Peshkopia mbyll fushatėn Jeto Gjelbėr
Karvani i mjedisit, nė kuadėr tė fushatės kombėtare "Jeto Gjelbėr", u mbyll nė qytetin e Peshkopisė. Pėrfaqėsues tė pushtetit vendor, qytetarė tė qytetit verior, nxėnės tė shkollave tė mesme si dhe aktivistėt e Lėvizjes MJAFT! diskutuan nė kėtė qytet disa nga problemet mė tė mprehta mjedisore.
Tė pranishmit nėnvizuan situatėn kritike tė pyjeve, erozionit tė tokės dhe tė depozitimit tė mbetjeve urbane. Kryetari i Bashkisė sė qytetit tė Peshkopisė, z. Ilir Krosi, falėnderoi lėvizjen MJAFT! qė kishte zgjedhur pikėrisht mjedisin si temė tė fushatės sė saj. Edhe nė kėtė qytet, MJAFT! dhuroi 20 kosha pėr hedhjen e mbeturinave dhe pastroi njėrėn nga rrugėt kryesore. Fushata kombėtare "Jeto Gjelbėr", u mbyll pikėrisht nė qytetin e Peshkopisė. Ajo 'udhėtoi' nė 10 qytete tė Shqipėrisė, nė jug dhe nė veri, ku jo vetėm u njoh me problemet e mėdha mjedisore por krijoi kushte edhe pėr njė ballafaqim real mes autoriteteve tė pushtetit vendor dhe banorėve tė kėtyre qyteteve nė debate, ku nuk munguan edhe momentet e nervozizmit nga tė gjitha palėt. Pavarėsisht dallimeve tė ndryshme kulturore, natyrore, gjeografike e historike mes kėtyre qyteteve, njė e pėrbashkėt e hidhur duket se i bashkon ato: qė tė gjitha janė tejet tė ndotura. Shqipėria, pėr fat tė keq vazhdon tė jetė kėshtu, vendi mė i ndotur i Europės. |



