Ulet niveli i varfėrisė nė Shqipėri
Sipas njė studimi tė fundit tė bėrė nga Instituti i Statistikės (INSTAT) dhe Banka Botėrore niveli i varfėrisė ėshtė ulur duke krahasuar shifrat e vitit 2005 me ato tė vitit 2002.
Rezultatet e Anketės sė matjes sė nivelit tė jetesės 2005 mbi treguesit e varfėrisė dhe pabarazisė u prezantuan kėtė javė nė ambientet e Hotel Sheraton nė Tiranė. Kjo anketė ėshtė rezultat i njė bashkėpunimi disavjeēar mes INSTAT dhe BB. Drejtoresha e INSTAT, Gerta Picari tha se Rezultatet shprehin njė reduktim tė konsiderueshėm tė varfėrisė nė Shqipėri dhe njė pėrmirėsim shumė tė ndjeshėm edhe pėr zonat qė nė 2002-shin paraqiteshin si mė tė prekura nga ky fenomen, si zonat malore. Zoti Nadir Mohamed, pėrfaqėsuesi i Pėrhershėm i Bankės Botėrore nė Tiranė, vlerėsoi punėn e bėrė nė bashkėpunim me INSTAT-in dhe sidomos angazhimin serioz tė drejtuesve tė rinj tė kėtij institucioni pėr tė realizuar njė anketė sa mė profesionale. Rezultatet e anketės do tė shėrbejnė si njė bazė informacioni pėr hartimin e strategjive efektive pėr monitorimin dhe reduktimin e varfėrise nė vend. |



