for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Development > International Cooperation skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
16 Maj 2008

Qeveria dhe PNUD per bashkepunime te metejshme

Kryeministri Sali Berisha, dhe drejtori rajonal i PNUD-it, Kalman Mizsei, nėnshkruan javėn e kaluar nė Tiranė, njė memorandum mirėkuptimi me qėllim, thellimin e bashkėpunimit pėr arritjen e Objektivave tė Zhvillimit tė Mijėvjecarit dhe zbatimin e Konventave e Samiteve tė Kombeve tė Bashkuara.

Fushat qė prek memorandumi kanė tė bėjnė, pėrvec luftės kundėr informalitetit ekonomik dhe korrupsionit, edhe me mbėshtetjen e kthimit nė vend tė shqiptarėve qė kanė studiuar jashtė vendit, garantimin e lidhjes sė Internetit pėr shkollat, si dhe nxitjen e zhvillimit nė fusha, si pyllėzimi, eko-turizmi dhe energjia.

Gjatė pritjes nė Kėshillin e Ministrave, pėrvec falenderimeve pėr kėtė organizatė qė varet nga OKB-ja, Kryeministri Berisha theksoi vullnetin e qeverisė qė drejton, pėr bashkėpunim nė projektet qė ai i cilėsoi si shumė tė rėndėsishme. "Lufta ndaj informalitetit ėshtė njė ndėr pikat themelore tė programit tė qeverisė", pėrkujtoi Kryeministri, ndėrsa nėnvizoi nevojėn e vendit pėr "thithjen e trurit", dhe kontributin e shqiptarėve qė studiojnė nė Perėndim.

Pikat e bashkėpunimit:

• Luftės kundėr extra-legalitetit (informalitetit ekonomik) dhe korrupsionit;

• Garantimit tė lidhjes sė Internetit pėr shkollat nė Shqipėri;

• Mbėshtetjes sė kthimit dhe vėnies nė punė tė ekspertizės dhe njohurive tė shqiptarėve jashtė vendit, nėpėrmjet nismave pėr "Thithjen e Trurit";

• Nxitjes sė njė zhvillimi tė qėndrueshėm nė fusha tė tilla, si pyllėzimi, eko-turizmi dhe energjia e ripėrtėritshme.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel