Me 1 Korrik nė Golem u mbajt njė takim ku morrėn pjesė Organizatat pėr Mbrojtjen e Konsumatorit (OMK) nga vendet e Ballkanit si: Shqipėria, Serbia, Maqedonia dhe Kosova.
Nė qendėr tė kėtij takimi ishin problemet qė hasin konsumatorėt e kėtyre vendeve si dhe hartimi i njė plani tė pėrbashkėt bashkėpunimi me qėllim qė tė arrihen standartet e BE-sė.
Gjithashtu nė takim u theksua se bashkėpunimi ndėrmjet vendeve tė Ballkanit ėshtė i nevojshėm pasi mallrat ushqimore kalojnė nėpėr territorin e kėtyre vendeve dhe ėshtė i domosdoshėm shkėmbimi i informacionit.
Altin Goxhaj, pėrfaqėsuesi i zyrės nė Shqipėri u shpreh nė takim se duhet bėrė kontakt i drejtpėrdrejtė me publikun pėr tė informuar pėr cilėsinė dhe standartet e mallrave qė ato konsumojnė si dhe legjislacioni shqiptar duhet tė pėrmirėsohet pėr tė arritur standartet e vendeve tė Europės.
|