for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Lajmet e Javės skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
23 Korrik 2008

Prezantohet projekti pėr forcimin e sistemit tė monitorimit mjedisor nė Shqipėri

Firma kotraktore Project Management Ltd PM, e cila ka fituar tė drejtėn e zbatimit tė projektit tė Ministrisė sė Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujrave, titulluar “Forcimi i Sistemit tė Monitorimit Mjedisor nė Shqipėri (StEMA)”, projekt i mbėshtetur financiarisht nga Delegacioni i Komunitetit Europian nė Shqipėri, organizoi sot nė mjediset e hotel Rogner njė workshop pėr prezantimin e kėtij projekti tė ri.

Nė takim merrnin pjesė pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujrave; Administrimit tė Ujrave; pėrfaqėsues tė Delegacionit tė Komunitetit Europian nė Shqipėri, nga Institutet akademike-shkencore, nga shoqeria civile etj.

Monitorimi i mjedisit ėshtė i nevojshėm pėr tė krijuar njė bazė tė besueshme dhe tė sigurt informacioni pėr vendimmarėsit dhe pėr tė rritur nė publik sensibilitetin pėr problemet mjedisore.
Nė kėtė kuadėr, qėllimet e tij janė:

Ngritja e njė sistemi tė integruar tė monitorimit tė mjedisit nė Shqipėri
Kryerja e raundit tė parė tė turit monitorues pėr sektorėt e zgjedhur mjedisore
Zbatimi i njė skeme pėr identifikimin dhe monitorimin e “hot-spoteve” mjedisore.

Ajo ēka synohet tė arrihet ėshtė Forcimi i programit tė Monitorimit, nė fushėn e cilėsisė sė ajrit dhe tė ujrave, pėrmirėsimin e rrjeteve tė monitorimit nė pėrputhje me sistemin e monitorimit tė Bashkiimit Europian dhe Ngritja e laboratoreve kombėtare tė references pėr ajrin dhe ujrat.

Qendra Rajonale e Mjedisit
SHQIPERI

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel