Shfrytėzimi i energjive tė rinovueshme nėpėrmjet teknologjive tė reja domosdoshmėri pėr zhvillim tė qėndrueshėm
Nė datėn 7 Shtator 2006, Co Plan Instituti per Zhvillimin e Habitatit nė bashkėpunim me Ministrinė e Ekonomisė Tregėtise dhe Energjitikės dhe Ministrinė e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit tė Ujrave, nė kuadėr tė projektit Energjitė e Qėndrueshme pėr Shqipėrinė organizon njė tryezė tė rrumbullaket me ekspertėt e fushės dhe pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile.
Objektivi i kesaj tryeze tė rumbullakėt ėshtė hapja e debatit mbi vlerėsimin e potencialeve tė energjive tė rinovueshme (pėrfshirė dhe hidrogjenin) dhe roli qė mund tė luajė energjia e prodhuar nga kėto burime jo vetėm nė kėrkesėn pėr energji nė sektorė tė ndryshėm tė ekonomisė por edhe nė varėsinė e vendit tonė pėrkundrejt importit tė energjisė.evidentimin e barrierave dhe gjetjen e mekanizmave pėr shmangien e tyre nė mėnyrė tė tillė qė vendi ynė tė ketė mundėsi pėr tė pėrfituar nga futja dhe shfrytėzimi i teknologjive tė reja qė shfrytėzojne burimet e rinovueshme pėr prodhimin e energjisė. Pėrfaqėsues nga Ministritė e linjės (Ministria e Ekonomisė Tregėtisė dhe Energjisė, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujrave), nga institucionet kėrkimore shkencore (Instituti i Hidrometeorologjisė, Agjencia Kombėtare e Energjisė, Qendra pėr Eficencėn e Energjisė, Instituti i Veprave Hidraulike, Universiteti Politeknik) expertė tė fushės, pėrfaqėsues tė organizatave ndėrkombėtare (WB, USAID, UNDP, EC delegation), pėrfaqėsues tė biznesit, media, dhe pėrfaqėsues tė shoqėrise civile do tė marrin pjesė nė kėtė tryezė. Tryeza e rumbullaket do tė zhvillohet nė shqip, por gjithashtu do tė sigurohet pėrkthim simultant nga shqipja nė anglisht dhe anasjelltas. |



