Ombudspersoni shpall Fushatėn pėr Vetėdijesimin e tė Drejtave tė Fėmijėve
Duke pėrkuar me fillimin e vitit tė ri shkollor 2005/2006 nė Kosovė, Grupi pėr tė Drejtat e Fėmijėve (GDF) nė Institucionin e Ombudspersonit nė Kosovė shpall rifillimin mbarė kosovar tė "Fushatės pėr vetėdijesimin e tė drejtave tė fėmijėve.
Pėrfaqėsuesit e Grupit pėr tė Drejtat e Fėmijėve do tė shkojnė nė disa shkolla tė caktuara nėpėr Kosovė pėr ti njoftuar nxėnėsit mbi tė drejtat e tyre dhe burimet qė kanė nė dispozicion. Aktivitetet parėsore tė GDF-sė do tė pėrfshijnė hetimet pėr aspektet e pėrgjithshme tė shkeljes sė tė drejtave tė fėmijėve si dhe shqyrtimi i ankesave individuale tė paraqitura nga fėmijėt ose nga pėrfaqėsuesit e fėmijėve. GDF kėshillohet me Ombudspersonin se cili veprim do tė ishte mė i pėrshtatshėm, gjithmonė duke pasur parasysh interesin mė tė mirė pėr fėmijėt nė fjalė. Fėmijėt personalisht apo nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė tyre mund t'i drejtohen GDF sė me qėllim tė paraqitjes sė ankesės lidhur me keqpėrdorime apo ndonjė shkelje tjetėr tė tė drejtave tė fėmijėve. Tė gjitha shkollat e interesuara pėr pjesėmarrje nė fushatėn informuese mund tė kontaktojė GDF-nė brenda Institucionit tė Ombudspersonit me anė tė faksit ++381 38 545 302 apo e-maili nė adresėn vijuese: crt@ombudspersonkosovo.org Nė e-mailin tuaj ju lutemi shėnoni: detajet kontaktuese tė shkollės, informata mbi lokacionin e shkollės, numrin e nxėnėsve qė vijojnė shkollėn, sa studentė janė nė njė klasė, dhe nėse shkolla veēse ka qenė e angazhuar nė aktivitete tė ngjashme tė tė drejtave tė fėmijėve. |



