for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Drets Humans > Sexualitat skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
04 Korrik 2008

Mbledhje fondesh pėr viktimat e dhunės familjare

Iniciativa qytetare e grave “Antico” ka bėrė tė njohur fillimin e fushatės pėr grumbullimin e asistencės financiare dhe materiale pėr viktimat e dhunės nė familje. Ndihma e grumbulluar do tė shitet nė njė ANKAND TĖ HESHTUR mė 12 maj, 2006, nė Hotelin Kontinental tė Shkupit.

Fondet e grumbulluara nėpėrmes ankandit dhe donacioneve, do tė destinohen pėr pajisimin e plotė tė HOPE Qendra e Krizave pėr Viktimat e Dhunės me dy shtretėr mė shumė, sirtarė me kyē dhe pako tė materialeve higjienike.

Tė gjithė tė interesuarit qė duan tė kontribuojnė, si financiarisht apo me materiale, mund tė kontaktojnė “Antico-n”, nė antico@mt.net.mk, apo pėrmes numrit tė telefonit 02/2611 130 – Sermin Elezi, apo 042/212 810 – Marijana Velickovska.

Deri mė tani, aksioni ėshtė mbėshtetur nga Qyteti i Shkupit, Komuna e Ēairit, Shoqata ESNAF nga Pazari i Vjetėr i Shkupit, Gemac Trade Co., Top Art, Hotel “Kontinental”, etj.

Antiko organizon kėtė aksion nėn projektin e saj “Fuqizimi i Kapacitetit pėr Organizatat e Shoqėrisė Civile nė Rrjetin Antico”. Me kėtė rast, asistenca e dhėnė do tė shkojė pėr Qendrėn e Krizave “Hope”, ku katėr shtretėrit ekzistues nė dispozicion 48-orėsh nuk pėrmbushin nevojat e viktimave tė dhunės nė Maqedoni.

Sipas Makedonka Ivanovas nga “Hope”, kapaciteti i shtuar i Qendrės sė Krizave do tė rris periudhėn kohore gjatė sė cilės viktimave do tė ju ofrohet strehim. Ivanova theksoi se numri i thirrjeve pėr ndihmė apo atyre qė raportojnė dhunėn familjare ėshtė nė rritje. Qendra e Krizave ka, mesatarisht, pesė deri nė tetė persona qė kėrkojnė strehim dhe rreth 65 thirrje pėr muaj.

Legjislacioni mbi dhunėn familjare nė Maqedoni ėshtė miratuar nė vitin 2004, duke shėnuar kėshtu aktivitete konkretisht tė organizuara pėr tė parandaluar dhunėn nė familje dhe tė ofrojė asistencė tė organizuar pėr viktimat.

Aktualisht, janė gjashtė qendra strehimi tė udhėhequra nga ana e shtetit. Gjithashtu, njė proces ėshtė nė vazhdimėsi pėr pėrgatitjen e protokollit pėr koordinimin e tė gjitha OJQ-ve dhe institucioneve tė shtetit qė ofrojnė asistencė pėr viktimat e dhunės nė familje.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel