Prezantimi i Gjetjeve tė Studimit mbi Korrupsionin nė Shqipėri
|
Casals & Associates Inc. dhe IDRA (Instituti pėr Kėrkime dhe Alternativa Zhvillimi) zhvilluan workshope nė disa qytete tė vendit, pėr tė prezantuar gjetjet e botimit Korrupsioni nė Shqipėri, Perceptime dhe Pėrvoja, Sondazhi 2005. Ky vėzhgim u pėrgatit nga Casals & Associates Inc. dhe IDRA nėpėrmjet Projektit tė Shtetit Ligjor financuar nga USAID.
Objektivi kryesor i sondazheve ishte matja e perceptimeve dhe sjelljes sė shqiptarėve nė lidhje me korrupsionin, ndryshimet qė kanė ndodhur nė opinionin publik gjatė periudhės 2004-2005 dhe diferencat ndėrmjet 10 qyteteve tė mėdha. Partnerėt-Shqipėri mori rolin e lehtėsuesit nė organizimin e workshopeve, duke pėrdorur eksperiencėn e gjatė nė fushėn e lehtėsimit tė procesit, rrjetin e gjerė tė organizatave nė tėrė vendin dhe pikat e kontaktit nė rrethe. Pjesėmarrėsit e kėtyre workshopeve ishin pėrfaqėsues tė OJF-ve, biznesit, qeverisė lokale dhe qytetarėve. Pjesėmarrėsit ofruan ide mbi pėrfshirjen e shoqėrisė civile nė luftė kundėr korrupsionit dhe ndėrveprimin me aktorėt e tjerė kryesorė nė kėtė proces. Kėto aktivitete janė pasqyruar gjerėsisht nė median elektronike dhe atė tė shkruar. |



