Aktivitete nė kuadrin e Promovimit tė parimeve tė OZHM-sė pėr zhvillim tė qėndrueshėm"
PNUD, SNV, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), OXFAM dhe UNV janė bashkuar nė fushatėn pėr arritjen e Objektivave tė Zhvillimit tė Mijėvjeēarit. Objektivat e Zhvillimit tė Mijėvjeēarit mund tė arrihen nėpėrmjet partneritetit midis qeverisė, medias, donatorėve, shoqėrisė civile, sektorit privat,tė rinjve, rolit tė gruas dhe minoriteteve. Fushata e pėrbashkėt bėn tė mundur qė kėto grupe tė marrin pjesė dhe tė pėrkrahin Objektivat e Zhvillimit tė Mijėvjeēarit. Ēdo njeri luan rolin e vet: Ai ka tė drejtėn dhe pėrgjegjėsinė Tė mbaj Premtimin.
Nė pėrkrahje tė kėsaj fushate, u organizua nė Vlorė, ditėn e premte, ora 10.00, takimi rajonal me temėn Promovimi i Parimeve tė OZHM-sė pėr Zhvillim tė Qėndrueshėm. Nė takim pjesėmarrėsit diskutuan rreth problemeve mjedisore dhe ndikimit tė tyre nė zhvillimin e qėndrueshėm, legjislacionit, trashėgimisė kulturore dhe zhvillimit pėrmes Objektivave tė Zhvillimit tė Mijėvjeēarit etj. Nėpėrmjet kėsaj nisme synohet tė kuptohen mė mirė parimet e Zhvillimit tė Qėndrueshėm nė nivel lokal dhe rajonal, duke pėrfshirė lidhjet e tyre me OZHM- tė etj., nėpėrmjet pėrkrahjes sė vlerave natyrore, historike dhe kulturore nė rajoneve specifike; tė nxitet dhe lehtėsohet pjesėmarrja e grupeve kryesore, nė pėrpjekjet e zhvillimit rajonal dhe lokal, nė vijim tė OZHM-ve dhe dokumenteve tė tjera strategjikė tė zhvillimit; pėrmirėsohen plani dhe zbatimi i planeve tė zhvillimit nė nivele rajonalė dhe lokalė duke siguruar kontributin e tė gjithė aktorėve vendorė. Nė takim janė ftuar tė marrin pjesė pėrfaqėsues tė institucioneve vendore nga Qarku, Bashkia dhe komunat, institucionet pėrgjegjėse nė nivel lokal, donatorė, OJF, bizneset, etj. Aktiviteti tjetėr qė shoqėroi kėtė fushatė, nė tė njėjtėn ditė, pėrfshiu binjakėzimin midis shkollave tė mesme, tė qyteteve tė ndryshme tė Shqipėrisė. Nė qytetin e Vlorės ky aktivitet u zhvillua nė orėn 12.00 nė shkollėn e mesme Ali Demi, me pjesėmarrjen e nxėnėsve dhe mėsuesve nga qyteti i Beratit dhe pėrfaqėsues tė shkollės sė mesme Bab Dudė Karbunara tė kėtij qyteti. Qėllimi kryesor i kėtij aktiviteti binjakėzues do tė jetė ndėrgjegjėsimi dhe nxitja e partneritet midis aktorėve tė ndryshėm dhe sidomos tė rinjve pėr arritjen e Objektivave tė Zhvillimit tė Mijėvjeēarit. Pas takimit nė qytetin e Vlorės dhe duke ndjekur tė njėjtėn tematikė do tė mbahen takime edhe nė qytete tė tjera si nė, Durrės, Gjirokastėr, Korēė, Shkodėr, Dibėr, etj. |



