Pėrmes njė letre tė dėrguar nė adresė tė kryeadministratorit tė Kosovės, Soren Jesen Petersen dhe si dhe prokurorit publik komunal tė Prishtinės, Tahir Rrecajt, Ombudspersoni i Kosovės, Marek Antoni Nowicki ka kėrkuar hetim tė pavarur rreth rastit tė rrahjes dhe keqtrajtimit tė aktivistėve tė Lėvizjes "Vetėvendosje" si dhe sė paku njė gazetari para disa ditėsh.
|
|
Marek Antoni Nowicki, Ombudsperson i Kosovės
|
Nė letrėn e Ombudspersonit dėrguar nė adresė tė Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm nė Kosovė, Soren Jesen Petersen, ka shkruar se duke pasur parasysh rėndėsinė dhe vėllimin e kėsaj ēėshtje, konsideron qė ky rast kėrkon hetime tė pavarura qė do tė duhej tė zhvillohen nga njė zyre e prokurorisė. Shikuar nė mėnyrė objektive, hetimet e brendshme tė policisė nuk janė hetime tė pavarura ka thėnė ai duke kėrkuar nga ai qė tė garantojė qė njė prokurori kompetent vendor apo ndėrkombėtar ti sigurohen tė gjitha dokumentet e duhura pėr tė filluar hetimet sa mė parė, duke konsideruar qė ekzistojnė baza tė mjaftueshme pėr tė zhvilluar hetimet mbi aktet e mundshme penale dhe keqpėrdorimin e autorizimeve nga ana e pjesėtarėve tė caktuar tė Shėrbimit Policor tė Kosovės.
Pėrderisa nė letrėn tjetėr nė adresė tė prokurorit publik komunal tė Prishtinės, Tahir Rrecajt, Ombudspersoni thotė se dėshiron ta drejtojė vėmendjen nė rastin e lartpėrmendur i cili pėrfshinė keqtrajtimin e pohuar tė disa anėtarėve tė lėvizjes Vetėvendosje!, dhe sė paku njė gazetari, nga ana e policėve tė SHPK-sė gjatė njė operacioni tė arrestimit. Nga informatat nė dispozicion, duket qė mė 19 tetor 2005, anėtarėt e lėvizjes Vetėvendosje! Kanė organizuar njė protestė paqėsore qė pėrfshinte shėnimin e dy shkronjave F dhe D nė automjetet e Kombeve tė Bashkuara, duke formuar kėshtu fjalėn FUND.
Sipas deklaratave tė personave tė arrestuar dhe tė gazetarit, protestuesit ishin mbledhur nė rrugėn Luan Haradinaj nė Prishtinė me qėllim tė shėnimit tė shkronjave tė lartpėrmendura nė automjetet e Kombeve tė Bashkuara. Nė deklaratat e tyre, ata pohojnė se pas pėrfundimit tė veprimit tė tyre, protestuesit janė nisur pėr nė zyrat e tyre, por ishin ndaluar nga njė kordon policor qė ishte formuar me qėllim tė arrestimit tė tyre. Ata pohojnė se gjatė kėtij operacioni, disa anėtarė tė lėvizjes Vetėvendosje, pėrfshirė kėtu edhe njė gazetar, iu nėnshtruan njė keqtrajtimi tė ashpėr dhe ofendimeve verbale tė policėve tė SHPK-sė. Pėr mė tepėr, ėshtė theksuar qė keqtrajtimi i protestuesve ka vazhduar edhe pasi qė janė dėrguar nė stacionin e afėrt policor thotė e njėjta letėr.
Nga faktet e paraqitura nga personat e lartpėrmendur, konsideroj se ka baza pėr tė hapur hetime nė sjelljen e mundshme penale tė disa policėve tė Shėrbimit Policor tė Kosovės, ka pėrfunduar letra e Ombudspersonit tė Kosovės, Marek Antoni Nowicki.
|