for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Dossier > Qasja e Lirė nė Informata > Qasja e Lirė nė Informata>Hyrje skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
08 Shtator 2008

Oksigjen pėr Demokracinė

Mali i Zi

Mali i Zi ėshtė njė nga shtetet e fundit pa Ligjin pėr Qasjen e Lirė nė Informata. Edhe pse presioni nga bashkėsia ndėrkombėtare ishte mė se i pranishėm pėrgjatė viteve tė fundit, autoritetet malazeze ende nuk e gjejnė si tė nevojshėm qė ta miratojnė dhe tė zbatojnė kėtė Ligj dhe tė pėrmirėsojnė pozitėn e Malit tė Zi nė rajon.

Shoqata e Gazetarėve tė Rinj – AMN, njė OJQ lokale, ėshtė iniciatore kryesore e zhvillimit tė Ligjit pėr Qasjen e Lirė nė Informata nė Mal tė Zi. Me iniciativėn e tyre, njė grup i pėrzier i punės ishte formuar qė tė zhvilloj njė projektligj nė shtator tė vitit 2002. Drafti ishte dorėzuar pėr shqyrtim dhe procedim nga Qeveria nė prill tė vitit 2004, por ende ai nuk ėshtė miratuar.

Gjendja aktuale nė fushėn e QLI-sė nė Mal tė Zi, folur nė pėrgjithėsi ėshtė katastrofale sepse tė gjitha institucionet gjejnė njė aryetim pėr faktin se ata janė tė mbyllur pėr kėrkesat e qytetarėve me faktin se Ligji ende ėshtė nė procedurė. Njė gjė qė autoritetet malazeze ende e kanė tė vėshtirė tė kuptojnė ėshtė se ata nuk posedojnė informata vetėm pėr hir tė tyre por vetėm nė emėr tė qytetarėve tė cilėt kanė tė drejtė tė qasen nė ato informata. Kjo ėshtė rregulla e pėrgjithshme dhe cdo pėrjashtim duhet tė definohet dhe tė arsyetohet nga legjislacioni i duhur.

Shqipėria

Njerėzit kanė sy pėr tė shikuar e vesh pėr tė dėgjuar, kėshtu qė ata mund tė analizojnė ambientin nė tė cilin jetojnė. Shqipėria konsiderohet si njė shtet i zhvilluar, si dhe duke kaluar nėpėr ndryshime konstante. Gjėrat mund tė ndryshohėn pėrgjatė njė rruge, dhe kjo rrugė ėshtė ajo qe ne duam tė kuptojmė. Ne bėjmė pyetje dhe japim pėrgjigje, duke bėrė atė qė quhet “njė kėmbim informatash”. Por ne nuk kemi pėrgjigjet pėr tė gjitha pyetjet. Institucionet, zyrtarėt publik kanė shumicėn e pėrgjigjeve nė atė se si jetėrat tona do tė ndryshojnė sipas planeve dhe aksioneve tė tyre strategjike.

Krejt ēfarė dimė ėshtė mėnyra se si gjėrat do tė ndryshojnė jetėrat tonė, krejt ēfarė duam tė dijmė ėshtė quajtur me njė fjalė, "informacion" pėr ēfarė po ndodh nė pėrditshmėritė tona.

Marrėdhėniet publike dhe informimi publik qė janė tė menduara pėr tė ofruar transparencė janė sfidat ditore edhe nė fushatė zgjedhore qė ėshtė nė vazhdim e sipėr. Gjatė njė periudhe tė shkurtėr, kemi dėshmuar njė hap tė madh drejt procedurave dhe teknologjisė informative, duke ofruar mundėsi tė mira pėr tė gjetur, kursejmė dhe tė japim informacion (afėrsisht 80% e popullatės sė botė janė tė punėsuar nė sektorin e informacionit, nė njė mėnyrė a tjetėr). Ka nga njė zyre pėr marrėdhėnie me publikun dhe informata nė pothuajse secilin institucion apo Administratė Publike, por a japin ata informacionet qė shoqėria ka nevojė pėr tė ditur?

Informacioni konsiderohet tė jetė aktiv, kur Administrata dhe Institucionet janė tė obliguar nė mėnyrė ligjore pėr ta ofruar, dhe pasiv kur infomacioni epet pas njė kėrkese ligjore. Nė Shqipėri, Komuna e Tiranės konsiderohet tė jetė njė shembull i mirė i institucionit qė ndėrton mekanizma dhe mėnyra tė informacionit publik, duke organizuar kėshtu njė zyre vetėm pėr kėtė qėllim qė ēdoherė ėshtė pėrplot me njerėz qė kėrkojnė pėrgjigje. Por sektori civil thotė se mė shumė duhet tė bėhėt nė terren. Atyre ende u mungojnė informata adekuate e aktive si dhe mekanizma informimi. Gjithashtu qasja nė informata nuk pėrmbush nevojat e shoqėrisė.

Z. Enio Haxhimiali, njė avokat i cili ka punuar nė legjislacionin pėr ambient dhe informacion, konfirmon se dezinformimi dhe/ose pengesat pėr qasje nė informata janė arbitrare ndaj ligjit, por problemet nė kėtė rast varen nga sanksionet. Ata janė shumė tė ashpėr dhe nganjėherė tė pavetėdijshėm, kėshtuqė Ligji mbi Informacionin ėshtė vėshtirė tė zbatohet nė formė tė duhur.

Sektori i ambientit ka njė mekanizėm tė fortė nė duart e tij, Konventėn e Aarhusit e cila detajizon mėnyrėn se si informavcioni mbi ēėshtjet ambientaliste mund tė kėrkohet dhe kufizimet si dhe mėnyrat se si duhet ofruar publikut. Madje edhe Ministria e Ambientit e trajton kėtė Konventė me maturi, pėrkundėr faktit se ka pėrparėsi mbi legjislacionin kombėtar.

Serbia

Shoqėritė e avancuara demokratike identifikohen me faktin se ata kanė miratuar njė Ligj mbi Qasjen e Lirė nė Informata. Nė nėntor tė vitit 2004, Serbia i ėshtė bashkangjitur rangut tė shteteve Evropiane qė kanė miratuar atė Liqj. Miratimi i tij nė realitet nėnkuptoi qė Serbia ka kompletuar tė gjitha kėrkesat formale pėr anėtarėsimin nė Kėshillin e Evropės.

Ligji, nė pjesėn e tij mė tė madhe, pėrshtatet me standardet ligjore tė rekomanduara nga KE-ja. Zbatimi i Ligjit, megjithatė, ende ėshtė mė i amullt. Gazetarėt kanė njė rol tė rėndėsishėm nė zbatimin praktik tė tij – duke kėrkuar qasje nė informata, ata duhet tė fillojnė procesin e demokratizimit tė burokracisė sė shtetit i cili fsheh informatat mbi punėn e tij nga opinioni publik.

Pėr shkak, interesimi i arsyetuar i publikut nė ēdo informatė tė zotėruar nga njė organ i administratės publike e bėn atė informatė pėr interest tė opinionit publik.

Qasja e lirė nė informata me rėndėsi pėr opinionin publik kėrkohet pėr realizim kualitativ dhe tė efektshėm tė tė gjitha tė drejtave dhe lirive tjera. Duke ju falenderuar kėtij ligji, qytetarėt kanė tė drejtė tė marrin pjesė, pa ndėrhyrė me njė ndėrmjetėsues nė kėrkim tė punėve publike dhe procesit tė vendimmarrjes, si dhe, tė ndikojė nė pėrmbajtjet dhe zbatimin e tyre.

Miratimi dhe zbatimi i kėtij Ligji ėshtė i rėndėsishėm pėr luftimin efektiv kundėr korrupsionit. Ligji krijon kushte pėr parandalimin dhe shpėrndarjen dhe ērrėnosjen e korrupsionit ekzistues nė shoqėri.

OJQ-tė nė Serbi kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė pėrgatitjen dhe miratimin e Ligjit, nėpėrmes Koalicionit pėr Qasje tė Lirė nė Informata, i cili u krijua nga nevoja pėr pėrpjekje tė pėrbashkėta tė shoqėrisė civile dhe qytetarėve nė Serbi, nė pėrpjekje pėr tė ndikojnė nė Qeverinė nė Serbi. Koalicioni pėrfshinė OJQ-tė qė kanė dėshmuar veten nė fushėn e mbrojtjes sė drejtave tė njeriut.

Sė bashku me Komisionerin pėr Informata tė Interesit Publik, Koalicioni filloj njė fushatė pėr monitorimin e zbatimit tė Ligjit. Pėrfaqėsuesit e Koalicionit udhėtojnė nėpėr qytete dhe qyteza tė Serbisė dhe organizojnė debate tė disenjuara pėr tė informuar publikun pėr rėndėsinė e kėtij Ligji.

Qėllimi i Ligjit nuk ėshtė vetėm tė zgjerojė frontin e tė drejtave tė qytetarėve dhe mediave, por gjithashtu qė tė sigurojė reforma dhe transformim tė administratės publike nė Serbi.

Fondi i Shoqėrisė sė Hapur Serbi pėrgatiti Udhėzuesin e Ligjit pėr Qasje nė Informata i cili tani ėshtė duke u shpėrndarė nė mbarė vendin.

Bosnja dhe Hercegovina

Bosnja dhe Hercegovina ėshtė njė nga vendet e para nė rajon qė ka miratuar Aktin e Lirisė sė Qasjes nė Informata tri vite mė parė. Megjithatė, qytetarėt e BeH-sė, pothuajse asnjėherė, e shfrytėzojnė kėtė privilegj pėr qasje tė “ēlirė” nė informata tė zotėruara nga institucionet publike dhe nivelet e ndryshme tė Qeverisė.

Duke ju falenderuar kėtij Ligji, dhe Qendrės pėr Qasje tė Lirė nė Informata (CSPI), tė themeluar nė vitin 2002 si njė projekt i ABA/CEELI (American Bar Association/Central and East European Laė Initiative), qytetarėt e Bosnjės dhe Hercegovinės kanė tė drejtėn tė shfrytėzojnė dhe zbatojnė Aktin e Lirisė sė Qasjes nė Informata, nėpėrmes asistencės nė dorėzimit tė kėrkesės pėr informata, arsimim, monitorim dhe hulumtim, me qėllim tė marrjes sė informative tė zotėruara nga organet dhe institucionet publike.

Mes muajit shkurt 2002 shtator 2004, CSPI ka pranuar mbi 150 klientė dhe ka nisur 450 kėrkesa pėr informacion nė emėr tė tyre. Gjatė kėsaj periudhe, ata kanė njė shkallė prej 75% tė suksesshme sa i pėrket marrjes sė informatave. Analiza e kėrkesave tė klientėve dėshmon se shumica e tyre u referohen informative nė tė drejtat pėr kthim tė pronės, shfrytėzimit tė tokės publike, pensioneve, qasjes nė dokumente gjyqėsore dhe administrative, dokumente qė ndėrlidhen me statusin e punėsimit, etj.

Ky Ligj paraqiti njė fisnikėri tjetėr nė BeH, nė mundėsinė qė tė gjitha informatat e zotėruara apo tė pronėsuara nga Qeveria dhe organet tjera publike janė publike. Ligji paraqet institucionet publike me obligime krejtėsisht tė reja. Ato jo vetėm qė janė tė obliguara qė t’u pėrgjigjen qytetarėve nė kėrkesat e tyre me gatishmėri dhe pėrpikėri dhe pa vonesė, por gjithashtu tė mbledhin dhe tė paraqesin informata me rėndėsi tė veēantė, siē ėshtė Buxheti i Shtetit dhe informata mbi veprimet dhe politikat e organeve publike.
Qasja e lirė nė informata stimulon transparencėn dhe pėrgjegjshmėrinė e organeve publike nė vendimmarrjen e tyre, pėrmirėson demokracinė nėpėrmes promovimit tė pjesėmarrjes publike nė proceset vendimmarrėse, kontribuon nė luftėn kundėr korrupsionit dhe qeverisjes sė keqe, e cila ėshtė e njė rėndėsie tė pavlefshme pėr njė vend siē ėshtė Bosnja dhe Hercegovina.

Maqedonia

Maqedonia ėshtė i vetmi vend nė rajonin e Evropės Juglindore qė nuk ka legjislacion pėr qasje tė lirė nė informata. Pėkundėr kushteve Kushtetuese (Kushtetuta e vitit 1991 garanton, Neni 16, qasjen e lirė nė informata), 13 vite pas, Maqedonia ka dėshtuar tė miratoj Ligjin pėr Qasje tė Lirė nė Informata.
Megjithatė, krejt nuk ėshtė aq zi. Iniciativa dhe qėllimi i fortė pėr tė kaluar Ligjin kanė qenė ezistuese pėr tri vite tanimė. Duhet pėrmendur se ajo iniciativė pėr tė miratuar Ligjin pėr Qasje nė Informata ėshtė njė paraprirje pėr sistemin ligjor maqedon, duke pasur parasysh se ajo u iniciua nga njė organizatė joqeveritare.

Iniciativa u nis nga Transparency Macedonia, qė ėshtė rasti i parė kur njė OJQ fillon njė iniciativė legjislative nė vend. Iniciativa mė pastaj nė formė aktive u bashkangjit nga OJQ-tė Media Development Centre dhe Pro-media, si dhe Rrjeti pėr Qasje tė Lirė nė Informata, e themeluar mė 17 qershor, 2004, nga dhjetė organizata maqedonase: The Youth Cultural Centre nga Bitola, Association for Democratic Values nga Veleshi, European Forum nga Gjevgjelija, Association for Democratic Initiatives (ADI) nga Gostivari, KHAM Humanitarian Association nga Delcevo, Femina nga Kumanova, Centre for Civic Initiatives nga Prilep, Youth Organization for Democracy and Culture nga Struga, Planetum environmental organization nga Strumica, dhe “Vinozito” nga Shtipi.

Draft Ligji mbi Qasjen e Lirė nė Informata Publike ekzistues ėshtė futur nė procedurė parlametare. Megjithatė, edhepse Qeveria ka premtuar qė Ligji do tė miratohet nė ēerekun e parė tė vitit, ai vetėm ka kaluar nėpėrmes procedurave shtetėrore deri mė tani. Opinoni i ekspertėve qė ėshtė kryer nga Kėshilii i Evropės zbuloi shumė mungesa nė Draft, posaqėrisht sa i pėrket rregullimit tė mbrojtjes tė drejtave tė entiteteve qė sigurojnė informata publike, si dhe nė procedurat e pėrcaktimit nėse njė informatė duhet shpallur publike apo e qasshme nga publike. Zgjidhja e ofruar nga projektligji i tanishėm e bėn tė mundur qė ēdo informacion tė deklarohet konfidencial dhe tė mbrohet nga qasja, bazuar nė kushtet nė nenet e shumta tė Ligjit.

Rezultatet e njė sondazhi tė opinionit publik pėr qasjen e lirė nė informata i kryer nga Transparency Macedonia, qė ėshtė publikuar nė shtator tė vitit 2004, tregon se 41 pėr qind e qytetarėve nuk e kanė ditur se qasja e lirė nė informata ėshtė njė e drejtė e garantuar me kushtetutė. Pėr tė ngritur nivelin e ultė tė vetėdijes sė qytetarėve pėr tė drejtėn nė qasje tė lirė tė informatave, Transparency planinifikon njė fushatė publike, pasi qė Ligji tė kalohet nga Parlamenti, qė tė informojė qytetarėt pėr tė drejtėn e tyre, obligimet e institucioneve, si dhe procedurat e nevojshme pėr qasje tė lirė nė informata publike.

Nė vitin 1999, Macedonia ratifikoj Konventėn e Aarhusit pėr Qasje tė Lirė nė Informata, Pjesėmarrje Publike nė Vendimmarrje dhe Qasje nė Drejtėsi tė Ēėshtjeve tė Ambientit. Zbatimi i Konventės ecėn me hapa tė ngadalshėm, dhe me shumė vėshtirėsi, posaqėrisht kur bėhėt fjalė pėr qasje nė informata. Megjithatė, njė sukses ėshtė arritur nga organizata ambientaliste "“Eko-Misija”, e cila ditė mė parė arriti tė marr informatat qė kėrkoi nga Ministria e Ambientit, njė vit e gjysmė pasi qė kishte dorėzuar kėrkesėn. Ky shembull nuk ofron edhe aq optimizėm pėr mėnyrėn nė tė cilėn qytetarėt mund tė marrin informatat qė ata kanė nevojė, por tregon se gjėrat janė duke ndryshuar nė drejtim pozitiv.

Kosovė

Me qėllimin qė qytetarėve tė Kosovės t’u mundėsohet qė mė pėr sė afėrmi tė marrin pjesė nė procesin vendim marrės tė institucioneve publike dhe tė garantohet qė institucionet publike tė gėzojnė legjitimitet dhe transparencė mė tė madhe, tė jenė mė efikase dhe t’i japin mė shumė llogari qytetarėve tė Kosovės, me 26 qershor 2003, Kuvendi i Kosovės ka miratuar pėr Qasjen nė Dokumentet Zyrtare. Ligji u fut nė fuqi mė 6 nėntor, 2003 me miratimin Rregullores Nr. 2003/32, pėr fuqizimin e Ligjit pėr Qasjen nė Dokumentet Zyrtare, tė miratuar nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjitshėm tė Kombeve tė Bashkuara.

Ligji u jep tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, ēdo personi qė plotėson tė drejtėn pėr kėrkesat e regjistrimit si njė banor i saj, si dhe tė gjitha entiteve ligjore me zyra tė regjistruara nė Kosovė, tė drejtėn qė tė qasen nė dokumentat e institucioneve, qė janė subjekt i parimeve, kushteve dhe kufizimeve siē definohet nga ky Ligj.

Ligji ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe atė pėr disa arsye. Nga pikėpamja e parimeve demokratike, dhe ēdo veprim i qeverisė lokale ose qendrore dhe institucioneve publike bėhet nė interesin e pėrgjithshėm. Kėto veprime ndikojnė nė tė gjithė. Duke pasur qasje nė dokumentet zyrtare njerėzit mund tė ndikojnė nė veprimetqė paraqesin shqetėsim tė pėrbashkėt pėr qeverinė ashtu edhe pėr qytetarėt. Gjithashtu, ai ndikon nė efektivitetin e punės sė administratės duke e bėrė atė mė efektive sepse punonjėsit e administratės do t’u frikėsohen kritikave tė mundshme nė rast se metodat e tyre tė veprimit bėhėn shumė burokratike.

Qytetarėt e Kosovės kanė nė duart e tyre njė mekanizėm kontrolli duke iu ofruar mundėsi pėr njė ndikim tė caktuar nė institucionet dhe autoritetet publike tė sipėrpėrmendura. Edhe pse i miratuar dhe i promovuar deri nė njė masė tė caktuar, fatkeqėsisht jo shumė qytetarė apo mediat nuk janė tė informuar mirė se si tė ushtrojnė tė drejtat e tyre, andaj ėshtė edhe vėshtirė tė flitet pėr reagimet e institucioneve ndaj kėrkesave pėr qasje nė dokumente.

Kroacia

Pėrkundėr faktit se Ligji i Kroacisė pėr Qasje tė Lirė nė Informata konsiderohet tė jetė ndėr ligjet mė tė hapura nė rajon, sepse u garanton tė drejtėn pėr qasje tė lirė nė informata tė gjitha entiteve ligjore kroate dhe kombėsive tė huaja, pėrvoja e kaluar e zbatimit tė tij ka dėshmuar disa defekte tė caktuara. Koalicioni i OJQ-ve ka paraqitur propozimet e tij pėr ndryshime dhe amandamente tė kėtij Ligji nė fillim tė vitit 2004.

Ligji pėr Qasjen e Lirė nė Informata ishte miratuar nga Parlamenti Kroatnė tetor tė vitit 2003. Si edhe nė shtetet tjera nė rajon, iniciativa pėr miratimin e Ligjit origjinėn e kishte nga shoqėria civile. Nė fillim tė vitit 2003, njė koalicion u themelua nga 19 OJQ, me qėllim tė zbatimit tė fushatės sė titulluar ”Opinioni Publik ka tė Drejtė tė Dijė“. Madje, Koalicioni doli edhe me njė draft tekst, i cili mė vonė u pėrdor nga Qeveria e Kroacisė pėr pėrgatitjen e tekstit tė saj pėr Ligjin, qė pasoi me kalimin e tij nga Kuvendi. Tekstit tė kaluar i mungojnė disa predispozita themelore tė konceptit tė pėrgjitshėm pėr qasje tė lirė nė informata, siē ishin parashikuar nga Koalicioni i OJQ-ve, por gjithashtu tė rėndėsishmė pėr dokumente ndėrkomėtare.

Nė fund tė janarit tė kėtij viti, Transparency International Croatia organizoi njė diskutim dyditor nė formė tė tryeze tė rrumbullakėt, tė titulluar “Ligji pėr Qasje tė Lirė nė Informata dhe Parandalimi i Konfliktit tė Interesave: ēka tutje“? Nė pjesėn e diskutimeve qė kishte tė bėjė me Ligjin pėr Qasje tė Lirė nė Informata, pjesėmarrėsit nė takim propozuan dhe miratuan konkluzionet vijuese:

  • Ėshtė e domosdoshme qė tė pėrmirėsohet teksti nė Ligj;
  • Organizimi i programeve arsimore pėr zyrtarėt publik dhe shėrbyesit civil qė zbatojnė Ligjin;
  • Miratimi i urdhėresave tė nevojshme pėr zbatim tė duhur tė Ligjit;
  • Sigurimi i njė procedure qė tė krijoj kushtet e materialit qė kėrkohen tė sigurojnė ēiltėrsinė e proceseve vendimmarrėse, qasjes nė informata, dhe pjesėmarrje tė plotė nga qytetarėt.


Ky Ligj nuk ėshtė i dedikuar pėr gazetarėt, por ėshtė njė instrument i rėndėsishėm pėr marrjen e informative tė zotėruara nga organet qeveritare. Qė prej miratimit tė tij, mediat kroate kanė reaguar nė disa ēėshtje duke kėrkuar tė drejtat e tyre tė siguruara me Ligj, qė lidhen me ēėshtjet e pėrgjegjėsisė sė ministrave tė qeverisė, deri tek procedurat tė ndėrmarranga autoritetet nė rastet e shkeljeve tė intimitetit tė qytetarėve individual. Nė raste tė tilla Ligji jo vetėm qė garanton gazetarėt me lirinė e qasjes nė informata, por gjithashtu i liron ata nga pėrgjegjėsia pėr publikimin e tyre. Nė fakt kjo nėnkupton qė mediat nuk janė tė pėrgjegjshme pėr autencitetin e informatės sė publikuar. Kjo pėrgjegjėsi mė shumė bie tek entitetet qė kanė ofruar informacionin.

Qasja e lirė nė informata zgjeron lirinė e informimit public dhe kompleton trupin e tė drejtave tė garantuara tė njeriut. Qytetarėt e kanė njė mundėsi tė qartė qė tė qasen nė informata nga tė cilat krijimi dhe shprehja e politikave tė tyre sovrane do tė varet, por gjithashtu do tė kenė mė lehtė tė kontrollojnė qeverinė dhe administratėn e shtetit.

Si edhe nė vendet e tjera tė rajonit, ēėshtje kryesore nuk ėshtė a ėshtė Ligji i mirė (shumica e tyre janė harmonizuar me legjislacionin Evropian, dosido), por deri nė ē’masė do tė zbatohet praktikisht.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel