for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Environment > Pollution skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
05 Korrik 2008

Shkelet sėrish afati pėr filtrat nga Kurum

Instalimi i filtrit pluhurkapės nė uzinėn e ēelikut Kurum nuk ėshtė kryer as nė afatin e parė, tė caktuar mė 30 qershor 2005, dhe as nė afatin e dytė tė paracaktuar mė 14 gusht. Pėrveē kėsaj, mbarimi i lejes njėmujore tė punėtorėve rikthen pėrsėri ndotjen e atmosferės nė parametrat alarmante dhe rrezikimin pėr jetėn e banorėve. Investimi nė vlerėn e rreth 3,5 milionė eurove pėr instalimin nė afat tė filtrave kundėr ndotjes arsyetohet me pengesa tė shumta qė kanė ēuar nė shtyrjen e kėtij afati pas mesit tė muajit shtator 2005.
Ndotja nga Kurum
Ndotja nga Kurum

Ndėrsa, sipas drejtoreshės rajonale tė mjedisit, Shpresa Banja, rifillimi i aktivitetit prodhues tė Kurum-it do tė prekė me ndotje nga pluhurat industrialė kryesisht zonėn e Bradasheshit, dhe nuk do tė ndikojė ndjeshėm nė qytetin e Elbasanit. Vetė Banja e ka justifikuar vonesėn e Kurum-it pėr investimin e instalimit tė impiantit kundėr ndotjes sė mjedisit, se ėshtė penguar pėr shkak tė konstruksionit tejet tė amortizuar tė objektit, veēanėrisht mosardhja nė kohė nga Turqia e aspiratorit qė do tė montohet nė kėtė impiant. Sipas pohimit tė specialistėve, aspiratori, prodhim i pėrbashkėt turko-gjerman, ende ndodhet nė Turqi dhe pritet tė vijė nė Elbasan e tė montohet.

Vonesat e paparashikuar deri tani pėr kėtė investim, sipas Banjės, do tė kompensohen me shtimin e ritmeve tė punimeve, duke bėrė qė mė 16 shtator 2005 impianti tė jetė vėnė nė punė, dhe ndotja nė kėtė rajon tė kthehet nė parametrat normale. Nė muajin gusht drejtuesit e firmės turke Kurum, pronare me koncesion 30-vjeēar e ish-Uzinės sė Ēelikut nė Elbasan, konfirmuan nisjen e investimit prej rreth 3,5 milionė eurosh (instalimi i impiantit pluhurthithės), duke u dhėnė kėshtu 240 punėtorėve tė prodhimit lejen e zakonshme. Por tashmė, “pėr shkak tė vėshtirėsive tė paparashikuara,” sipas drejtuesve tė Kurum-it, impianti nuk pėrfundoi mė 16 gusht. Ndėrsa punėtorėt u rikthyen nė punė dhe pėr Kurum-in nisi prodhimi. Kjo pritet tė shoqėrohet me ndotje tė rėndė tė mjedisit.

Sipas statistikave tė specialistėve, pėr shkak tė ndotėsve industrialė nė periferi tė qytetit tė tri ndėrmarrjeve (Kurum, Darfo, ECF) ndotja nė pellgun e Elbasanit ėshtė 3 deri 7 herė mbi normat e lejuara tė Kėshillit tė Europės. Drejtuesit turq tė kompanisė dhe specialistė mjedisorė tė rajonit premtojnė pėrsėri pėr vendosjen e filtrave, duke e vėnė si datė 16 shtatorin, kur pritet tė pėrfundojė instalimi i impiantit pluhurkapės, duke shpresuar uljen e ndotjes nė Elbasan.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel