Edhe viktimat ndėshkohen
|
Qendra pėr tė Drejtat e Pakicave nga Beogradi ka protestuar ndaj shpirtbutėsisė sė Gjykatės pėr rrugaēėt qė sulmuan Romėt. Gjykata Komunale pėr Kundėrvajtje nė Nish ka vendosur tė gjobis grupin e skinhedsave (skinheads) qė sulmuan vendbanimin e Romėve me 24 shkurt me 10,000 dinarė (rreth 115 euro), pėrderisa viktimat e sulmuesve u gjobitėn me 15,000 dinarė (rreth 170 euro).
Nė ditėn nė fjalė, rreth njė duzinė rrugaēėsh me xhaketa tė zeza lėkure, me kokė tė rruara dhe me ēizme ushtarake, sulmuan qytetarėt e lagjes sė Romėve nė Mėhalla e Beogradit nė errėsirė, dhe thyen dritaret e disa shtėpive duke bėrtitur: Gabelė, Jeni tė Vdekur! Qytetarėt thirrėn policinė dhe njė patrullė erdhi, kreu hulumtimin nė vendin e ngjarjes, arrestoi nėntė sulmues dhe i dėrgoi ata nė Gjykatėn pėr Kundėrvajtje. Sipas Qendrės pėr tė Drejtat e Pakicave, policia nuk zbuloi identitetin e sulmuesve, duke pasur parasysh qė shumica e tyre ishin tė moshės jomadhore, dhe nuk paraqitėn fakte tjera nė lidhje me incidentin, pėr tė mos kompromentuar hulumtimin. QDP-ja menjėherė ngriti akuza kriminale ndaj sulmuesve pėr nxitje tė urrejtjes racore dhe fetare, por, QPD thotė se Zyra kompetente pėr Ndjekje nuk ndėrmori veprime tė duhura, pėrkundėr asaj qė ka qenė ligjėrisht e caktuar pėr tė bėrė atė dhe tė ndjek penalisht rastin pėr shkak tė detyrės. |



