for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Environment > Environmental activism skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
30 Gusht 2008

Per nje komunitet te shendetshem ne nje mjedis te shendetshem

Per dy dite me rradhe,Qendra Rajonale e Mjedisit REC Shqiperi, organizoi ne komunat e Velipojes dhe te Shengjinit takime publike per hartimin e Planeve Lokale te Veprimit ne Mjedis per keto dy komuna. Qellimi i ketyre takimve ishte diskutimi I materialeve te pergatitura nga grupet e punes mbi tematika te ndryshme te zhvillimit ne komuna dhe marrja e mendimit te aktoreve te ndryshem qe punojne e jetojne ne komunat respektive.

Te dy komunat njihen per vlerat e medha natyrore, arsye per te cilen, nje vit me pare qeveria shqiptare e shpalli pothuajse te gjithe zonen e Velipojes te mbrojtur, sipas kategorive te ndryshme qe paracakton ligji per zonat e mbrojtura, nderkohe qe komuna e Shengjinit ka tashme, prej shume vitesh, nje nga perlat lagunore te Shqiperise, kompleksin lagunor Kune-Vain, i cili ka qene i lakmuar gjithmone nga shqiptaret, por dhe nga te huajt. Gjithashtu, potenciali turistik i ketyre komunave paraqet nje rendesi te vecante ne rang kombetar, duke thithur cdo vit jo vetem pushues vendas, por dhe pushues nga vendet perreth e nga Evropa.

Per te gjitha keto vlera, keto komuna, qe perbejne nje vije te vazhduar mjedisore dhe turistike, kane qene ne fokusin e nje sere nismash dhe projektesh, me qellimgjetjen e rrugeve me te pershtatshme te zhvillimit te qendrueshem.

Ketij qellimi i sherben dhe nisma e Qendres Rajonale te Mjedisit, e cila ne kuader te projektit kombetar ELPA (Legjislacioni dhe Planifikimi Mjedisor ne Shqiperi), ka hartuar Planin Rajonal te Veprimit ne Mjedis per delten e lumit Drin (Shkoder-Lezhe) dhe po punon tashme, lokalisht, per hartimin e PLVMse per komunat Shengjin e Velipoje, me qellim pergatitjen e modeleve te zhvillimit, te cilat respektojne vlerat natyrore dhe i japin nje hov te ri vlerave turistike, unike te kesaj zone.

Takimet publike do te vijojne dhe ne javet ne vazhdim, deri ne perfundimin Brenda muajit tetor te ketyre dy planeve, te cilat bashke me Planin Rajonl te Veprimit ne Mjedis dhe Planin pilot te zhvillimit te bregut nga derdhja e lumit Ishem deri ne derdhjen e lumit Buna, jane projektet me te plota te zhvillimit te integruar, qe respektojne zhvillimin e qendrueshem dhe i japin banoreve shanse afatgjata zhvillimi dhe perparimi.

E gjithe kjo nisme do te finalizohet me Strategjine Kombetare te Mjedisit, i cili do te jete dokumenti kombetar qe do te percaktoje nje here e mire menyren me te pershtatshme per zhvillimin e qendrueshem dhe mbrojtjen e vlerave natyrore ne Shqiperi.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel