for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Politics > Corruption & transparency skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
04 Korrik 2008

Lufta kundėr korrupsionit ende e humbur nė Kosovė

Organizata Jo-qeveritare “Ēohu”, ka organizuar dje njė konferencė me titull “Korrupsioni nė Kosovė dhe ballafaqimi me tė”, nė tė cilėn ėshtė thėnė se korrupsioni ėshtė i pranishėm, por nuk ka ndonjė strategji konkrete pėr ta luftuar atė nė mėnyrė tė vazhdueshme, dhe pėrveē fjalėve, tė rralla janė rastet kur ėshtė dhėnė pėrgjegjėsi ose ėshtė dėnuar dikush.

Zyrtarė tė lartė tė partive politike dhe tė institucioneve mendojnė se mungon njė strategji e hartuar mirė pėr ta luftuar kėtė dukuri.

Ish-kryeministri Bajram Rexhepi, ka thėnė se ėshtė e qartė qė korrupsioni ėshtė i pranishėm nė institucionet e vendit. Ai ka thėnė se Partia Demokratike e Kosovės (PDK), ka mbajtur qėndrime kritikuese ndaj Qeverisė sė Kosovės dhe institucioneve tjera, por nga ana tjetėr, si pjesėmarrėse nė bisedimet pėr statusin e vendit, ka shfaqur qėndrime uniteti.
“Nė Grupin e Kontaktit kanė dal rekomandimet pėr themelimin e Agjencionit Anti-korrupsion dhe kjo ka ardhur nga angazhimet e opozitės. Gjithsesi themelimi i kėtij agjencioni ėshtė shpresėdhėnės”, tha Rexhepi. Ai ka shprehur dyshimin e tij se nėse nė krye tė Agjencionit Anti-korrupcion tė Kosovės do tė zgjidhet njeriu i duhur. “Shpesh herė ka ndodhur qė disa procese tė bllokohen dhe tė shtyhen pėr njė kohė tjetėr dhe normalisht nė shumė raste kemi qenė ne qė kemi ndikuar pėr shkak se pozita ka dashur tė monopolizojė shumė gjėra”, theksoi Rexhepi.
Sipas zyrtarėve tė partive politike dhe tė institucioneve tė Kosovės, korrupsioni ėshtė i pranishėm, megjithatė nuk ka ndonjė plan pėr ta luftuar. Opozita akuzon pozitėn, ndėrsa institucionet shfajėsohen nė mungesė kompetencash.


Besim Kelmendi, prokuror dhe kryetar i Kėshillit tė Agjencionit Anti-korrupsion, ka thėnė se nėse do tė ndodh qė nė kėtė kėshill tė ketė mbivotime dhe manipulime nė bazė tė preferencave tė kujt do qoftė, do tė jetė vetė ai qė do tė largohet. “Kėshilli nuk ka kompetencė pėr luftimin e korrupsionit. Por, agjencioni do tė ketė katėr njėsi qė do tė merren me hetime administrative dhe mė pas ato do t’ia pėrcjellin prokurorisė publike tė Kosovės”, theksoi Kelmendi. “Ėshtė e mundur ēdo herė qė tė ketė probleme”, ėshtė shprehur ai, duke treguar se nė konkursin e parė pėr drejtor tė Agjencionit Anti-korrupsion, asnjėri nga kandidatėt nuk ka qenė person qė ka plotėsuar kushtet pėr kėtė post. “Ne shpresojmė tė mos kemi shumė probleme, por nuk pėrjashtohet mundėsia sepse nė Kėshill janė vetėm tre persona qė janė tė pavarur”, tėrheq vėrejtjen Kelmendi.

Ndėrkaq Edita Tahiri, kryetare e Alternativės Demokratike tė Kosovės (ADK), tha se administratėn publike tė Kosovės e ka kapluar njė krizė e cila nėse vazhdohet nė kėtė mėnyrė do tė jetė me shumė pasoja. “Ka mbėrri njė shkallė rreziku dhe ėshtė njė krizė integriteti qė prodhon korrupsion”, theksoi Tahiri. “Mė nuk ka turp pėr tė punuar keq”, tha ajo.

Bujar Bukoshi, kryetar i Partisė sė Re tė Kosovės (PREK), ka vlerėsuar se njerėzve nė politikė nuk u intereson ta luftojnė korrupsionin. “Korrupsion ka nė tėrė planetin, por kėtu problem mė i madh ėshtė anarkia ose rendi juridik. Ajo qė duhet bėrė ėshtė identifikimi i problemeve dhe me njė fjalė identifikimi i plaēkitėsve tė vendit”, theksoi Bukoshi. Ai ka akuzuar edhe opozitėn pėr mos angazhim tė mjaftueshėm pėr tė vėnė nė pah keqpėrdorimet e pozitės dhe ka thėnė se Kosova nuk ka opozitė. “Pushteti ėshtė biznesi mė i mirė nė Kosovė. Kėtu bėhesh ministėr, nuk ke nevojė tė regjistrosh biznes, tė paguash tatime dhe vepron me shumė komoditet”, tha kryetari i PREK-ut. “Nėse e paguani gjykatėsin 190 euro, atėherė po apeloni tek ai qė tė fitojė nė mėnyra tjera. Korrupsioni nė Kosovė ėshtė i shfaqur sikurse njė pacient i sėmurė, por mungojnė ilaēet dhe pėr ta shėruar atė duhet tė angazhohen tė gjithė”, tha ai.

Edhe Sylė Hoxha, zėvendėsministėr nė Ministrinė e Drejtėsisė, ka qenė mjaft i ashpėr sa i pėrket pėrkrahjes sė institucioneve ndaj gjyqėsorit kosovar. Ai ka thėnė se UNMIK-ut nuk i ka interesuar shumė pėr kėto probleme dhe tani Ministria e Drejtėsisė dhe ajo e Rendit nuk kanė kompetenca tė mjaftueshme. “Ne jemi krijuar qe 3-4 muaj, por askush nuk mund tė thotė se kemi shtet pa drejtėsi”, tha Hoxha. “Policia dhe gjyqėsia kanė qenė nėn shtyllėn e parė tė UNMIK-ut dhe ajo nuk ka pasur njė interesim, kurse institucionet gjithashtu kėto dy fusha i kanė parė nė mėnyrė tė habitshme dhe faktikisht kemi qenė jetim”, theksoi zėvendėsministri. “Kjo sjellje na ėshtė hakmarrė shumė seriozisht”, ka thėnė ai. Sipas Hoxhės, ėshtė shumė pozitiv krijimi i dy ministrive dhe bartja e kompetencave. “Nė luftėn kundėr korrupsionit kemi disa shembuj dhe janė dėnuar nja gjyqtar, por ato kanė qenė raste simbolike”, tha Hoxha. Ai ka theksuar se institucionet e vendit duhet t’i japin gjyqėsisė njė pėrkrahje “pėr momentin morale”, nė mėnyrė qė korrupsioni tė mos ketė ndikim nė krijimin e shtetit tė sė drejtės. “Me kėto gjėra qe jemi tani nuk na ka hije tė shkojmė drejtė statusit final dhe nė zgjidhje tė tij, sepse ėshtė turp nga tė gjithė”, shtoi Hoxha.

Mytaher Haskuka, nga UNDP ka paraqitur disa hulumtime tė bėra nė lidhje me korrupsionin nė Kosovė dhe ka thėnė se vetėdijesimi i qytetarėve ėshtė nė njė nivel shumė tė ulėt. “Rreth 90 pėr qind e qytetarėve mendojnė se dhėnia e mitos njė polici ėshtė korrupsion, por mbi 60 pėr qind tė tyre e shohin si shumė normale marrjen e lejes sė ndėrtimit duke dhėnė tė holla”, tha Haskuka. Sipas tij, qytetarėt kanė “votuar” KEK-un si mė tė korruptuarin nga ndėrmarrjet dhe institucionet publike, pastaj radhiten spitalet, doganat, Qeveria e Kosovės dhe Presidenca. “Shumica e qytetarėve tė anketuar thonė se kanė dhėnė tė holla pėr tė kryer shėrbime nė spitale”, pėrfundoi ai.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel