for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Polķtica > Sociedad Civil skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
19 Korrik 2008

Komuniteti “RAE” duan mė shumė kushte qė tė kthehen nė shkolla

Pjesėtarėt e komunitetit rom, ashkalinj dhe egjiptas, qė bashkėrisht janė quajtur si komuniteti RAE, pas njė programi “Pėr tė gjithė shkrim dhe lexim”, thuhet se janė vetėdijesuar pėr rėndėsinė e edukimit dhe mos braktisjes sė shkollave.

Zyrtarėt e Qeverisė sė Kosovės, duke folur me rastin e pėrfundimit tė kėtij projekti, kanė thėnė se ky projekt ka qenė i suksesshėm dhe se janė vėrejtur arritjet nė vetėdijesimin e kėtyre komuniteteve pėr arsimin. Megjithatė, pėrfaqėsuesit e komuniteteve kanė thėnė se duhen mė shumė kushte qė njerėzit t’i kthehen shkollimit dhe se pėr romėt duhen hapur mė shumė shkolla nė gjuhėn e tyre amtare.

Qėllimi i projektit tė nisur nga Zyra e Kryeministrit pėr Qeverisje tė Mirė dhe nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT), Zyrėn e Paktit e Stabilitetit pėr Kosovė dhe rrjetin “Qeliza” nga Gjakova, ėshtė qė pjesėtarėt e kėtyre tri komuniteteve, njė pjesė qė konsiderohen mė shkallė mė tė ulėt tė shkollimit, tė vetėdijesohen pėr rėndėsinė e edukimit. Pėr tė arritur kėtė qėllim, ėshtė punuar nė tri drejtime: nė parandalimin e braktisjes sė shkollimit, edukimi joformal dhe edukimi parashkollor.

Zylfi Merxha, deputet i Kuvendit tė Kosovės, ka folur nė gjuhėn rome nė pėrfundimin e kėtij programi dhe ėshtė ankuar se pėr romėt nuk ėshtė bėrė sa duhet pėr pėrfshirjen nė sistemin arsimor. Ai ka thėnė se nga 23 televizione sa ka Kosova, vetėm 30 minuta program i kushtohen kėtij komuniteti.

“Ne duhet ta mėsojmė gjuhėn tonė dhe nuk e di deri kur do tė zgjasin pengesat qė i kemi nė kėtė drejtim. Boshnjakėt i kanė dy fakultete, kurse ne nuk kemi as shkolla tė mesme”, ėshtė shprehur Merxha. Sipas Merxhes, 80 pėr qind e romėve shkollohen nė gjuhėn shqipe, kurse tetė pėr qind prej tyre vazhdojnė mėsimin nė gjuhėn turke, dhe rreth gjashtė pėr qind nė gjuhėn boshnjake.

Nė lidhje me braktisjen e mėsimit dhe analfabetizmin janė bėrė disa hulumtime tė cilat thonė se shumica e atyre qė braktisin shkollat janė tė zonave rurale dhe fėmijėt e komuniteteve. Nga njė hulumtim qė ka pėrfshirė 500 romė, nė rajonin e Prizrenit, shumica e tyre kanė tė kryer vetėm 4 vite shkollim fillor. Kurse sipas tė dhėnave tė UNICEF-it dhe MASHT-it, gjatė njė viti shkollor 20 pėr qind e nxėnėsve e braktisin shkollėn, prej tė cilėve shumica janė vajza, fėmijė tė zonave rurale ose minoritete.

Fetah Kosumi, pėrfaqėsues i MASHT-it, ka thėnė se kėto probleme vijnė si pasojė e gjendjes sė rėndė ekonomike dhe sociale e familjeve kosovare.
Ndėrkaq Abit Hajredini, nga Zyra pėr Qeverisje tė Mirė, ka vlerėsuar se tė gjitha institucionet relevante nė Kosovė janė tė angazhuara pėr tė pėrmbushur tė drejtat e njeriut dhe se kjo ėshtė njė ēėshtje qė i jepet rėndėsi nė tė gjitha fushat.

Sipas pėrfaqėsueses sė romėve Emsale Merxhollari, ky ka qenė njė testim pėr tė vazhduar mė tutje. Ajo ka thėnė se projekti ka pėrfshirė minoritetet RAE nė Gjakovė, Pejė, Prizren, Obiliq dhe Ferizaj, dhe pas kėtij takimi, rekomandimet do tė shfrytėzohen pėr projektet e ardhshme tė kėsaj natyre.

Edhe Enesa Kandiē, pėrfaqėsuese e Ministrisė sė Arsimit pėr komunitetet, kėtė projekt e ka vlerėsuar si tė suksesshėm dhe ka thėnė se pėr minoritetet ka lehtėsime pėr regjistrim nė fakultete. “Gjatė vitit tė kaluar akademik, 26 maturantė tė minoriteteve janė pranuar nė Universitetin e Prishtinės”, shtoi Kandiē.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel