for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Environment skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
07 Korrik 2008

Porto Romano ka nevojė pėr jetė!

Pirgjet e squfurit, era e rėndė e kimikateve, gėrmadhat e ish- Ndėrmarrjes Kimike, dėshmojnė me sė miri se Porto Romano vazhdon tė mbetet peng i masave tejet tė limituara dhe apatike pėr rehabilitimin real tė tij.

Nė kuadėr tė 22 Prillit, Ditės Ndėrkombėtare tė Tokės, nė varg shoqatash rinore, qė veprojnė nė Durrės, u bashkuan me nismėn e Rruzullit tė Gjelbėr, “Toka ka nevojė pėr jetė!”. Ky aktivitet, i cili u mbėshtet nga Aleanca pėr Fėmijė Durrės, Parlamenti Rinor, Kėshilli i Shoqatave Rinore dhe tė rinjtė e Co-Plan, vazhdon traditėn disa vjecare tė kėtyre shoqatave pėr tė ndėrgjegjėsuar opinionin publik, shoqėrinė civile dhe vecanėrisht organet pėrgjegjėse pranė pushtetit lokal dhe atij qendror, mbi problemet imediate tė mjedisit nė tėrėsi dhe nė vecanti pėr zonėn e Porto Romanos.

Aktiviteti i kėtij viti ishte njė tjetėr apel kundėr indiferencės se Ministrit tė Mjedisit, z Lufter Xhuveli dhe institucionit qė ai drejton, mbi katastrofėn natyrore tė Porto Romanos. Nė fazėn e parė tė aktivitetit, i cili u zhvillua nė qendėr tė qytetit, rreth 30 tė rinj u angazhuan nė firmosjen e peticionit nga qytetarėt e Durrėsit, kundėr shkatėrrimit tė Porto Romanos. Tė dhėnat shqetėsuese qė raportohen nga organizmat ndėrkombėtare qė kanė monitoruar situatėn mjedisore nė Porto Romano dhe gjendjen shėndetėsore tė banorėve tė kėsaj zone, janė sinjali mė i mirė pėr ndėrhyrjet imediate qė nevojiten kėtu. Kontaminimi i ujit tė pijshėm dhe pėrmbajtja e elementeve toksike nė tė (4.4mg/l klorbenzen, 4 000 herė mė tepėr se niveli i pranueshėm sipas PNUD), prania e 20.000 ton mbeturinash toksike si bikromati i natriumit, kromi, atrofizimi i bimėsisė, sėmundjet e lėkurės, crregullimet e sistemit respirator, tretės dhe atij nervor, janė pasojat shqetėsuese me tė cilat pėrballen banorėt e kėsaj zone.

5.000 qytetarė tė grupmoshave tė ndryshme dhe banorė tė zonės, nėnshkruan kėtė peticion, i cili do t’i dėrgohet z.Ministėr pėr ta nxjerrė nga apatia dhe indiferenca e pėr t’i kushtuar Porto Romanos vėmendjen e munguar.

Tė rinjtė kanė mbajtur veshur bluza nė tė cilat ishin stampuar fotografi tė zonės sė Porto Romanos, kryesisht nė zonėn e ish–Ndėrmarrjes kimike, ku janė pėrqendruar mbetjet toksike dhe kanė shpėrndarė mesazhe tė ndryshme sensibilizuese pėr cėshtje tė mjedisit nė pėrgjithėsi dhe pėr zonen e Porto Romanos nė vecanti.

Nė fazėn e dytė tė aktivitetit, disa prej tė rinjve inskenuan nė mėnyre simbolike situatėn mjedisore nė kėtė zonė, ku u pėrballėn mjedisi i pastėr qė nėnkupton mirėqėnien dhe jetėn e shėndetshme dhe mjedisi i kontaminuar qė nėnkupton sėmundjet dhe vdekjen. Mbi njė fuci qė personifikonte depozitat e kimikateve nė Porto Romano, u vendos harta e Shqipėrisė, qytetet e sė cilės ishin zėvendėsuar me foto tė ndotjeve tė tė gjitha elementėve tė mjedisit: Ujė, Tokė, Ajėr.

Ky inskenim pati efekt pozitiv tek banoret e qytetit, tė cilėt iu bashkuan nismės sė kėtyre tė rinjve nė ndihmė tė njė mjedisi tė shėndetshėm, vecanėrisht pėr fėmijėt.

Armela Bejko, Rruzulli i Gjelbėr, Durrės

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel