Mundėsi tė reja pėr konkurencėn e produkteve shqiptare nė tregun ndėrkombėtar
Njė nismė e Organizatės Holandeze pėr Zhvillim (SNV) dhe mbėshtetur nga Ministria e Bujqėsisė dhe Ushqimit, ka mbledhur nė njė tavolinė pune nė datat 20 dhe 21 Korrik 2006; prodhues, pėrpunues dhe tregėtarė tė vajit tė ullirit nė Shqipėri.
Ėshtė hera e parė qė tė gjithė kėta aktorė ulen sė bashku pėr tė analizuar pozicionin e tyre nė treg dhe pėr tė gjetur rrugėt mė tė favorshme tė futjes nė tregun ndėrkombėtar qė zotėrohet kryesisht nga italianėt, grekėt dhe spanjollėt. Shqipėria ka mundėsi tė mira pėr eksport tė vajit tė ullirit, por ai duhet tė jetė i standarteve europiane. Aktualisht nė Shqipėri ka rreth 73 mijė familje qė merren me kultivimin e ullinjve si dhe 150 linja prodhimi qė pėrpunojnė vajin e ullirit. Qėllimi i kėtij aktiviteti qė po mbahet nė Chateau Linza nė Tiranė ėshtė tė nxisė bashkėpunimin midis aktorėve qė veprojnė nė tė njėjtėn zinxhir tregu pėr tė rritur aftėsitė e tyre pėr tė konkuruar nė tregun ndėrkombėtar. Nė fjalėn e tij, Ministri i Bujqėsisė Jemin Gjana nėnvizoi se nėse dėshirojmė ta bėjmė bujqėsinė pjesė tė ekonomisė sė tregut, ne duhet tė njohim, tė zhvillojmė dhe tė zbatojmė bashkėpunimin vertikal. Ėshtė jetike qė prodhuesit shqiptarė tė bashkohen pasi me uljen e tarifave doganore duhet tė ulen edhe kostot pėr tė qenė mė konkurues nė treg- tha z. Gjana. Pjesėmarrėsit nė takim do tė njihen me Metodėn e Zinxhirit tė Vlerės- njė metodė e sjellė nga ekspertėt e SNV-sė , e cila ka filluar tė zbatohet njė vit mė parė nė rajonin e Fierit. Kjo metodė ka nė bazė parimin e bashkėpunimit vertikal midis ndėrmarrjeve qė merren me nxjerrjen e njė produkti nė treg qė i lidh ato nga njė anė me prodhuesit (fermerėt), pėrpunuesi, tregėtarėt dhe nė anėn tjetėr me konsumatorėt. Bashkėpunimi mund tė bėhet nė forma tė ndryshme si psh : nė shkėmbim informacioni, sondazhe tregu, kontrollin e cilėsisė, marėveshje pėr ēmimet, asistencė teknike, etj. |



