for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Politics skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
23 Korrik 2008

A ėshtė Kosova nė udhėkryq tė definimit tė statusit politik?

1. Nė njė Konferencė tė simuluar vitin e kaluar nga ana e IDERK-ut lidhur me Dialogun Prishtinė – Beograd, qė nga shumica e opinionit u pa edhe si “provė gjenerale” pėr dialogun qė do tė fillojė mė vonė nė Vjenė, kam kuptuar se me ēfarė pėrkushtimi ekspertėt serbė i ishin pėrveshur ēėshtjes sė decentralizimit tė Kosovės.

Modelet dhe alternativat e ofruara nė kėtė Konferencė na bėnė tė mendojmė seriozisht se Qeveria e Beogradit ėshtė pėrgatitur jashtėzakonisht mirė, jo pėr integrim tė serbėve Kosovar, por pėr krijimin e njė deriēke tė vogėl, e cila padyshim qė nė fazat e ardhshme tė zhvillimeve dhe integrimeve rajonale do t’i bashkėngjitej shtetit Serb.

Nė tė vėrtetė, aty nuk u la pa u thėnė se shqiptarėt e Kosovės ēmimin pėr “pavarėsinė e kushtėzuar” qė ėshtė duke e fuqizuar bashkėsia ndėrkombėtare akoma nė nivele diplomatike, do tė duhej ta paguanin padyshim me ēmimin e decentralizimit etnik, apo thėnė me eufemizėm njė lloj autonomie po ashtu tė “kushtėzuar” serbe pėrbrenda konturave territoriale ekzistuese!

Pandami i “pavarėsisė sė kushtėzuar”- “decentralizimi etnik"-, si duket edhe nė bisedat qė do vijnė nė Vjenė do jetė nė mos “patatja mė e nxehtė”, atėherė me siguri sfida mė e rėndė qė do ti imponohet delegacionit Kosovar, nė njė moment kur tė vlerėsohet se ėshtė mirė tė lansohet. Kur tė lidhet kjo me kėrkesėn e Grupit Parlamentar qė t’i raportohet Kuvendit lidhur me ecurinė e “dialogut” tė fundit qė u zhvillua po ashtu nė Vjenė javėn qė shkoi, kuptojmė se kjo”patate e nxehtė” veē sa ka filluar tė bartet nė duart e delegacionit kosovar.

Esenca qėndron nė atė se, ne si qytetarė dhe opinion i gjerė ende nuk i kemi tė ditura asnjė nga detajet e fillimit tė’ kushtėzimeve eventuale qė i ka bėrė, apo do t’i bėjė z. Rohan delegacionit tonė.

Nga Raporti i delegacionit nė Vjenė sikur nuk u thanė tė gjitha detalet rreth fillimit tė kapėrdimit tė kėsaj “patateje”! Disa deputetė, duke mos qenė fortė tė informuar pėr rėndėsinė e procesit tė kyējes sė kėsaj teme nė agjendėn e bisedimeve me Beogradin nė seancėn e fundit, sikur hezituan tė shkonin gjerė nė fund dhe tė denoncojnė “lėshimet” eventuale tė delegacionit kosovar. Apo me siguri, presin fazat e ardhshme mė tė vėshtira, ku padyshim delegacioni kosovar do tė duhej tė jap mė shumė llogari Komisionit tė Parlamentar.

2. Por ēfarė nė tė vėrtetė duhet tė bėjė delegacioni ynė? Cilat modele ekzistuese tė ndėrtimit tė raporteve funksionale do tė duhej t’i konsultonte ai para se definitivisht ta pranonte kėtė sfidė me “pataten e nxehtė” (autonomi pėr serbėt)” dhe “karrotėn e butė” (pavarėsi pėr shqiptarėt)?

Ėshtė po ashtu e vėrtetė se tani e pesė vite, asnjėra qeveri e Kosovės nuk ka bėrė ndonjė ofertė serioze pėr integrimin e pakicave, sidomos nė planin e referencave; kulturore, gjuhėsore, e veēanėrisht ato politike, nė mėnyrė qė t’i ikej shantazhimit me “pataten e nxehtė” tė decentralizimit etnik serb. Mendimi ynė ėshtė qė Qeveria dhe Grupet e ekspertėve tė saj tė zgjedhur me njė ēelės tejet absurd tė pėrkatėsisė partiake (!) , do tė duhej tė hartonin nė disa rrafshe strategjinė e integrimit tė komunitetit serb.

Nė kėtė drejtim, kujtojmė qė disa nga paradigmat e Marrėveshjes sė Ohrit, do tė mund tė shėrbenin si njė kampion shoqėrues qė nė njė mėnyrė do ta betononin synimin e tyre tė padyshimtė integrues. Modeli i Marrėveshjes sė Ohrit, ka disa specifika identifikuese tė cilat nė mėnyrė telegrafike do tė mund tė konsultoheshin pa asnjė dyshimi. Sė pari, ai tėrėsisht dhe pa kusht e pėrjashton dhunėn si mjet pėr realizimin e qėllimeve politike qė nė rrethanat tona si mė shkurt i eliminon paradispozitat e njė klime dhe situate hipotetike tė serbėve lokal pėr tė aranzhuar zhurmshėm synimin pėr njė autonomi territoriale nė Kosovė. Sė dyti, argumenti i diskriminimit pozitiv etnik qė ėshtė favorizuar tash sa vjet pėrmes Kornizės Kushtetuese do tė mund ta kanalizohej nė njė pėrfaqėsim mė tė natyrshėm dhe nė koherencė me zhvillimet e ardhshme politike e demokratike. Largpamėsit e dinė qė shoqėria kosovare fiton shumė me kėtė logjikė. Sė pari, mėnjanohen tensionet etnike, neutralizohen pakėnaqėsitė politike, fuqizohet siguria dhe stabiliteti rajonal, pastaj stimulohen synimet integruese dhe pėrgatitėn paradispozitat pėr ndėrtimin e kapaciteteve multietnike. Sė dyti, gjithkund pėrmes ligjeve dhe standardeve (qė sot Evropa i ka me bollėk) pėr grupimet minoritare blihen simpatia dhe lojaliteti politik dhe ai ekonomik, tė cilat pėr Kosovėn nė kėto momente janė ēėshtje ekzistenciale.

Kjo mund tė hetohet shumė qartė dhe shumė bindshėm nga refrenet e pėrditshme tė diplomatėve tė jashtėm, tė cilėt synimin e shqiptarėve pėr njė shoqėri independente qytetare po e akceptojnė akoma si tė papėrgatitur dhe tė papėrgjegjshme pėr grupet minoritare qė nė shtetet e tyre janė qytetarė normal me tė gjitha tė drejtat qytetare. Shikuar me kėso dioptrie, projekti apo ideja e integrimit tė brendshėm tė grupimeve etnonacionale, sipas modelit tė Ohrit, nuk do tė mund tė ishte jashtėkohor dhe i pandryshuar nė korpusin e cilėsive apo kritereve tė ashtuquajtura kulturore: besimeve, vlerave, normave, simboleve, gjuhės, veshjes, etj., ngase, ai nė fakt rrjedh nė njė mėnyrė nga aksioni dhe reaksioni i grupeve tė ndryshme etnonacionale, tė cilat kurrė nuk pushojnė sė zhvilluari dhe emancipuari nė raport me vetveten dhe identitetet tjera pėrreth. Sė treti, favori i Marrėveshjes sė Ohrit nė rastin e Kosovės, do ta zhbėnte apo eliminonte praktikėn e gjertanishme tė emėrimeve dhe shkarkimeve tė anėtarėve tė asambleve Komunale jashtė dhe pavarėsisht protokollit tė institucionit apo mekanizmit tė zgjedhjeve qė solli shumė probleme dhe konflikte interesash edhe ndėrmjet vetė komunitetit serb, ngaqė e fragmentarizojė tejmase sa qė Administrata e UNMIK-t, pėr ta pėrmbyllur procesin e zgjedhjeve me gjuhėn e suksesit, u desh tė emėrojė njerėz jokompetent, jo autoritativ, qė i sollėn dėm procesit tė demokratizimit dhe definimit tė statusit tė Kosovės.

Sė katėrti, argumenti i vartėsisė hierarkike nga pushteti qendror, i cili ofertėn pėr enklavizim, kantonizim dhe decentralizim etnik (aludimi ėshtė pėr distancėn/lexo pavarėsinė e plotė?!/ e qarkut qendror nga ai periferik tė lansuar nga ekspertėt serbė) do ta bėnte tė padiskutueshėm, edhe me faktin se Administrata qendrore, e jo ajo periferike do tė ishte alfa dhe omega e zhvillimeve tė mėtejme demokratike tė Kosovės.

Sė pesti, sovraniteti (qė nė periudhat e ardhshme integruese Evropiane mjaft do tė zhvishet nga kompetencat e gjertanishme) dhe kompaktėsia territoriale, sė bashku me tėrėsinė etnike do tė mund tė konservoheshin edhe pėr njė kohė tė gjatė. Pra rrjedhimisht, do tė mund tė mėnjanoheshin zgjidhjet territoriale tė shtetit nė favor tė interesave etnike, qė do ta pamundėsonin projektin e ndarjes apo tė cenimit tė rendit unik juridik tė Kosovės. Sė gjashti, aplikimi i formulės sė shtetit qytetar, sundimit tė ligjit dhe tė rendit demokratik, do tė mund tė ofronte Kosovėn, shumė mė afėr derės sė integrimeve rajonale dhe asaj evropiane. .

Sė shtati, e drejta pėr shkollim, si njė ndėr tė drejtat elementare tė njeriut me kėtė model fuqizohet me paragrafėt e standardeve evropiane, ku tė gjithėve pa dallim feje, gjinie, race apo pėrkatėsie etnike u garantohet e drejta nė shkollim.

Sė teti, formula e diskriminimit pozitiv qė prejudikohet nė Dokumentin e Ohrit, pėr mendimin tonė, ėshtė njė karrem shumė joshės pėr hapje mes komuniteteve. Kosovarėt e dinė mirė, qe edhe nė regjimin e mėparshėm kur studionin studentė nga mbarė Serbia, shumė pak nga ata dėshironin tė qėndronin nė Kosovė. Arsyet, janė tė natyrės; sė pari ekonomike; sė dyti psikologjike; sė treti akomodive ku tė gjitha kėto nė asnjė periudhė tė ardhshme nuk do tė mund ta rrezikonin as substancėn e as ekzistencėn kombėtare tė shqiptarėve tė Kosovės.

Sė nėnti, analogjia qė mund tė bėhet me kėtė dokument, ėshtė ai i apelit ndajė bashkėsisė ndėrkombėtar (kėtu, dosido nėnkuptojmė investimet makroekonomike nga ana e Kompanive transnacionale, tė cilat kanė rezervat e veta tė arsyeshme tė pasigurisė sė kapitalit dhe resurseve njerėzore) qė sa mė shpejt tė thėrrasin njė Konferencė tė Donatorėve pėr ndihmė makrofinanciare, e cila pas vazhdimit tė procesit tė privatizimit (njė kontingjent mjaft i madh i njerėzve do mbesin pa punė) do tė ishte njė infuzion i mirė jo vetėm social por edhe politik, pėr njė popullsi nė mes tė Evropės, ku 30% tė popullsisė sė saj kanė probleme serioze me mbijetimin fizik.

Shikuar me kėtė dioptri, konsiderojmė qė Modelit tė Ohrit do tė mund tu amputoheshin padyshim natyrshėm edhe specifikat e veta qė i ka Kosova. Nė anėn tjetėr nė Kosovėn e pasluftės, shkaqet e mosintegrimit tė serbėve dhe tė ndėrtimit tė shoqėrisė multietnike (Projektit tė UNMIK-ut) do tė duhej kėrkuar nė tri rrafshe, tė cilat nuk janė objekt i kėsaj analize. Por tė cilat kalimthi vetėm do tė mund t’i identifikonim nė nivelin e rrafshit tė rregulloreve dhe dekreteve qė nuk kishin fuqinė e ligjit pėr ta iniciuar frymėn integruese nė praktikė; nivelin e rrafshit tė mungesės sė (Projekteve, ideve dhe shkurt strategjisė sė detajizuara) interesimit jo edhe aq tė theksuar tė diskursit dhe institucioneve kosovare pėr ta bėrė atė me sinqeritet mė tė madh ; dhe nivelin e rrafshit tė manipulimit sistematik tė qeverisė sė Beogradit me serbėt lokal, vetėm e vetėm qė tė shantazhohet ideja e integrimit tė tyre nė institucionet e Kosovės.

Ēėshtja e mbrojtjes sė minoriteteve me fuqinė e ligjit, ėshtė njė kėrkesė e arsyeshme dhe shumė e preferueshme me standardet e sotme ndėrkombėtare, mirėpo kur ajo fillon tė ngrihet nė nivelin e sistemit tė privilegjeve (ēfarė nė tė vėrtetė ėshtė akoma me Kornizėn Kushtetuese), atėherė ajo dinė tė bėhet edhe pengesė serioze pėr rregullimin e raporteve ndėretnike.

3. Do ditur qė nė rrafshin ndėrkombėtar sot pėr sot ekzistojnė nisma dhe modele tė llojllojshme tė cilat janė nė raporte konkuruese njėra me tjetrėn, por pėr mbrojtjen e pakicave me sė largu kane shkuar shtetet perėndimore, ndėrsa Evropa Lindore dhe ajo Juglindore ende janė nė fazėn e konstituimit tė legjislacionit pėr grupimet pakicė etnonacionale. Nė Dokumentin e OSBES, nė Kopenhagė tė mbajtur mė 29 qershor tė vitit 1990 , p.sh. krijimi i “administratave lokale e autonome rekomandohet si mjet mjaft efikas pėr sigurimin e identiteteve etnike, kulturore, gjuhėsore, dhe fetare pėr pakicat kombėtare“.

Nė tė vėrtetė, numri i rekomandimeve dhe i Projekteve, apo ideve lidhur me rirregullimin e statuseve minoritare, sidomos kur janė nė pyetje grupimet etnike tė dala nga dy perandorit e fundit nė Evropė(asaj jugosllave dhe asaj sovjetike) tregon se tani pėr tani ende nuk ekziston ndonjė formulė magjike e cila do tė mund ti rregullonte kėto raporte tė ndjeshme mes komuniteteve tė ndryshme etnike. Nė kėtė drejtim, askush nuk thotė qė modeli i Ohrit bėnė njė pėrjashtim okular.

Sot p.sh. jo shumė rrallė rekomandohet qė pėr integrimet globale tė grupimeve etnonacionale tė merret modeli i ashtuquajtur i ’intervenimit ekonomik’, tė cilin si element gjithsesi e pėrmban edhe ai i Ohrit, kurse pėr situatat qė vėrtetė kanė probleme integruese (siē ėshtė pėrafėrsisht edhe rasti i Kosovės) nuk pėrjashtohet amputimi i autonomisė territoriale, dhe ai i asaj personale.

Meqė, rekomandohet modeli i autonomisė territoriale, do theksuar qė ky model vėrtetė nė pamje tė parė duket njė model i sofistikuar pėr ta bėrė integrimin e grupimeve pakicė nė sistemin e organizimit shoqėror, por nė esencė nė rastin e Kosovės ka disa dobėsi tė pariparueshme tė cilat projektohen nė shkallėn e efektiviteti tė tij tė kufizimit. Nė rastin e Kosovės, ai mund tė kontestohet nga tė gjitha kėndvėshtrimet e mundshme, por kontestimi kryesor qė mund t’i bėhet tani pėr tani ėshtė se; kompaktėsia e grupit etnik minoritar (nė rastin tonė serbėve) qė kėrkohet si alibi kryesor, thjeshtė mungon, ngaqė serbėt nuk kanė dhe as qė kanė pasur ndonjė kompaktėsi etnike pėrgjatė tėrė Kosovės, nė asnjė periudhė kohore historike. Por kjo po tentohet tė bėhet tash pėrmes rikolonizimit tė ri.

Nė njė situatė tė tillė, kur grupimi aktual serb ėshtė i shkapėrderdhur pėr shumė arsye, autonomia territoriale qė atyre ua kanė fut nė mendje ekspertėt e Beogradit, e edhe vetė z. Koshtunica, ėshtė tejet diksutabile edhe me njė fakt tė ri qė politikanėt tanė pak ose hiē se pėrdorin si argument tė fuqishėm.

Faktin, apo mekanizmin e ndėrlidhjes territoriale, tė cilin Marrėveshja e Ohrit e konteston nė tė gjitha dimensionet e mundshme. Si dobėsi tjetėr, tė autonomisė territoriale, mund tė numėrojmė edhe moszgjidhjen definitive tė grupimit minoritar, ngaqė thjeshtė ajo rgjenoron pakica tė reja joetnike gjatė implementimit nė praktikė. Paramendoni p.h. nė njė komunė, apo qytet, ku grupi shumicė (shqiptarėt) do tė mund tė shndėrrohej nė pakicė joetnike, nė raport me pakicėn serbe.

4. Modeli tjetėr i shquar si model i autonomisė personale, per dallim nga ai territorial nuk ėshtė i ngarkuar me finesat shumicė dhe pakicė, ai rekomandon ekskluzivisht vetėm ruajtjen e identitetit kulturor. Kur ėshtė fjala tek kantonizimi qė po pėrfolet mjaft nga mediat dhe diskursi aktual serb, do theksuar qė ai bie ndesh shumė me idenė e multietnicitetit tė cilin UNMIK-u e ka trumbetuar mjaft. Ky model ėshtė shumė i rrezikshėm, dhe vlen tė elaborohet pakėz mė gjatė. Ideja e prokurorėve serbė, qė procesi i kantonizimit do tė duhej tė ushtrohet sipas Projektit tė koncentrimit tė popullsive me shumicė etnike(aludimi ėshtė pėr komunitetin serb) nėpėr vendbanime tė cilat i posedonin para pėrfundimit tė luftės, do tė thoshim ėshtė njė grackė e paramenduar mirė nga ana e Qeverisė Serbe dhe e Kėshillit Koordinues tė Ēoviqit, prapa tė cilės fshihet ideja e ndarjes (apo marrjes sė njė pjese )sė Kosovės veriore nė njė periudhė tė mėvonshme(tė cilėsuar nga ata, si mė tė “qetė” dhe mė”favorizuese” pėr Serbinė).Ngase si mund tė komentohet ndryshe, insistimi qė kantonizimi i serbėve tė bėhet kryesisht nėpėr Komunat; Leposaviq, Kolashin , pastaj Fushė Kosovė pėr tė vazhduar gjerė nė Gjilan, Kamenicė dhe Novobėrdė. Apo kantoni tjetėr qė do tė pėrfshinte komunat e Shtėrpcės (tė cilės sipas kėtij Projekti do tė duhej t’i bashkėngjiteshin viset e banuara me goranė) Opoja dhe Gora. Kurse ai i fundit qė do tė pėrfshinte disa fshatra tė banuara mes Pejės, Istogut dhe Klinės. Kėtyre kantoneve, gjithnjė sipas ekspertėve serbė do tė duhej mė pastaj t’u bashkėngjiten tokat e manastireve serbe tė bėra me tapinė e vitit (shih ti!) 1941(!)

Ky Projekt Model, i hartuar nga Peshkopi Artemije, historiani Batakoviq (njė nacionalist modernist) dhe politikani komunist Trajkoviq, ėshtė i paraparė si eksperiment gjatė 15-20 vitet e ardhshme, nė mėnyrė qė pėr statusin definitiv tė Kosovės tė mos mund tė vendosė gjenerata e tanishme e politikanėve por ajo pasardhėse, e cila sipas tyre gjoja mė nuk do tė ishte e ngarkuar mė me “konfliktin e ndodhur serbo-shqiptar nė Kosovė.

Ky ėshtė rezoni i establishmentit tė tanishėm serb, pėr procesin e kthimit tė serbėve nė Kosovė. Bile shkohet aq larg, sa qė thuhet se kjo ide apo model nuk bie ndesh as me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė sigurimit. As mė shumė e as mė pak, se ndarje tė Kosovės veriore nga tėrėsia e saj territoriale. Por nė tėrė kėtė Projekt, pėrfitues tė vetėm munden me qenė individėt e pushtetit aktual serb, tė cilėt pėr interesa tė avancimit tė tyre nė hierarkinė e krijesės sė re e pėrdorin fatkeqėsinė e serbėve tė Kosovės, tė cilėt do tė jenė humbėsit mė tė mėdhenj nė kėtė lojė.

Padyshim, ky model aludohet se do tė mund tė kalojė edhe nė Kosovė, ashtu siē kaloi nė Bosnje. Nė kėtė drejtim, disa qendra tė vendosjes veē kanė filluar tė koketojnė me disa politikanė shqiptar, tė cilėt nuk besoj se do tė mund tė anashkalojnė opinionin e gjerė Kosovar.

Por, pėr t’i ikur gjitha kėtyre karthave serbe dhe tė disa qarqeve tė identifikuara ndėrkombėtare , shqiptarėt e para se gjithash Qeveria e re e Kosovės, Kuvendi, e sidomos partitė politike, duhet tė punojnė projekte integruese tė komuniteteve lokale, nė mėnyrė qė tė mos krijohet alibi i enklavizimit dhe barrikadimit kibucian nė Kosovė, ashtu siē ka tendencė tani pas ngjarjeve tė marsit. Ngaqė, kėshtu krijohen paradispozitat e lojės poker edhe tė ndarjes de jure tė pjesės veriore tė Kosovės.

Sipas rekomandimeve tona, tipit tė ndodhur tė konfliktit nė rastin e Kosovės, i cili i ka rrėnjėt gati tė njė periudhe shekullore, nuk do tė mund t’i mjaftojnė vetėm modelet dhe tipologjitė e integrimeve klasike tė bie fjala “kompromiseve” (siē ėshtė rasti i Marrėveshjes sė Ohrit) dhe tė atij tė”pajtimit me procedurė pėrfundimtare”, (rasti i Bosnjės) apo tė atij tė”zgjidhjes integruese ”(rasti i Kroacisė), tė cilėt dosido janė tė mirėpritur pėr t’i konsultuar, bile pėr shkak tė shkallės sė suksesit tė tyre afatgjatė nė vendet ku janė implementuar, nė mėnyrė qė tė absorbohen pėrvojat pozitive dhe ato negative.

Politikanėt kosovar duhet tė zgjedhin mė nė fund modelin e vetė tė integrimit pėr komunitetet minoritare, model ky qė duhet tė amputojė pėrvojat e tjerėve dhe padyshim edhe specifikat e vendit. Nė kėtė drejtim duket qė modeli i Ohrit, shikuar me dioptrinė empirike tani pėr tani mund tė shėrbejė si njė bazė solide, pėr ta bėrė kėtė, ngaqė ato tė; kantonizimit; decentralizimit nė baza etnike; autonomisė kulturore; autonomisė personale,etj. dukėn qė janė shumė mė pak fleksibile dhe shumė mė pak tė qėndrueshme.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel