OJF pėrkujtojnė Ditėn Ndėrkombėtare tė Refugjatėve: Nevojiten pėrpjekje mė tė mėdha
Duke filluar nga viti 2000 OKB ka vendosur qė 20 Qershori tė jetė Dita Ndėrkombėtare e Refugjatėve. Me rastin e kėsaj Dite, Forumi Demokratik Serb FDS dhe Qendra pėr Studimet e Paqes QSP kanė dale me njė deklaratė tė pėrbashkėt mbi diskriminimin dhe zgjidhjeve tė pamjaftueshme pėr problemet qė hasin azilkėrkuesit nė Kroaci.
Sipas FDS, nė vitet e kaluara, megjithėse qeveria kroate ka bėrė pėrpjekje serioze pėr trajtimin e refugjatėve (duke u bazuar nė Deklaratėn e Sarajevės) pėr tė implementuar instrumenta cilėsorė nė zgjidhjen e ēėshtjeve tė refugjatėve, akoma, refugjatėt dhe tė kthyerit nė Kroaci hasin probleme tė shumta: shumė prej tyre nuk mund tė realizojnė tė drejtat e tyre bazė tė qytetarisė, punėsimit apo sigurimit shėndetėsor. Pėr mė tepėr FDS konstaton se Ligji mbi tė Drejtat e Minoriteteve ėshtė vėshtirė tė implementohet, veēanėrisht nga segmente tė pėrfaqėsuesve tė minoriteteve nė administratėn shtetėrore dhe nė drejtėsi. Situata ka degraduar vitin e kaluar me rritjen e sulmeve etnike mbi tė kthyerit. Zhvillime tė tilla, konkludon FDS, kanė impakt direkt mbi kthimin e refugjatėve dhe pėrfshirjen e tyre nė shoqėri. Prandaj, Kroacia duhej tė shtojė pėrpjekjet e saj pėr tė garantuar secilin qė do tė kthehet nė plotėsimin e tė gjitha kushteve tė nevojshme. QSP thekson faktin qė kthimi i refugjatėve tė luftės tė viteve 90 ėshtė njė ēėshtje e mbyllur dhe tani mė shumė vėmendje u kushtohet azilkėrkuesve. Ndodh shpesh qė tė ketė konfuzion mes statusit tė azilkėrkuesve dhe emigrantėve ilegalė nė atė qė kėta kanė ardhur tė vjedhin punėn tone. Elementė tė tillė diskriminues mund tė reduktohen nė minimum nėpėrmjet arsimimit dhe tė rritet sensibilizimi i populates nė pėrgjithėsi. QSP shton qė, tre vjet pas hyrjes nė force tė Ligjit tė Azilantėve dhe 600 kėrkesave tė paraqitura, asnjė aplikim nuk ėshtė aprovuar. Njėkohėsisht ėshtė lajmėruar edhe njė shikim i Ligjit, me planifikimin e hyrjes sė mbrojtjes sė pėrkohshme. Hyrja e njė instrumenti tė tillė mund tė eliminojė plotėsisht institucionin e azilit dhe pengojė zhvillimet e politikave direkte tek azilkėrkuesit, politika tė cilat janė ēelėsi i arritjeve tė pėrfshirjes sociale tė ketij grupimi, paralajmėron QSP. |



