Kosovė: Sistemi i drejtėsisė nuk u del zot viktimave
Raporti 78 faqesh Askund nė agjendė: Dėshtimi i vazhdueshėm qė tė kėrkohet pėrgjegjėsi nė Kosovė pas marsit 2004 hedh dritė mbi reagimin e sistemit tė drejtėsisė penale ndaj dhunės sė marsit 2004 nė Kosovė. Atėbotė, trazirat qė shpėrthyen gjithandej nėpėr provincė, e nė tė cilat morėn pjesė mė shumė se 50.000 njerėz, lanė qindra pjesėtarė tė pakicave tė plagosur dhe mijėra tė zhvendosur nga shtėpitė e tyre.
Pėrparimi nė proceset gjyqėsore qė kanė tė bėjnė me trazirat e marsit mbetet i kufizuar, edhe pse u ėshtė dhėnė prioritet nė kuadėr tė sistemit tė drejtėsisė penale. Mė shumė se dy vite mė vonė, janė vetėm 426 individė tė akuzuar pėr pjesėmarrje nė trazira, tė akuzuar kryesisht pėr shkelje tė lehta tė ligjit siē janė vjedhjet dhe vetėm gjysma e kėtyre rasteve kanė rezultuar me aktvendime pėrfundimtare. Reagimi i sistemit tė drejtėsisė penale ndaj marsit 2004 ėshtė njė kut matės i mirė me tė cilin mund tė matet pėrparimi i pėrgjithshėm nė pėrpjekjet pėr tė kėrkuar pėrgjegjėsi pėr krimet. Pas gati shtatė vite tė instalimit tė administratės ndėrkombėtare, autoritetet kanė pasur mjaft kohė qė tė merren me mangėsitė nė kornizėn ligjore, nė polici, nė prokurori dhe nė gjyqe. Pėr mė tepėr, menjėherė pas dhunės sė marsit, bashkėsia ndėrkombėtare u zotua qartė se ata qė janė pėrgjegjės do tė dalin para drejtėsisė. Raporti analizon dėshtimin qė tė sillen para drejtėsisė ata qė janė pėrgjegjės pėr dhunėn. Faktorėt kryesorė janė:
Askush nuk bėn tė sillet sikur vėnia e rendit dhe ligjit nė Kosovė ėshtė gjė e lehtė, thotė Cartner. Por, ka mjaftė hapa qė mund tė ndėrmerrentė sigurohemi qė prokurorėt marrin pėrgatitjet e duhura dhe se institucionet bashkėpunojnėe qė mund tė sjellin pėrmirėsime qė sot. Reagimi joadekuat i sistemit tė drejtėsisė penale ndaj dhunės sė marsit 2004 simbolizon njė prej problemeve mė tė mėdha me tė cilat pėrballet Kosova sot: mosndėshkimi i krimit, veēanėrisht atėherė kur ka ngjyrime politike apo etnike. Regjistrat e hetimeve dhe ndjekjeve penale pėr krime tė luftės apo pėr krime me motive etnike para marsit 2004 janė tė varfėr. Kjo ka krijuar njė qark tė mbyllur tė mosndėshkimit dhe ka forcuar bindjen ndėr tė gjitha komunitet e Kosovėste komuniteti shumicė dhe ato pakicėse sistemi i drejtėsisė penale as nuk ėshtė i besueshėm e as nuk ėshtė nė shėrbim tė popullit. Pakicat, sidomos serbėt e Kosovė, mė shumė se kurdoherė mė parė, nuk besojnė se mund tė jetojnė tė sigurt nė Kosovė. Askund nė agjendė tėrheq vėrejtjen edhe nė mungesėn e njė strategjie pėr tė informuar komunitetet e prekura pėr tė arriturat e hetimeve dhe procedurave penale pėr dhunėn e marsit 2004 si dhe pėr mungesėn e transparencės nė kuadėr tė sistemit. Kjo e bėn tė vėshtirė pėr qytetarėt qė tė marrin informata pėr procedurat penale e pėr shoqėrinė civile tė monitorojė sistemin nė tėrėsi. Raporti u bėn thirrje aktorėve kryesorė nė Kosovė, pėrfshirė Kombet e Bashkuara, Organizatėn pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė, policinė, Institucionet e Pėrkohshme tė Vet-Qeverisjes, qė tė ndėrmarrin hapa tė menjėhershėm pėr pėrmirėsimin e sistemit tė drejtėsisė penale. Kjo nėnkupton: mbikėqyrjen adekuate tė gjyqeve; zhvillimin e njė plani veprues pėr themelimin e degės sė policisė gjyqėsore qė do tė punojė drejtpėrdrejtė me prokurorėt hetues; shtimin e bashkėpunimit mes policisė ndėrkombėtare dhe asaj vendore, prokurorėve dhe gjyqtarėve; si dhe ngritjen e njė sistemi mė efikas pėr mbrojtjen e dėshmitarėve. Raporti kėrkon nga Grupi i Kontaktit dhe Bashkimi Evropian qė nė kuadėr tė politikave pėr Kosovėn ti jepet prioritet ēėshtjes sė pėrgjegjėsisė dhe qė ekzistimi i njė sistemi funksional tė drejtėsisė penale tė pranohet nga tė gjithė si pjesė integrale e zgjidhjes sė suksesshme tė statusit tė Kosovės, si dhe tė ofrohet mbėshtetja e nevojshme materiale pėr krijimin e njė sistemi efikas pėr mbrojtjen dhe rilokimin e dėshmitarėve. |



