for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Lajmet e Javės skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
07 Korrik 2008

Fushatė pėr riciklimin e letrės

Pasi vullnetarėt bėnė shpėrndarjen e koshave me udhėzues tė riciklimit, fletėpalosjet e pllakatet e riciklimit tė letrės, i erdhi radha nėnshkrimit tė marrėveshjes sė bashkėpunimit mes Bashkisė sė Tiranės, DAR-it, dhe kompanisė ricikluese “Hermes”.

Mirėkuptimi dhe bashkėpunimi mes palėve do tė ēojė nė njė frytshmėri mė tė lartė tė punės. Bashkia do tė mundėsojė lehtėsimin e punės pėr firmėn, e cila do tė kryejė rregullisht grumbullimin e letrės nėpėr kėto shkolla. Ndėrsa vetė ekipi pedagogjik i shkollave, siē u shpreh znj. Lydra Biēoku, drejtore e DAR-sė, do tė kujdeset dhe do tė japė mė shumė informacion pėr procesin e ndarjes sė letrės nga nxėnėsit e tyre, nė mėnyrė qė kjo nismė tė mos mbetet vetėm nė letėr, por tė gjejė zbatim praktik dhe tė shėrbejė edhe pėr edukimin e brezi i ri. Gjithashtu, nė oborrin e shkollės, nga nxėnėsit dhe vullnetarėt u mbollėn edhe 4 fidanė pemėsh.

Fushata e shpėrndarjes sė koshave pėr riciklimin e letrės ka filluar qė nė mesin e janarit nė 14 shkolla 9-vjeēare tė Tiranės, tė cilat janė pėrfshirė nė kėtė projekt, ku ndihmesė konkrete po japin OSBE-ja qė e financon kėtė projekt pėr 6 shkolla dhe Ambasada amerikane nė 8 tė tjera. Janė vullnetarėt e qendrės “Eden” dhe punonjėsit e Bashkisė sė Tiranės qė po punojnė pėr ndėrgjegjėsimin e nxėnėsve nė ēdo klasė, duke i shoqėruar edhe me demonstrime konkrete nė mėnyrė qė tė jetė sa mė e kuptueshme pėr ta.

Projekti me titull “Ne riciklojmė pėr njė shkollė tė pastėr dhe tė shėndetshme” ka gjetur mbėshtetjen e pritur nga trupat pedagogjikė tė shkollave. Vlen tė pėrmendet, se megjithėse nxėnėsit nuk janė tė informuar pėr kėtė proces, ata shprehin interes dhe gatishmėri pėr realizimin e tij. Qendra “Eden” ka marrė tė gjitha masat pėr njė ndėrgjegjėsim dhe edukim sa mė tė mirė tė tyre nė mėnyrė qė mbeturinat e letrės tė ndahen qė nė burim. Do theksuar se kėsaj fushate i ėshtė paraprirė nga ana e Bashkisė nė bashkėpunim me qendrėn “Eden” pėr ndėrgjegjėsimin e publikut pėr riciklimin dhe ndarjen e mbeturinave qė nė burim.

Pas fillimit tė ndarjes sė mbeturinave tė riciklueshme nė mjediset e vetė Bashkisė, fushata gjeti zgjerim me informimin dhe ndėrgjegjėsimin e bizneseve e tė publikut nė grumbullimin dhe seleksionimin e mbetjeve tė riciklueshme, siē janė: letra, qelqi, plastika dhe alumini. Po nė kuadėr tė kėsaj fushate tė gjerė, gjatė verės sė kaluar ishte sėrish Bashkia e Tiranės dhe qendra mjedisore “Eden”, tė cilat shpėrndanė posterat pėr hedhjen e mbeturinave me orar, nė disa nga rrugėt kryesore tė kryeqytetit si dhe vunė kosha nė disa rrugė tė tjera.


Irena Topalli, qendra “EDEN”




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel