Disa pjesėtarė tė komunitetit ashkali janė kthyer disa vite mė pas pėr tė vizituar pronat e tyre nė lagjet e Mitrovicės ku kanė banuar. Kėta ashkali qė janė tė shpėrngulur nė Beograd, pas kėsaj vizite nė lagjen Stan Tėrg, Tunel tė Parė dhe nė lagjen 2 Korriku, janė shprehur tė vullnetshėm qė tė kthehen nė shtėpitė e tyre.
Ata kanė vizituar edhe Kuvendin Komunal, dhe kanė biseduar pėr problemet e tyre me kryetarin e ri tė kėsaj komune, Mursel Ibrahimi dhe zėvendėsen e tij, Fatmire Berisha.
Zyrtarėt e komunės u kanė premtuar tė shpėrngulurve nga Mitrovica se do tė bėjnė pėrpjekje maksimale qė tua mundėsojnė kthimin nė pronat e veta nė mėnyrė sa mė tė mirė dhe tu krijojnė kushte pėr jetesė.
Kuvendi i Komunės sė Mitrovicės, kanė thėnė zyrtarėt, do tė pėrkujdeset edhe pėr integrimin e tė kthyerve dhe nuk do tė lejojė qė ēdo gjė tė merr fund me kthimin.
Derisa kryefamiljarėt e ashkalinjėve kanė qenė tė kėnaqur me vizitėn dhe mikpritjen qė ua kanė bėrė edhe fqinjėt e tyre shqiptarė, e edhe njė herė kanė shprehur vullnetin dhe dėshirėn e tyre pėr tu kthyer nė trojet ku kanė jetuar mė parė dhe kėrkuan nga udhėheqja komunale qė tju mundėsohet kthimi sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur.
|