Nė fjalimin e tij javor nė Radio Kosova tė mbajtur tė hėnave, Kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku, ka thėnė se nė qeverinė qė ai drejton nuk duhet dhe nuk do tė ketė vend pėr individė tė korruptuar dhe si kryeministėr ai posedon kompetenca pėr tė luftuar korrupsionin ku askush nuk do tė jetė i paprekshėm.
Ai ėshtė shprehur se Kosova duhet dhe do tė jetė njė shtet funksional, i cili gjeneron paqe e stabilitet nė rajon dhe ku e mira publike ėshtė qėllim i lartė dhe fisnik. Sipas tij, pėr realizimin e kėtij projekti, nevojiten burime, vullnet i mirė, reforma ligjore e rregullative, mekanizma qė zbatojnė ligjet dhe njerėz qė respektojnė logjikėn institucionale dhe vėnė ligjin mbi ēdo interes vetjak, dhe ka shtuar se kjo kėrkon kohė, durim dhe pėrkushtim.
Si kryeministėr i kėtij vendi kam pėr detyrė tė ushtroj tė gjitha kompetencat pėr tė luftuar korrupsionin. Nė kėtė betejė, ēdo veprim i imi do tė jetė plotėsisht ligjor. Motoja jonė ėshtė "tolerancė zero ndaj korrupsionit, tolerancė zero ndaj abuzimit me detyrėn". Nė kėtė kuadėr, kam kėrkuar auditimin e gjithė qeverisė. Ēdo anėtar i kabinetit qeveritar do t'i nėnshtrohet auditimit. Secili anėtar i kabinetit ėshtė i pastėr pėr sa kohė qė nuk provohet e kundėrta. Ēdo vendim imi si shef i ekzekutivit, do tė jetė i bazuar mbi fakte e prova tė qarta dhe tė vėrtetueshme. Procedurat do tė jenė tėrėsisht ligjore dhe praktikat e punės transparente, tha kryeministri.
Sipas tij lufta kundėr korrupsionit do tė bėhet pėrmes lehtėsimit tė qasjes sė qytetarit nė informacion, pėrmes zbatimit tė ligjit pėr qasjen nė dokumentet publike, pėrmes Agjencisė Kosovare Kundėr Korrupsionit dhe ngritjes sė kapaciteteve tė Ministrisė sė Drejtėsisė.
Asnjė institucion, sado i fuqishėm qoftė, nuk mund ta parandalojė dhe ta luftojė me sukses korrupsionin pa pjesėmarrje aktive tė shoqėrisė, qoftė qytetarit si individ, qoftė shoqėrisė civile si tėrėsi. Lufta kundėr korrupsionit ėshtė njė luftė afatgjatė qė duhet tė mbėshtetet nė mėnyrė tė hapur dhe tė pandėrprerė nga shoqėria dhe secili prej jush, ėshtė shprehur kryeministri Ēeku.
|