for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Lajmet e Javės skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
05 Korrik 2008

Konferencė pėr pėrmirėsimin e cilėsisė sė ajrit

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave, organizoi dje Konferencėn “Pėr pėrmirėsimin e cilėsisė sė ajrit”.

Konferenca pati si qėllim vlerėsimin dhe informimin e institucioneve dhe grupeve tė ndryshme tė interesit pėr situatėn aktuale, detyrimet dhe pėrgjegjėsitė e ēdo sektori dhe institucioni, nevojėn dhe mundėsitė e bashkėrendimit tė politikave sektoriale nė zbatim tė Programit tė Qeverisė dhe objektivave tė Integrimit Evropian pėr mbrojtjen e cilėsisė sė ajrit.

Fjala e hapjes u mbajt nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujrave, z. Lufter Xhuveli, i cili theksoi se tendecat e sotme pėr cilėsinė e ajrit po shkojnė drejt pėrmirėsimit. Rasti konkret ėshtė qyteti i Elbasanit, i cili nė krahasim me gjashtė mujorin e parė tė vitit, ka patur njė pėrmirėsim tė cilėsisė sė ajrit me 40%, si rezultat i instalimit nga bizneset private tė filtrave pluhurkapėse.

Gjithashtu, ministri Xhuveli shtoi se nga ana e Ministrisė sė Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave do tė rriten kėrkesat pėr plotėsimin e standardeve lidhur me cilėsinė e ajrit nė vend, si dhe pėr lejet mjedisore qė do tė jepen tani e tutje. Njė vemendje e veēante, nė drejtim tė pėrmirėsimit tė cilėsisė sė ajrit, duhet kushtuar dhe nga bashkitė e qyteteve tė vendit pėr shtimin e sipėrfaqeve tė gjelbra.

Takimi u pėrshėndet dhe nga Kryeministri z. Sali Berisha. “Cilėsia e ajrit do tė thotė cilėsi e jetės sė qytetarėve shqiptarė”, nisi fjalėn e tij z. Berisha. Ndėr tė tjera ai kėrkoi marrjen e masave urgjente pėr pėrmirėsimin e ajrit nė kryeqytet por dhe nė qytetet e tjera tė vendit, i cili po dėmton ndjeshėm jetėn dhe shėndetin e qytetarėve.

Diskutimet nė kėtė takim u pėrqėndruan nė cilėsine e ajrit dhe sektorėt e ndryshėm tė ekonomisė shqiptare qė ndikojnė nė ndotjen e ajrit, si sektori i transportit, industria e rėndė dhe sektori i ndėrtimit.

Te ftuar ne takim ishin pėrfaqesues nga Ministritė e linjės, nga institucionet akademiko-shkencore, nga shoqėria civile etj.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel