Njė raport i Bankės Botėrore qė u publikua dje nė Prishtinė thotė se varfėria nė Kosovė ka shtrirje tė gjerė, por mund tė merren veprime direkte. Sipas vlerėsimit tė Bankės Botėrore 37 pėr qind e popullatės radhiten si tė varfėr, ndėrkaq 15 pėr qind e tyre ndodhen nėn nivelin e varfėrisė sė skajshme. Kėto rezultate tė Bankės Botėrore bazohen nė anketėn buxhetore tė ekonomive familjare nga Zyra Statistikore e Kosovės.
Sipas Bankės Botėrore, 37 pėr qind e popullsisė si tė varfėr jetojnė me mė pak se 1.42 euro nė ditė. Ndėrkaq 15 pėr qind e tyre me varfėri tė skajshme jetojnė me 0.93 euro nė ditė.
Zėvendėskryeministri Adem Salihaj nė diskutimin e tij tha se se ky raport po publikohet nė kohėn kur janė intensifikuar pėrgatitjet e qeverisė pėr hartimin e strategjisė dhe planit tė zhvillimit. Ai shprehu bindjen se raporti do tė shėrbejė si njė dokument, mbi tė cilin mund tė mbėshtetet ndėrtimi i objektivave strategjike, politikat, programet dhe projektet qė kanė tė bėjnė me uljen e shkallės sė varfėrisė.
Sipas Salihajt, kjo do tė arrihet nė dy mėnyra: nė kuadėr tė rritjes sė mundėsive pėr gjenerimin e tė ardhurave dhe vendeve tė punės, si dhe pėrmes rritjes sė barazisė nė qasjen e mundėsive pėr shkollim dhe shėrbime shėndetėsore nė tė gjitha nivelet.
Ndėrkaq pėrfaqėsuesi i Bankės Botėrore nė Kosovė Kantan Shankar kėrkoi njė pėrkushtim tė fuqishėm nga hartuesit e politikave qeveritare dhe nga partnerėt e tyre ndėrkombėtarė, pėr tė zbatuar programet politike qė pėrshpejtojnė njė rritje tė gjerė dhe kontribuojnė nė uljen e varfėrisė.
|