Sezon mė i mirė se ai i njė viti mė parė dhe mė shumė kapacitete pėr tė pritur turistė tė huaj. Kėtė ka deklaruar gjatė Konferencės sė parė Kombėtare tė Biznesit Turistik nė Shqipėri, ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bujar Leskaj. Mundėsitė tona pėr tė zhvilluar kėtė industri janė tė mėdha. Kėtė vit mund tė presim me kapacitetet qė kemi edhe 50 mijė turistė tė huaj mė tepėr, duke i sjellė ekonomisė kombėtare rreth 50 milionė euro mė shumė dhe kontribuar nė ngritjen graduale tė pjesės sė turizmit nė produktin e pėrgjithshėm tė vendit nga 10 nė 15 pėr qind, - tha z. Leskaj, duke pranuar se pėr kėtė duhet njė bashkėpunim i ngushtė i tė gjithė aktorėve; pushtet qendror, lokal, biznes dhe media.
Tė gjithė operatorėt turistikė qė veprojnė nė vend do ti nėnshtrohen rregullave tė njėjta. Ky ėshtė thelbi i kodit global tė etikės qė kanė nėnshkruar dje tė gjithė operatorėt turistikė nė vend gjatė Konferencės sė parė Kombėtare tė Biznesit Turistik nė Shqipėri. Ky kod sjelljeje dhe profesionalizmi i njohur kudo nė botė do tė jetė pikė referimi dhe pasqyrė e shėrbimit turistik edhe nė Shqipėri. Ai pa dyshim do tė ndihmojė tė tėrheqim turistin cilėsor dhe elitar nė vend, - tha Leskaj, duke sqaruar se kodi pėrfshin nėnte nene, qė theksojnė rregullat e lojės pėr destinacionet turistike, pėr qeveritė, pėr tour-operatorėt, pėr agjentėt turistikė, pėr punonjėsit qė kryejnė shėrbimet turistike dhe pėr vetė udhėtuesit turistė. Nė kėtė kod parashikohet edhe njė nen mė vete pėr rregullimin e ankesave dhe vėrejtjeve mes Komitetit Botėror mbi etikėn nė turizėm.
Ndėrkohė qė brenda qershorit qytetet do tė kenė guidat e tyre turistike dhe nė vjeshtė do tė mbyllet konkursi pėr suvenirin shqiptar, ministria nė bashkėpunim me ekspertėt e OBT-sė, po punojnė pėr njė legjislacion turistik modern. Sipas ministrit Bujar Leskaj, edhe pse legjislacioni ynė pėr investimet e huaja ėshtė mjaft liberal dhe stimulues, do tė favorizohen kompanitė e huaja dhe vendėse qė do tė investojnė nė zonat me potencial tė lartė turistik. Kėtyre do tu jepet statusi i Personit Juridik tė Stimuluar. Ministria jonė i jep kompanisė sė stimuluar mbėshtetje dhe lehtėsira pėr marrjen e lejes dhe truallit tė ndėrtimit, si dhe lehtėsira pėr sigurimin e kredive nga bankat ose institucionet e tjera financiare tha ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.
|