for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Lajmet e Javės skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
05 Korrik 2008

MJAFT i bėn thirrje "The Sunday Times" tė kėrkojė falje...

Zotėrinj,

Habia dhe irritimi mė shoqėruan teksa po lexoja artikullin ‘Toka qė Koha e Harroi’, tė shkruar nga AA Gill botuar nė Sunday Times Magazine nė 23 Korrik 2006.

Eshtė e qartė qė nė paragrafin e parė qė autori nuk ėshtė i interesuar tė zbulojė ‘Shqipėrinė e vėrtetė’ sic pėrmendet nė mėnyrė ironike nė faqen tuaj tė parė. Ky artikull ėshtė plot me pasaktėsi faktuale tė frymėzuara nga njė paragjykim i madh negativ i paramenduar nga autori. Gjuha e autorit ėshtė ofensive, e egėr dhe e padrejtė ndaj Shqipėrisė dhe popullit tė saj. Mė lejoni t’jua ilustroj.

Mbi cilat standarte bazohet Z. Gill kur i gjykon adoleshentėt shqiptarė si ‘adoleshentėt me tė keqveshur tė Evropės’? Si mund tė sugjerojė autori qė Shqipėria ėshtė ‘Ruritania e banditėve dhe gjakmarrjes’ pas njė vizite tė shkurtėr ne vend? Cfarė do tė thotė Z. Gill me ‘shqiptarėt janė tė shkurtėr, me fytyrė-miu, kėmbė shkurtėr si mini-kuaj’? Autori vazhdon me mėnyrėn e tij qesharake pėr tė diskretituar shqiptarėt duke iu referuar gjuhės Shqipe si ‘njė kod i pėrgatitur pėr kriminelėt qė nė tė njėjtėn kohė tingėllon fonetikisht qesharake’. Kjo do tė thotė qė ata qytetarė qė flasin shqip nė Britani duhen konsideruar automatikisht si kriminelė tė mundshėm.

Duke lėnė mėnjanė pikat absurde dhe gazetarinė e varfėr tė Z. Gill, ne jemi tė shqetėsuar nga tentativa e qėllimshme e autorit dhe gazetės suaj pėr t’a pėrshkruar komunitetin shqiptar nė botė si mėposhtė:

‘…Thuhet se ata menaxhojnė shumicėn e tregėtisė se armėve, kalashnikovėt mė tė lirė qė mund tė blesh. Ata janė si njė mini-market kaotik. Pas vitesh tė tėra qė u morėn nėpėr kėmbė, u pushtuan, u vodhėn dhe u gėnjyen, shqiptarėt janė transformuar nė qenie tė frikshme. Ata nuk janė diplomatikė, nuk pėrgjigjen nė mėnyrė proporcionale, nuk e kontrollojnė dot agresivitetin apo gjuhėn kėrcėnuese. Mė thonė se ata zotėrojnė kriminalitetin nė Milano – tė eksportosh krimin e organizuar ne Itali ėshtė njėlloj sikur t’i shesėsh frigoriferė eskimozėve apo rėrė arabėve.

…Gjithė kjo kulturė imituese dhe dėshpėruese pėr tė qenė dicka tjetėr, paguhet nga paratė qė dėrgohen nga jashtė shtetit. Ekonomia shqiptare funksionon falė Komunitetit Evropian dhe parave tė pista qė transportohen nėn karriget e veturave Audi. Shumica e kėsaj paraje ėshtė kriminale, megjithatė ka edhe njė pjesė tė vogėl tė saj qė ėshtė fruti i punėve tė vetmuara, tė pasigurta dhe tė parėndėsishme qė bėhen nga imigrantė ilegalė nė tregun e zi evropian’.
Fjalitė e mėsipėrme tregojnė qartė pėrpjekjen e qėllimshme tė Z. Gill dhe gazetės suaj pėr tė diskretituar imazhin e komunitetit shqiptar ne Britani tė Madhe.

Artikullit i mungon gjithashtu edhe stili profesional gazetaresk si dhe thellėsia analitike e kėrkimeve tė mirėfillta. A i ka studiuar Z. Gill mijėra shqiptarėt qė jetojnė dhe punojnė nė Londėr nė disa prej kompanive mė prestigjioze nė distriktin financiar? A i ka takuar ai gjithė ata analistė, manaxherė financiarė, bankierė, llogaritarė, sekretarė, pėrkthyes, mėsues dhe qindra studentė tė mprehtė shqiptarė nė Britani? A e keni kontrolluar ju zotėri mungesėn e fakteve pas pretendimeve tė autorit se ajo qė bėn komuniteti shqiptar nė BM ėshtė ilegale dhe se shumica e parasė qė ne dėrgojmė nė Shqipėri na qenkėrka e pisėt? Kjo indikon njė pėrpjekje tė qėllimshme pėr t’i shfaqur shqiptarėt si tė frikshėm dhe si njė kėrcėnim pėr shoqėrinė britanike. Gjuha e pėrdorur nga autori ėshtė plot intolerance raciale dhe kėrkon tė dėmtojė reputacionin e Shqipėrisė dhe popullit tė saj nė Evropė, sidomos nė njė moment kur British Airways dhe Albanian Airlines kanė filluar fluturimet direkte Londėr-Tiranė dhe kur agjencitė turistike britanike po fillojnė tė ofrojnė udhėtime pushimi nė Shqipėri. Eshtė e turpshme qė njė gazetė me reputacion si Sunday Times tė botojė njė shkrim kaq amatoresk dhe tė pabazuar mbi fakte reale.

Ky artikull gjithashtu ofendon rreth 50,000 shqiptarė qė jetojnė nė BM dhe nxit njė paragjykim racial nė mesin e lexuesve britanikė. Megjithėse ne e kuptojmė lirinė e shtypit shumė qartė ,meqė ne si MJAFT! jemi avokatėt mė tė ashpėr tė kėsaj lirie - besojmė se ky paragjykim i qėllimshėm nga autori nuk e ndihmon qeverinė britanike nė punėn e saj pėr tė promovuar marrėdhėnie tė mira mes komuniteteve tė ndryshme.

Sė fundi, vėrejmė me shqetėsim tė vecantė pėrpjekjen e keqe tė Z. Gill dhe gazetės suaj pėr tė dėmtuar marrėdheniet e tregėtisė dhe biznesit mes BM dhe Shqipėrisė nė njė kohė kur ato janė nė kulmin e tyre pėr mė se 15 vjet. Ky pėrshkrim kaq negativ i Shqipėrisė dhe qytetarėve tė saj si kriminelė, gangsterė, tė trashė dhe tė frikshėm, ndikon drejtpėrdrejt mbi turistėt dhe investorėt potencialė britanikė qė kanė shfaqur njė lloj interesi mbi Shqipėrinė kėto muajt e fundit. Artikulli nuk e pėrmend aspak zhvillimin qė ka njohur Shqipėria keto vitet e fundit si ne infrastrukturė, rritje tė GDP’sė, strukturat shoqėrore, shoqėrisė civile si dhe firmosjen e MSA’sė qė hap rrugėn pėr anėtarėsim tė mundshėm nė BE.

Duke marrė parasysh sa me sipėr, kėrkojmė qė gazeta juaj t’i kėrkojė falje publikisht komunitetit shqiptar nė BM si dhe milionave qytetarėve shqiptarė qė mbeten tė ofenduar nga gjuha raciste e Z. Gill. Gjithashtu do tė donim tė kėrkonim “tė drejtėn e pėrgjigjes” pėr tė dhėnė njė pėrshkrim mė tė ekuilibruar tė Shqipėrisė pėr lexuesin britanik.
MJAFT! qėndron i pėrkushtuar ndaj parimeve demokratike tė lirisė sė shtypit dhe lirisė sė fjalės. Sidoqoftė, ne nuk mund tė tolerojmė sulme tė qėllimshme mbi imazhin e shqiptarėve si njė komunitet punėtor dhe serioz nė BM pa evidencė faktuale tė prodhuar nga autori.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel