for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Politics > Governance skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
13 Tetor 2008

Ligji, gruaja dhe dhuna

Asnjė shoqėri e civilizuar nuk mund tė marrė frymė pa ligje, por kur ato nuk zbatohen bėhen tė pavlera dhe pengojnė nė funksionimin e njė shoqėrie demokratike, qė nė themel tė saj ka respektimin e tė drejtave tė njeriut. Pėrvoja ndėrkombetare ka treguar se shtetet tė cilat janė bazuar nė normat e tė drejtės, kanė ngritur nė njė shkallė mė tė lartė demokracinė dhe shtetin ligjor.
Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta
Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta

Nė kėtė kontekst, gratė janė shumė tė interesuara qė Shqipėria tė ketė njė shtet ligjor solid, me njė sistem drejtėsie funksional, tė drejtė dhe efiēent. Kėshtu shteti bėhet garant i mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut nė pėrgjithėsi dhe asaj tė grave nė vecanti, por, njėherazi, bėhet edhe mbėshtetės e nxitės i integrimit gjinor nė tė gjithė fushat e jetės.

Nėse janė bėrė hapa progresive nė drejtim tė hartimit dhe miratimit tė mjaft ligjeve apo amendamenteve qė njohin dhe garantojnė tė drejtat e grave tė tilla si, "Kodi i Familjes" dhe "Ligji pėr Barazinė Gjinore" tė miratuar nga Parlamenti i kaluar, si dhe miratimi i protokollit fakultativ tė CEDAE, mbetet shumė pėr tė bėrė nė drejtim tė implementimit tė tyre nė jetėn e pėrditshme.

Dhuna ndaj grave, ndonėse ėshtė shkelja mė pėrhapur e tė drejtave tė njeriut nė botė, vazhdon tė jetė mė pak e trajtuara dhe nė vendin tonė, pėr fat keq, vazhdon tė neglizhohet me mospėrfillje. Me shtrirjen qė ka marrė dhuna nė familje, mendoj se miratimi i projektligjit "Pėr disa masa ndaj dhunės nė marrėdhėniet familjare", tashmė i pėrgatitur nga partnerėt tanė sociale (OJF), do tė krijojė mbrojtjen e domosdoshme ligjore pėr tė cilėn ka nevoje gruaja e dhunuar nė familje. Gjithashtu, duke qenė se vendi ynė ka marrė angazhim edhe pėr plotėsimin e standarteve nė kuadėr tė "Konventės pėr Eliminimin e tė gjitha Formave tė Diskriminimit Kundėr Gruas", miratimi i njė ligji tė tillė do tė bėnte tė mundur plotėsimin e atyre akteve ligjore tė munguara deri tani.

Studimet e kryera pėr dhunėn nė familje kanė vėrtetuar se abuzimi ndaj grave ėshtė njė problem kompleks dhe shumėdimensional. Nisur nga ky fakt, duhet qė parandalimi dhe reduktimi i dhunės nė familje t'i pėrshtatet faktorėve kulturore, shoqėrore, familjarė dhe individuale, nė mėnyrė qė gratė tė mos bėhen viktima tė dhunės.

Duke qenė se barazia gjinore ėshtė njė princip i ri pėr shoqėrinė shqiptare dhe qė nuk ėshtė pėrqafuar ende nga njė pėrqindje e konsiderueshme e popullsisė, tregon qartė se edhe nė kėtė fushė mbetet shume pėr t'u bėrė.

Reforma institucionale, pėrfshirja nė programin e Qeverisė sė re tė politikave dhe masave pėr parandalimin e dhunės dhe krimit nė familje, plotėsimi i kuadrit ligjor pėr kėtė ēėshtje, padyshim qė do tė sjellin ndryshimet e pritshme. Politikat e programet e Qeverisė do tė hartohen e zbatohen nė bashkėpunim tė ngushtė me shoqėrinė civile e, nė rradhė tė parė, me ato shoqata tė specializuara tė cilat nė axhendėn e veprimtarisė sė tyre kanė pasur si objekt, jo vetėm ēėshtjet e barazisė gjinore dhe respektimin e tė drejtave tė gruas, si pjesė integrale e tė drejtave tė njeriut, por kanė pasur edhe arritje pozitive nė kėtė fushė. Padyshim nė kėto ndryshime qė aspirohen nė kėtė fushė, roli i gruas mbetet tė jetė evident.

Tė gjendura pėrballė kėtij diskriminimi dhe kėtij realiteti, vajzave dhe grave iu duhet tė njohin mirė tė drejtat e tyre, tė cilat tashmė ua siguron ligji, si nė Kodin e Punės, Kodin e Familjes, po aq edhe ligji mė i fundit Pėr Barazinė Gjinore.

Mendoj se trajnimi i specialisteve juristė lidhur me Konventėn dhe zbatimin e saj nė sistemin gjyqesor, si dhe ndėrgjegjėsimi i publikut do tė bėnte tė mundur respektimin mė tė mirė tė tė drejtave tė grave nė Shqipėri.

Meqenėse jemi nė "Ditėn ndėrkombėtare kundėr dhunės ndaj grave", ne jemi tė bindura se, pėr tė luftuar kėtė fenomen, e gjithė shoqėria duhet tė bėhet aktive dhe tė japė kontributin e saj. Kėshtu do tė bėhej i mundur krijimi i njė mjedisi sa mė tė sigurt dhe sa mė larg dhunės, ēka do tė sillte pėrfitime pėr tė gjithė shoqėrinė dhe pėr familjen si qelizė e saj, dhe jo vetėm pėr gruan.

Integrimi i gruas nė zhvillimin ekonomik, rritja e pjesėmarrjes sė saj nė jetėn politike, zgjerimi i kapacitetit tė strukturave shtetėrore, si dhe sistemit tė drejtėsisė pėr tė zbatuar mė mirė tė drejtat e grave do tė kontribuojnė nė shėrimin e kėsaj plage tė shoqėrisė shqiptare.

Marjeta Ponjari
Zv/Ministre e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel