KMDLNJ dhe AGPK dėnojnė dhunėn e pėrdorur ndaj gazetarit Enis Veliu
|
Me anė tė njė prononcimi pėr media, Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut (KMDLNJ) me seli nė Prishtinė ka shprehur brengosjen e vet pėrkitazi me keqtrajtimin e gazetarit Enis Veliu nga ana e pjesėtarit tė SHPK-sė nė ndėrtesėn e Kuvendit tė Kosovės. Shqetėsim tė ngjashėm nė lidhje me kėtė rast ka ndarė edhe Asociacioni i Gazetarėve Profesionistė tė Kosovės.
KMDLNJ gjykon se keqtrajtimi i pėrfaqėsuesve tė mediave nga ana e zyrtarėve paraqet shkelje flagrante tė pozitės zyrtare dhe cenim tė rėndė tė fjalės sė lirė dhe pengim nė kryerjen e misionit tė gazetarit. KMLDNJ edhe mė parė ka adresuar ankesa pėr keqtrajtim tė gazetarėve dhe pengim nė kryerjen e aktiviteteve tė tyre informuese dhe ka kėrkuar ndėrprerjen e praktikave tė tilla. KMDLNJ pėr rastin nė fjalė kėrkon nga zyrtarėt hetimin e rastit dhe ndėrmarrjen e masave ligjore ndaj pjesėtarit tė SHPK-sė pėr keqtrajtim tė gazetarit. KDMLNJ kėrkon edhe njėherė nga Shėrbimi Policor i Kosovės qė me veprimet e veta tė mos pengojė punėn e mediave nė Kosovė. Edhe Asociacioni i Gazetarėve Profesionistė tė Kosovės ka reaguar ndaj dhunės qė ky pjesėtar i SHPK-sė ka ushtruar ndaj Enis Veliut. Sipas AGPK-sė, Gazetari Veliu ishte duke bėrė njė temė nė Kuvendin e Kosovės nė kohėn kur rreshteri Muhamet Berisha, ka grushtuar pa asnjė shkas gazetarin e lartpėrmendur. Pas kontrollit mjekėsor gazetari ka lajmėruar edhe policinė. AGPK poashty ka ftuar udhėheqėsit e SHPK-sė qė tė marrin masa tė menjėhershme ndaj policit qė ka sulmuar gazetarin. Policia kosovare duhet tė marrė masa tė menjėhershme edhe nė disa stacione tjera tė policisė ku dhuna ndaj gazetarėve nuk ka tė ndalur. Policia i ka thėnė AGPK-sė se gazetari Enis Veliu ka paraqitur rastin nė polici dhe tashmė hetimet kanė filluar. Sipas policisė nėse vėrtetohet se pjesėtari i SHPK sė ka pėrdorur dhunė, atėherė ndaj tij do tė merren masa. |



