Trafikimi me qenie njerėzore nė Maqedoni nė ngritje
Arsyeja kryesore pėr trendet e ngritjes qėndrojnė nė procesin e transicionit, krizės nė Kosovė, varfėrisė nė ngritje dhe shkallėve tė papunėsisė, rritja e statistikave tė krimit tė organizuar, si dhe zvogėlimit tė kontrollit kufitar nė Evropėn Qendrore dhe Lindore, ka thėnė Tanja Gjurovska, psikologe pranė SOZM-sė. Gjurovska prezantoi statistikat e fundit qė u ofruan nė dispozicion nga IOM-i, tė cilat tregojnė se 84,13 pėr qind tė grave tė anketuara lanė vendet e tyre pėr tė gjetur punė mė tė mira, 75.96 janė rekrutuar me premtime tė rrejshme pėr punė tė siguruara jashtė vendit, 8.62 ishin kidnapuar, pėrderisa 6.12 pėr qind ishin mashtruar me kontrata tė falsifikuara punėsimi. Sipas SOZM-sė, popullata rinorė ėshtė me e prekshmja ndaj trafikimit me qenie njerėzore dhe ka nevojė pėr vetėdijesim mbi kėtė problem. "Viktimat potenciale tė hallkave tė trafikimit rekrutohen nga radhėt e popullatės sė re. Andaj, ata kanė nevojė mė shumė informacion mbi kėtė problem, tė arsimohen dhe tė krijojnė njė sistem mbrojtės tė tyre, ka theksuar Gjurovska. Qė prej vitit 2004, SOZM zbaton Programin Kundėr-Trafikim. Ky program ka pėr synim arsimimin, veprimet parandalueses, vetėdijesimet e ngritura mbi rrezikun e bėrjes viktime. Nėn mbikėqyrjen e kėtij programi, SOZM zbaton Punėtori Edukative pėr Parandalim e Trafikimit me Qenie Njerėzore . |



