for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Environment > Environmental activism skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
05 Korrik 2008

REC mbėshtet takimin e grupimit tė “Ekolevizjes”

Kėto ditėt nė njėrėn nga sallat e hotel “Tirana Internacional” u zhvillua njė takim i tė gjitha shoqatave tė grupimit tė “Ekolėvizjes” pėr ecurinė e veprimtarisė, sipas detyrave tė shtruara nė analizėn vjetore. I gjithė takimi u zhvillua me mbėshtetjen e REC-ut.
Takimi i perfaqesuesve te grupimit Ekolevizja me REC
Takimi i perfaqesuesve te grupimit Ekolevizja me REC © Ekolevizja

Nė fjalėn e tij tė hapjes, drejtori i REC-ut nė Shqipėri, z. Mihallaq Qirjo, u shpreh se, krahas paraqitjes sė programeve, ky takim ėshtė njė mundėsi pėr “Ekolėvizjen” pėr tė tė analizuar punėn e bėrė dhe pėr tė shtruar detyrat pėr tė ardhmen.

Nė vazhdim, z. Qirjo u ndal nė domosdoshmėrinė e forcimit tė bashkėpunimit me tė gjitha OJF-tė e ndryshme mjedisore tė “Ekolėvizjes”, por edhe me shoqata tė tjera jashtė kėtij grupimi, sidomos pėr njė mbėshtetje pėr qeverisjen vendore, pėr rritjen e nivelit tė edukimit dhe tė ndėrgjegjėsimit, nėpėrmjet vėnies nė shėrbim tė tyre tė njė informacioni tė domosdoshėm dhe pėrfshirjes sė publikut nė problemet e mjedisit.
Nė vazhdim, pėrfaqėsuesit e grupimit “Ekolevizja” diskutuan pėr disa ēėshtje mjaft tė rėndėsishme pėr punėn nė tė ardhmen. Ndėr tė tjera, vėmendja u pėrqendrua pėr ndihmesėn qė mund tė japė secila nga shoqatat e “Ekolėvizjes” nė mbarėvajtjen e tė gjithė grupimit. Pėr kėtė u hodhėn edhe mjaft ide qė informacioni tė jetė sa mė i saktė dhe i frytshėm.

Pėrfaqėsuesja e “Mileukontaktit”, z. Valbona Mazreku, shpjegoi qėllimin dhe synimin e projektit kombėtar pėr gjelbėrimin e zgjedhjeve tė ardhshme vendore. Ajo u ndal nė pika tė ndryshme tė programit tė miratuar dhe vuri theksin nė domosdoshmėrinė e shtimit tė bashkėpunimit tė tė gjitha OJF-ve vendore pėr mjedisin me “Ekolėvizjen” pėr arritjen e qėllimit.

Shume prej pėrfaqėsuesve tė shoqatave pjesėmarrėse nė takim shprehen shqetėsime pėr vėshtirėsitė e ndryshme qė hasin gjatė punės, sidomos pėr vėshtirėsitė qė ndeshin nė regjistrimin te tatim-taksat etj.

Takimi u shfrytėzua edhe pėr paraqitjen e dy organizatave tė reja qė u anėtarėsuan nė grupimin “Ekolėvizja”, qendra e konsulencės veterinare dhe e sigurisė ushqimore nė Tiranė dhe shoqata kombėtare e gjuetareve dhe peshkatarėve sportivė tė Shqipėrisė.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel