for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Environment skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
05 Korrik 2008

Kryesia do t’i rekomandojė Kuvendit vazhdimin e ndėrtimeve pėr Qendrėn protokollare "Gėrmia"

Nė takimin e tė premtes, Kryesia e Kuvendit tė Kosovės ka vendosur qė t'i rekomandojė Kuvendit vazhdimin e punimeve nė ndėrtimin e Qendrės Protokollare, e cila ka vlerė prej 3.3 milionė euro, ka bėrė tė ditur Naim Maloku, anėtar i Kryesisė sė Kuvendit.

Sipas Malokut, ka mbetur qė ēėshtja e parregullsive tė evidentohet dhe pėr shkelje tė vendosė gjyqėsori, gjatė procedimit tė deritashėm.

Gjithashtu, Kryesia ka vendosur pėr njė ekspertizė shtesė qė do t'i bėhet punimeve tė deritashme tė kryera nga punėkryesi kundrejt pagesės prej afėr 1.7 milionė euro.

Ndėrsa, sa i pėrket ēėshtjes se kishte a po jo shkelje, Maloku tha se kryesia ėshtė nė pritje tė raportit tė auditimit. Pėrderisa, Kryekuvendari Kolė Berisha tha se me shkeljet e procedurave do tė merret gjyqėsori.

Gazmend Muhaxheri, anėtar i kryesisė sė Kuvendit (ORA), tha se pėr ēėshtjen e Qendrės "Gėrmia", ishte nė opsion edhe shkatėrrimi i saj. Por, kjo mundėsi ėshtė hedhė, pasi edhe vetė shkatėrrimi i saj, do tė kishte njė kosto shtesė, pėrveē gjithė atyre investimeve dhe se do tė dėmtonte buxhetin, tha ai.

Ndėrtimi i kėsaj qendre ka zgjuar protesta tė shumta nė tė kaluarėn nga ana e shoqėrisė civile nė Kosovė. Pėr ndalimin e punimeve tė kėsaj Qendre nė oazėn e vetme tė kryeqytetit tė Kosovės ishte krijuar edhe Koalicioni “Gėrmia 2005” i cili pėrbėhet nga njė grup organizatash mjedisore tė vendit.

Madje, Koalicioni “Gėrmia 2005” kishte ngritur padi ndaj institucioneve qė patėn dhėnė lejen pėr ndėrtimin e kėsaj Qendre nė Gjykatėn Supreme tė Kosovės, ku kishin kėrkuar qė tė shikohet shkelja e ligjshmėrisė dhe procedurave me rastin e ndėrtimit tė kėsaj qendre.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel