Tirana, 800 fėmijė lypin ēdo ditė
|
Fėmijėt e rrugės pėrfaqėsojnė kategorinė mė tė prekshme dhe mė pak tė mbrojtur tė fėmijėve, tė cilėt janė mė tė ekspozuar se cdo grup tjetėr ndaj rreziqeve tė tilla si keqtrajtimi, pasiguria pėr tė ardhmen, analfabetizmi dhe kequshqyerja. Sipas njė raporti tė CRCA-sė, (Qendra pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve nė Shqipėri), vetėm nė Tiranė 800 fėmijė jetojnė si lypėsa nėpėr rrugė.
Kėta fėmijė tė pambrojtur, nga qė janė jetimė apo me prindėr tė divorcuar, janė tė ekspozuar pėrballė rreziqeve, ndaj mund tė bien lehtė pre e formave tė ndryshme tė shfrytėzimit dhe dhunimit. Fėmijėt lypėsa tė kryeqytetit, nė tė shumtėn e rasteve u pėrkasin familjeve rome dhe jetojnė nė kushte tė njė varfėrie ekstreme dhe njė ekzistence tė vėshtirė sociale. Raporti thekson sė fėmijėt romė dhe egjyptianė nė Shqipėri, nė pėrgjithėsi, ndjehen tė diskriminuar, e parė kjo nė pėrballjen e kėtyre fėmijėve me fėmijėt vendas. Ky diferencim vėrehet nė tė gjitha aspektet e jetės nė shkollė, ēerdhe, kopshte, nė jetėn social-kulturore dhe marrėdheniet me administratėn ku pėrfshihen policia, prokuroria dhe gjykatat. Nė Tiranė shikon shpesh edhe fėmijė qė punojnė si shitės ambulantė ose tė pėrfshirė nė aktivitete tė tjera fitimprurėse, tė cilėt e kanė braktisur pėrfundimisht shkollėn, ndėrsa tė tjerė e frekuentojnė atė dhe kryejnė punė tė ndryshme pas mėsimit, duke ndihmuar familjet e tyre nė sigurimin e mjeteve tė jetesės. Raporti thekson se niveli i ulėt ekonomik bėn qė prindėrit tė detyrojnė fėmijėt tė lypin ose tė ndėrpresin shkollėn pėr tė punuar. Mungesa e njė sistemi mbrojtės pėr fėmijėt tė financuar nga Qeveria ka sjellė rritjen e rasteve tė dhunės ndaj tyre dhe ekspozimin pėr herė e mė tė thellė ndaj trafikimit tė mundshėm. Fenomeni abuzim me fėmijėt e rrugės nė Shqipėri ka qenė dhe mbetet njė problem shqetėsues pėr tė gjitha Organizatat dhe Institucionet qė punojnė pėr tu ardhur nė ndihmė sadopak atyre. |



