for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Environment skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
04 Korrik 2008

Pėrfundoi konferenca pėr Planin Hapėsinor tė Kosovės

Njė konferencė dyditore e organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor (MMPH), nė bashkėpunim me USAID-in, pėr Planin Hapėsinor tė Kosovės ka mbledhur nė Prishtinė ekspertė tė ndryshėm, kryetarėt e komunave tė Kosovės, kryeshefat e ekzekutivit dhe drejtorėt e urbanizmit. Konferenca ka trajtuar gjendjen e urbanizmit nė vend dhe ka konkluduar se plani i ri mund tė ndikojė nė pėrmirėsimin e gjendjes qė aktualisht nuk ėshtė e kėnaqshme.

Zėvendėsministri i MMPH-sė, Merxhan Avdyli, tha se ekspertėt e ministrisė kanė punuar me pėrgjegjėsi dhe me profesionalizėm pėr ta hartuar kėtė plan, dhe sipas tij, tashmė pritet vetėm miratimi pėr t’u futur nė funksion.

“Ėshtė krijuar njė bazė ligjore duke filluar nga ligji pėr planifikimin hapėsinorė edhe aktet nėnligjore pėr tė krijuar njė plan hapėsinor. Nė kuadėr tė kėtij plani pėrfshihen tri plane komunale, plani zhvillimorė komunal, plani zhvillimorė urban dhe plani rregullues urban”, tha Avdyli. Ai ka bėrė tė ditur se njė pėrparim ėshtė bėrė edhe nė nivelin komunal dhe janė duke u hartuar disa plane.

“Ėshtė ė vėrtetė qė nė disa pjesė dhe komuna ka ngecje nė hartimet e planeve komunale pėr mjedisin, ėshtė njė progres i ndjeshėm dhe ka efekte tė tyre. Qėllimi jonė ėshtė qė tė kujdesemi qė gjendja mos tė jetė kaotike, tė krijojmė kushte mė tė mira pėr jetesė nė njė vend tė rregulluar dhe me urbanizėm e hapėsirė tė planifikuar mirė”, theksoi Avdyli.

“Kosova e ka tė vėshtirė tė tejkalojė kaosin dhe anarkinė e trashėguar, andaj edhe ka shumė probleme”, ėshtė shprehur Avdyli, duke shtuar se “duhet krijuar kushte ligjore pėr kalimin e gjendjes kaotike nė urbanizėm”.

Ndėrkaq, Laurenc Daum, koordinator i projektit Iniciativa pėr Qeverisje Lokale, ka vlerėsuar se ēdo planifikim hapėsinor duhet tė projektohet nė mėnyrė tė drejtė dhe me kujdes maksimal. “Nėse ndodh qė planifikimi tė marr njė drejtim tė gabuar, do tė ndikonte negativisht nė zhvillimin e qytetit, pa ujė tė pijshėm tė mjaftueshėm dhe e tėrė kjo do tė sillte shpenzime tė mėdha”, tha Daum. Ai ka bėrė tė ditur se Iniciativa e Qeverisjes Lokale, ėshtė duke planifikuar pėr tė sjellė nė Kosovė ekspertė nga vendet tjera nė mėnyrė qė MMPH-ja tė ketė njė pėrkrahje gjatė procesit tė planifikimit hapėsinor.

Ky Plan pret vetėm miratimin nga Kuvendi i Kosovės, pasi qė Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor (MMPH), ka pėrfunduar pėrgatitjen e tij. Por, fillimisht pritet qė nė kėtė fazė plani tė hapet pėr diskutim publik, e mė pas t’i paraqitet Kuvendit tė Kosovės.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel