Emigrantėt shqiptarė qė punojnė e jetojnė nė Greqi dolėn me njė deklaratė tė fortė proteste ku dėnonin vrasjen e 17 vjeēarit Edison Zahaj, nė njė qytet tė ishullit tė Kretės. Federata e Shoqatave Shqiptare nė Greqi bėri te ditur se njė tubim i madh proteste u zhvillua nė kryeqytetin e Greqisė Athinė, mė datėn 15 janar.
|
|
Proteste e emigranteve shqiptare ne Athine
|
Nė deklaratėn e federatės sė shoqatave shqiptare tė emigrantėve nė Greqi, theksohet se Dėnojmė aktin e dhunshėm e tė turpshėm qė i mori jetėn tė riut emigrant Edison Zahaj, me banim nė Rethimno tė Kretės, nga persona vendas tė cilėt sulmuan barbarisht familjen Zahaj, duke manifestuar urrejtjen ndaj tė huajve, pra atė qė quhet racizėm.
Sipas organizmit qė pėrfaqson tė drejtat e shqiptarėve nė Greqi, Ky veprim i papėrgjegjshėm, pavarėsisht se u bė pėr motive tė dobėta, nuk ka pėr tė cėnuar aspak marrėdhėniet e mira ndėrmjet shoqėrisė sė pėrparuar greke dhe emigrantėve shqiptarė, qė kanė derdhur djersėn e, pse jo, edhe kanė dhėnė jetė njerėzish pėr pėrparimin e begatinė e kėtij vendi.
Tubim ishte paqėsor dhe tregoi frymėn e mirėkuptimit midis grekėve dhe shqiptarėve, pasi nė tubim pati edhe mjaft protestues grekė. Sipas organizatorėve qėllimi i protestės sė funsdjavės, ishte qė tė mbahej njė qėndrim i ashpėr ndaj krimeve tė kėsaj natyre.
|