for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Environment > Environmental activism skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
05 Korrik 2008

Fushata “Jeto gjelbėr”, ne Gjirokastėr

Dhjetėra aktivistė tė Lėvizjes MJAFT! vizituan tė premten me 19 Maj qytetin e Gjirokastrės nė kuadėr tė fushatės kombėtare pėr mbrojtjen e mjedisit ”Jeto Gjelbėr”. Nė kalanė e kėtij qyteti, aktivistėt ndėrmorėn njė aksion konkret gjatė tė cilit pastruan pjesėn qendrore tė kėsaj kalaje, tė cilėn e pajisėn mė tej me kosha pėr hedhjen e mbeturinave.

Drejtuesi i MJAFT! Erion Veliaj, i ftoi tė rinjtė e pranishėm, mes tyre edhe tė rinj nga Gjirokastra qė tė mendojnė mė shumė pėr mjedisin, ndėrsa kryetari i Bashkisė sė Gjirokastrės Flamur Bine shprehu mbėshtetjen e tij tė plotė pėr fushatėn “Jeto Gjelbėr”.

Gjatė kohės qė nė kala ishin tė pranishėm tė rinjtė e fushatės “Jeto Gjelbėr”, autoritetet lokale pėruruan nė mjediset e brendshme tė kalasė Galerinė e Artit “Gjin Zenepishta”. Shiritin e pėrurimit e preu sė bashku me kryetarin e Bashkisė sė Gjirokastrės Flamur Bime, edhe drejtuesi i Lėvizjes MJAFT! Erion Veliaj. Nė kėtė galeri u ēel njė ekspozitė me veprat e para tė fondit tė saj, piktura dhe skulptura tė dhuruara kryesisht nga qytetarė tė Gjirokastrės.

Fushata “Jeto Gjelbėr” vijoi mė pas me njė debat nė sallėn e kinemasė sė qytetit ku pėrfaqėsues tė pushtetit lokal, qytetarė, kryesisht gjimnazistė dhe aktivistėt e MJAFT diskutuan pėr problemet mė tė mprehta mjedisore me tė cilat pėrballet sot Gjirokastra.

Tė pranishmit nė debat konstatuan si tepėr problematike situatėn e krijuar vitet e fundit nė Lumin Drino, i cili rrezikon shėndetin e qytetarėve dhe zhvillimin e qytetit pėr shkak tė ndotjes sė tij. Qindra ton mbetje urbane dhe inerte derdhen prej vitesh nė kėtė lumė, ndėrkohė qė pėr mungesė tė njė impianti pėr pėrpunimin e ujėrave tė zeza, edhe kėto tė fundit derdhen pikėrisht nė lumė.

Qytetarėt kėrkuan nga pushteti lokal qė tė jetė mė transparent nė proceset e vendimmarrjes pėr mjedisin, nė mėnyrė qė komuniteti tė ketė realisht mundėsi qė tė marrė pjesė nė kėtė vendimmarrje.

Prania nė Gjirokastėr e anėtarėve tė Lėvizjes MJAFT! u shfrytėzua edhe pėr pjesėmarrjen nė fillimin e rikonstruksionit nė qytet tė shtėpisė muze tė shkrimtarit Ismail Kadare, i cili ėshtė gjithashtu kryetar i bordit kėshillues tė MJAFT!

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel