for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Development > Youth skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
19 Korrik 2008

Avokati i Popullit mbėshtet Koalicionin pėr Nxitjen e pjesmarrjes sė Grave dhe tė Rinjve nė Politikė

Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani u takua javėne kaluar nė zyrėn e tij me njė pėrfaqėsi tė Koalicionit pėr Nxitjen e Pjesmarrjes sė Grave dhe tė Rinjve nė Politikė, tė cilėt i dorėzuan atij njė peticion ku argumentojnė dhe kėrkojnė realizimin e njė kuote prej jo mė pak se 30 pėrqind pėr pjesėmarrjen e grave dhe tė rinjve nė politikė.
Takimi i Avokatit te Popullit me perfaqesuesit e Koalicionit per pjesmarrjen e grave dhe te rinjve ne politike
Takimi i Avokatit te Popullit me perfaqesuesit e Koalicionit per pjesmarrjen e grave dhe te rinjve ne politike © CRCA

Pėrfaqėsia pėrbėhej nga znj. Elona Gjebrea, Drejtore e Qendrės pėr Popullsi dhe Zhvillim, z. Altin Hazizaj, Drejtor i Qendrės pėr tė Drejtat e Fėmijėve nė Shqipėri, znj. Valbona Kaso nga Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare, si dhe Ekspertja ligjore e grupit, znj. Brizida Gjikondi.

Avokati i Popullit shprehu mbėshtetjen e plotė institucionale nė favor tė kėsaj nisme, realizimi i sė cilės “do tė ēojė nė emancipimin e shoqėrisė shqiptare”.
Nė raportin vjetor tė Avokatit tė Popullit pėr vitin 2005, vihet nė dukje fakti se edhe organizmat ndėrkombėtare kanė rekomanduar qė shteti shqiptar duhet tė ndėrmarrė hapa tė menjėhershme pėr ndryshimin e sjelljes sė publikut ndaj pjesėmarrjes sė gruas nė ēėshtjet publike, si dhe tė marrė nė konsideratė miratimin e njė politike pozitive veprimi nė kėtė drejtim.

“Shteti duhet tė marrė masat e duhura pėr tė siguruar pjesėmarrjen efikase tė gruas dhe tė rinjve nė jetėn politike, publike si dhe nė sektorė tė tjerė tė shtetit”, u shpreh Dobjani.

"Me lejoni qe ne emer te Koalicionit t'ju falenderoj pėr mbėshtetjen tuaj pėr kėtė nismė tė Koalicionit si dhe pėr shqetėsimet e vazhdueshme qė ju keni shprehur pėr situatėn e tė drejtave tė grave dhe tė rinjve nė Shqipėri. - tha z. Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA - Me kėtė iniciative ne duam qė t'i japim njė mundėsi tė gjithė grave dhe tė rinjve qė tė thonė edhe ata fjalėn e tyre nė politikėn shqiptare. Ne gjithashtu do tė dėshironim qė ju, si Avokat i Popullit tė Shqipėrisė, brenda kompetencave kushtetuese qė ju jep ligji, t'i rekomandonit autoriteteve shqiptare qė tė vendosin kuotėn 50 me 50 pėr pėrfaqėsimin e gruas nė tė gjitha strukturat ekzekutive."

Avokati i Popullit konsideron kėtė nismė si njė hap nė drejtimin e duhur edhe me deklarimin e tij nė Raportin e fundit vjetor tė paraqitur nė Parlament qė “Partitė Politike do kishin mė tepėr mundėsi pėr tė pėrfshirė nė listat e tyre gratė dhe figurat e tyre mė aktive dhe nga profesione tė tilla, si juriste, ekonomiste, sociologe, etj, me qėllim qė parlamenti tė jetė sa mė cilėsor nė veprimtarinė e tij”.

Si institucion kombėtar me status kushtetues nė mbrojtje tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut nė Shqipėri, “Avokati i Popullit do tė japė ndihmesėn e tij nė mbėshtetje tė kėsaj nisme, nėpėrmjet hartimit tė rekomandimeve, drejtuar strukturave pėrkatėse dhe do ta ndjekė problemin nė vijimėsi”, u shpreh z. Dobjani.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel