Organ i ri rregullues pėr median
|
Glas Slavonije raporton qė Shoqata e Gazetarėve Kroatė dhe Komisioni i Medias i Komitetit Kroat tė Helsinkit (HHO) kanė nisur nismėn pėr krijimin e njė organi rregullues tė etikės sė medias.
Organi i ri, pėrveē funksionit tė pėrfaqėsimit tė gazetarėve, do tė pėrfshijė edhe pėrfaqėsimin e shtėpive botuese dhe pronarėve tė mediave. Nismėtarėt besojnė qė pjesmarrja e pronarėve tė medias do ti bėjė ata mė tė pėrgjegjshėm nė situatėn e dhunimit tė etikės profesionale. Pėrfaqėsues tė Komisionit tė Medias tė HHO diskutuan kėtė nismė me tė gjitha shtėpitė botuese tė cilėt nė parim e mbėshtesin krijimin e njė grupi pune qė do ngarkohet me pėrgatitjen e propozimeve tė modelit kroat tė vetė-rregullimit tė medias. Prandaj, nė fillim tė kėsaj vjeshte, Qendra Ndėrkombėtare pėr Edukimin e Gazetarėve dhe Conrad Adenauer Stiftung do tė bien dakord mbi hartimin dhe fushėn e aktiviteteve tė Komisionit tė Medias. Nė kėtė moment, HND mbetet i vetmi organ rregullues nė Kroaci, i cili merr ankesat ndaj gazetarėve dhe mediave tė akuzuara pėr shkeljen e etikės profesionale. Kėshilli vendos mbi ankimimet dhe deklaron masat disiplinore, por influenca e tij ėshtė e dobėt dhe e limituar. |



