Ministri i Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo dhe ministrja italiane e Arsimit, Letizia Moratti nėnshkruan dje deklaratėn e bashkėpunimit. Nėnshkrimi i deklaratės ėshtė nė vijim tė projekteve me vlerė, disa miliona euro. Sipas dy ministrave kjo nismė pėrbėn njė bazė tė rėndėsishme pėr tė ardhmen nė ēėshtjet e arsimit dhe shkencės.
Deklarata e bashkėpunimit pėrfshin trajnim pėr mėsuesit e sistemit parauniversitar, lehtėsim procedurash pėr njohjen e titujve tė studimit pėr sistemin parauniversitarė dhe universitarė, si dhe mundėsi pėr trajnime pasuniversitare pėr tė sapodiplomuarit.
Sipas marrėveshjes sė dy ministrave u ra dakord ngritja e njė grupi pune, pėr tė bėrė analizėn dhe pėrcaktimin e nismave tė bashkėpunimit. Sipas marrėveshjes, do tė bėhet promovimi i trajnimit dhe kualifikimit tė mėsuesve nė arsimin fillor dhe tė mesėm.
Nė marrėveshje parashikohet gjithashtu, pjesėmarrja e shkollave shqiptare nė projektet e binjakėzimit elektronik midis shkollave e-Ponte, tė njohura nė Itali; pėrgatitjen e teksteve shkollore, informatizimin e mjediseve, trajnimin e vazhdueshėm tė mėsuesve tė gjuhės italiane nė shkollat shqiptare nėpėrmjet IUL. Binjakėzim do tė ketė edhe pėr universitetet shqiptare, tė cilėt do tė lidhen nė rrjet me universitetet italiane si dhe me ato tė rajonit ballkanik.
|