for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Development > Youth skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
04 Korrik 2008

Gjithēka mund tė ndryshohet edhe pėrmes artit

Video, samba, kllouna, fotografi, grafit… tė gjitha nė shėrbim tė aktivizmit! Bėhet fjalė pėr njė karvan, gjatė sė cilit tė rinj tė mbledhur nga vende tė ndryshme tė Europės Perėndimore kanė zgjedhur artin si njė formė tė aktivizmit. Dhe nuk ėshtė aspak ēudi apo e pamundur. “Semafori i tretė i kuq” pėr aktivistėt e kėtij karvani ishte Tirana dhe sėbashku me ta, tė rinjtė e lėvizjes “MJAFT”. Pėrgjatė 4 ditėve, nxėnės tė shkollave tė mesme dhe tetėvjeēare nga Tirana, por edhe Berati dhe Kuēova e shndėrruan kryeqytetin nė njė burim frymėzimi dhe hapėsirė veprimi.

“Nė fillim tek shikonim video shumė tė bukura, tė thjeshta dhe me mesazh shumė tė qartė aktivizmi, mendonim se ishte e vėshtirė t’i realizonim kėtu, por sot, pas katėr ditėve trajnimi dhe pune nė grup, kemi arritur tė vemė artin e videos nė shėrbim tė aktivizmit”, shprehet Enisa Teta, aktiviste e “MJAFT”, si dhe pjesėmarrėse nė kėtė karvan.

Tė shpėrndarė nė qendra tė ndryshme pune (Parku pranė Liqenit Artificial, zyrat e “MJAFT” nė rrugėn e Elbasanit, Parku Rinia), tė rinjtė pėrqėndruan punėn e tyre nė disa prej ēėshtjeve tepėr shqetėsuese nė Shqipėri, pėr tė cilat ka nevojė pėr aktivizėm, si: uji i pijshėm dhe shpėrdorimi pakriter i tij, konsumi i adoleshentėve, barazia gjinore, antireklama, etj.

Gjithēka nisi nė Greqi, ku anėtarė tė karvanit, artistėt dhe aktivistėt e European Youth for Action u takuan me aktivistėt e Iliosporoit, njė OJQ sociale dhe mjedisore e pėrbėrė nga aktivistė politikė dhe mjedisorė. Iliosporoi ėshtė njė forum i cili mbledh muzikantė, dj dhe studentė tė arteve nė Athinė.
Kur Karvani i Artit dhe Aktivizmit arriti nė kryeqytetin grek, anėtarėt e organizatės ishin nė grevė pėr tė drejtat e studentėve. Kuptohet qė zgjedhja mė e mirė ishte qė tė bashkoheshin me studentėt dhe t’i zhvillonin kurset pikėrisht gjatė asaj greve nė universitetin e Athinės. Dhe ashtu bėnė.
Mė pas karvani ndaloi nė Maqedoni, ku puna e tyre u pėrqėndrua nė art, kulturė, si dhe edukim pėr tė drejtat e njeriut.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel