SPANN dhe Opstanok kėrkojnė Program Kombėtar pėr Parandalimin e Shprehive
Me rastin e 31 majit, Ditės Ndėrkombėtare Kundėr Duhanit , Unioni pėr Parandalimin e Alkoolizmit, Nikotinizmit dhe Pėrdorimit tė Drogave nė Maqedoni dhe shoqata mjedisore "Opstanok" kėrkuan miratim urgjent tė njė Programi Kombėtar pėr Parandalimin e Shprehive, qė do ti kontribuojė shtetit tė pėrqendrojė fokusimin nga shėrimi i pasojave nė parandalimin e tyre.
Sipas informatave nė dispozicion qė ka Unioni, numri i duhanxhinjve nė Maqedoni ėshtė nė ngritje, qė ėshtė e kundėrt me trendet mbizotėruese globale Aktualisht, Maqedonia radhitet e dyta nė Evropė pėr sa i pėrket konsumimit tė prodhimeve tė duhanit pėr kokė banori, menjėherė pas Polonisė. Sipas vlerave tė pėrafėrta, nė Maqedoni ka rreth 700,000 duhanxhinj, apo rreth 35% e popullatės sė gjithmbarshme. Megjithatė, Hadzi-Vaskov thotė se, pėr shkak tė mungesės sė njė Strategjie Kombėtare, askush nė vend nuk ėshtė i angazhuar nė hulumtim sistematik apo statistika, gjė qė parandalon veprimin nė nivelin e planifikimit tė aktiviteteve. SPANN dhe "Opstanok" apeluan pėr zbatim tė plotė dhe tė qėndrueshėm tė Ligjit mbi Parandalimin e Pirjes sė Duhanit (miratuar 11 vjet mė parė), i cili pothuajse nuk zbatohet fare sot, i cili, sipas Hadzi-Vaskov, " tregon vėllimin e sundimit tė ligjit nė Maqedoni". Dy organizatat gjithashtu kėrkojnė qė tė gjitha institucionet arsimore dhe shėndetėsore tė shpallen zona ku ndalohet tymosja e duhanit. Hadzi-Vaskov theksoi edhe njė herė qė nė mungesė tė mjeteve financiare, Unioni nuk do tė jetė nė gjendje tė zbatojė njė segment shumė tė rėndėsishėm tė programit tė tij, posaēėrisht projektin "Njė Duhanxhi mė Pak ", pėr tė cilin publiku ka shprehur interesim shumė tė madh. |



