Bregdeti i Vlorės mbulohet nga inertet
|
Nėse do tė vazhdohet me kėto ritme, do tė prishet ekosistemi si dhe do tė vihet nė pikėpyetje suksesi pėr sezonin e ardhshėm turistik. Situata vazhdon tė jetė shqetėsuese, kur askush nuk reagon. Konkretisht, njė masiv i madh dherash ėshtė hedhur nė zonėn e Jonufrės, ku tonelata tė tėra dherash janė grumbulluar kryesisht nga ana e poshtme e rrugės tė saporikonstruktuar.
Pjesa mė e madhe e dherave dhe mbeturinave kanė rėnė nė det, dhe si pasojė disa kilometra uji i detit ėshtė ndotur si dhe ka marrė ngjyrė tė kuqe e tė turbullt. Madje, dallgėt marrin me vete shumė dhera dhe mbeturina duke i pėrcjellė nė thellėsi tė ujit. Sikur tė mos mjaftohet me kaq, falė transportit tė dherave me mjetet e rėnda, nė disa vende ėshtė ndotur dhe asfalti i rrugės sė sapoasfaltuar, duke krijuar dhe rrėshqitje nė asfalt pėr vetė mjetet e tjera. Sasira tė mėdha tė dherave qė ndotin detin pėr disa kilometra janė hedhur nga mjetet e rėnda tė firmave qė kryejnė ndėrtime tė ndryshme private pėrgjatė bregdetit nė zonėn e Radhimės dhe tė Jonufrės, si dhe mbeturinat e shumta hidhen nga lokalet dhe hotelet qė janė nė kėtė zonė. Edhe pse hedhja e mbeturinave vazhdon nga tė gjitha anėt, askush nuk ka marrė mundimin tė parandalojė kėtė ndotje duke mos i frenuar kėta personat e papėrgjegjshėm. Sipas banorėve tė kėsaj zone, dherat dhe mbeturinat nė det hidhen kryesisht natėn nga mjetet e rėnda tė firmave tė ndėrtimit dhe mė dherave shtyhet me fadroma pėr ta hequr nga rruga pėr ta hedhur nė buzė tė detit si dhe nė det. Madje janė bllokuar dhe disa tubacione tė mėdha nėn rrugė tė cilat janė ndėrtuar nga firmat qė kanė kryer punimet pėr rikonstruksionin e rrugės Vlorė-Orikum, me qėllim qarkullimin e ujėrave tė bardha, sepse nė kėtė zonė ėshtė tokė e rrėshqitshme si pasojė e pranisė sė ujėrave, por ky investim rrezikohet tė shkatėrrimet nga bllokimi i dherave. Nėse do tė ndodhė kjo, atėherė ujėrat do tė bllokohen dhe do tė depėrtojnė nė asfalt si dhe rruga e saporikonstruktuar do tė dalė jashtė pėrdorimit. Efekti ėshtė ndjerė deri te pushuesit, tė cilėt janė larguar nga kjo zonė, sepse ka shumė dhera dhe mbeturina dhe deti ėshtė i ndotur. Sipas zonave tė hedhjes sė dherave dhe mbeturinave, njė pjesė administrohet nga Bashkia e Vlorės dhe njė pjesė nga Bashkia e Orikumit. Megjithatė, asnjėra prej tyre nuk ka marrė as masat mė tė vogla pėr tė parandaluar hedhjen e dherave dhe tė mbeturinave gjatė bregdetit. |



