrit tė pėrdoruesve qė e ndjejnė veten mė mirė me pėrdorimin e GNU/Linux-it, sepse nivele mė tė larta tė sigurisė qė ata ofrojė dhe mė pak problemeve me viruse kompjuterike dhe infeksione, si dhe mundėsinė dhe faktin qė ato mund tė gjenden pa pagesė.

Serbia
Si pjesė e ish-Jugosllavisė, Serbia ka ndjekur pėr sė afėrmi trendet e teknologjisė globale deri nė vitet e hershme tė nėntėdhjetave. Fillimi i njė vargu tė luftėrave ka kontribuar qė Serbia tė humb shumė hapa, por jo edhe pikat kontaktuese. Kėto vite ishin kyēe, nė shumė aspekte, nė zhvillimin e mėtutjeshėm tė shoqėrisė informative: interneti u paraqit, teknologjia e PC-ve arriti tė peshoj mė shumė se llojet e kompjuterėve tjerė pėr pėrdorim personal, GNU filloi bazat pėr sistemin e vet operativ – Linux.

Infrastruktura ishte themeli pėr paraqitjen e njė numri tė lėvizjeve tė softuerit tė hapur nė Serbi. Pėr shumė kohė, vendi mė i rėndėsishėm pėr takimin e pėrdoruesve tė softuerėve tė lira ishte njė listė e-mailash nė faqen e internetit linux.org.yu domain. Mė pastaj, forma tjera alternative tė komunikimit u shfaqėn (Elitesecurity, sot pėr sot faqja mė e popullarizuar e llojit tė saj), por gjithashtu edhe organizatat e para: OSNY dhe LinuxFEST, Uliks, Internodium.

Pėrfundimisht, na duhet tė pėrmendim kėtu komunitetin nė rritjė qė ėshtė duke iu bashkėngjitur Wikipedia nė Serbisht, dhe nė gjuhė tjerė tė sllavėve tė jugut.

Kosova
Nė Kosovėn e pasluftės, pėrdorimi i kompjuterėve ėshtė rritur nė mėnyrė rapide. Kjo pėr shkak trendit global nė pėrdorimin e teknologjisė informative dhe komunikuese, por edhe pėr shkak tė investimeve intensive lokale dhe ndėrkombėtare.

Kohėn e fundit, pajisjet kompjuterike janė tė pranishme kudo nė institucionet qeveritare, por edhe nė sektorin e biznesit dhe atė arsimor. Niveli i pėrdorimit nė shtėpi private ėshtė nė nivel tė respektueshėm, posaēėrisht nė rajonet urbane.

Po ashtu industria kosovare e teknologjisė informative dhe komunikimeve (ICT) ka pasur pėrparim tė dukshėm. Produktet e kompanive dhe individėve kosovarė, kryesisht kanė qenė softuer i pėrshtatur dhe i specializuar.
Pėrkundėr kėtyre indikatorėve pozitivė, softueri kryesor qė pėrdoret, ėshtė nė gjuhėn angleze. Kjo pėrbėhet nga softueri pėr pėrdorim nė zyrė: programet pėr procesimin e tekstit, tabela kalkuluese, program pėr prezantim dhe aplikacioni pėr ilustrime.

Po ashtu kanė ekzistojnė iniciativa tjera pėr tė lokalizuar softuerin e kodit burimor tė hapur, ku vlen tė pėrmenden KDE, GNOME, phpMyAdmin.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel