Kriza energjetike, e cila ka pėfshirė tė gjithė vendin ka shtuar kaosin nė auditoret e fakulteteve tė Tiranės, ku qė prej 3 tetorit mėsimi zhvillohet me turne, pėr shkak tė shtimit tė numrit tė studentėve dhe mungesės sė auditorėve.
Turnit tė dytė dhe tė tretė tė studentėve, u takon ta kryejnė mėsimin nėn dritėn e qirinjve, pėr shkak tė ndėrprerjes sė energjisė elektrike pėr orė tė tėra. Gjendja mė e vėshtirė, paraqitet nė Fakultetin Ekonomik, Universitetin Politeknik, tek Fakulteti i Shkencave tė Natyrės dhe nė Fakultetin e Inxhinierisė sė Ndėrtimit. Nė kėta fakultete, turni i tretė i studentėve, mbaron pas orės 21 tė mbrėmjes.
Por, energjia elektrike nuk nevojitet vetėm kur errėsohet. Tek Shkencat e Natyrės, programi mėsimor ėshtė i bazuar mbi punėn nė laboratore dhe kėshtu ėshtė e domosdoshme energjia elektrike edhe gjatė ditės. Pėr kėtė arsye dekani i fakultetit tė Shkencave, Llukan Puka, ka kėrkuar rishikim tė orarit dhe pėrmbledhjen e orėve laboratorike nė oraret kur ka drita. Ndėrkohė ky mendim kundėrshtohet nga dekanėt e tjerė, pasi sipas tyre univeristetet duhet tė kenė energji elektrike nė ēdo kohė, sikurse kanė spitalet dhe institucionet e tjerė tė rėndėsishėm.
|
|
Pėr shkak tė mungesės sė energjisė elektrike, mėsimi bėhet dhe nėn dritėn e qirinjve, sikurse rilandasit shkruanin dikur veprat e tyre...
|
Nuk kanė munguar rastet kur dritat janė ndėrprerė pasditeve dhe mėsimdhėnia ka vazhduar nėn dritėn e qirinjve. Dekanėt e fakulteteve, sė bashku mė rektorin e Universitetit tė Tiranės, i kanė dėrguar njė letėr-kėrkesė KESH-it pėr furnizimin e universiteteve me linja tė veēanta, por deri dje nuk kishin marrė asnjė pėrgjigje nga ky institucion.
Por ata, mbi tė cilėt bie barra e gjithė kėtij kaosi tė krijuar, janė studentėt. Sidoqė tė vejė puna, pedagogėt do ta realizojnė planin mėsimor, qoftė edhe nėn dritėn e qirinjve, por studentėt janė ata tė cilėt do vujanė cilėsinė e mėsimdhėnies me kėto kushte. Qeveria studentore, ia delegon fajin pėr situatėn e krijuar stafit akademik, i cili sipas saj nuk menaxhon si duhet oraret e dritave.
|