for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Environment > Environmental activism skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
30 Gusht 2008

AQMGjV dorėzon nė gjykatė kėrkesėn pėr referendum

Sot Aleanca Qytetare per Mbrojtjen e Gjirit te Vlores (AQMGJV) paraqiti para Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise, kerkesen per te pranuar mbajtjen e referendumit vendor per lejimin ose jo te ndertimit te nje parku industrial-energjitik (TECe, depozita karburantesh, terminal nafte, rafineri, port detar nafte) ne bregdetin e Vlores.
Qyteti i Vlores
Qyteti i Vlores

Sigurisht, ne jemi krejt te zhgenjyer nga vendimi i KQZse, qe edhe pse me vota 3-3,e rrezoi kerkesen tone, nderkohe qe duhet te kishte marre vendim me 'quorom' prej 7 anetaresh, ose duhej ta kishte deklaruar te miratuar kerkesen tone, mbeshtetur ne voten e Kryetarit te KQZse, qe normalisht, do te rendonte me shume ne rast barazie ne votim.

Vendi jone aspiron qe te anetaresohet ne BE dhe nje prove e pjekurise se demokracise sone eshte pikerisht terheqja e mendimit te popullit.

Le te na lejohet nje referendum vendor, nje debat dhe diskutim i vertete popullor si midis vellezerve, per te mirat dhe te keqiat e Parkut Energjitik ne Vlore.

Nese shumica e popullit te Vlores vendos pas ketij diskutimi dhe referendumi, qe Parku te ndertohet, ashtu le te behet. Ne do ta respektojme plotesisht vullnetin e shumices dhe synimi yne madhor eshte qe vete populli i Vlores te jape mendimin e vet, ne menyren me te lire dhe me demokratike, ne baze te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.

AQMGJV gjate muajve te fundit ka shpresuar per nje anullim te te gjitha procedurave per ndertimin e veprave te naftes ne gjirin e Vlores, mbeshtetur edhe ne premtimet elektorale te maxhorances se sotme. Por eshte konstatuar, qe jo vetem nuk ka asnje anullim, por perkundrazi ka nje angazhim konkret te Qeverise se sotme per ndertimin e te gjitha veprave te naftes, te projektuara e te zyrtarizuara nga Qeveria e meparshme, si TECe, depozita nafte, terminal te naftesjellesit AMBO, sic ishte dhe deklarimi i turpshem i Kryeministrit dje ne takimin me gazetaret per depozitat e La Petroliferes. I kujtojme gazetareve se ne prag zgjedhjesh, vitin e kaluar para anetareve te KOP-it (5 maj 2005) z. Berisha tha: "Tani te gjitha perpjekjet jane perqendruar ne nje pyll, qe nuk mund te jete asgje tjeter vecse nje park per femijet dhe qytetaret e Vlores".

Nese Qeveria angazhohet ne mosrespektimin e te drejtes themelore kushtetuese, ate te informimit dhe pjesmarrjes se publikut ne vendimmarrje per projekte te tilla, Aleanca per Vloren angazhohet, gjithashtu, nga ana e saj, te mos lejoje ndertimin e ketyre veprave pa miratimin e sovranit, atributet e te cilit ne kete rast i kane votuesit e komunitetit te Vlores, te shprehur nepermjet 13929 firmetareve per referendum vendor, te cilet u injoruan ne menyren me antiligjore dhe me te paprecedent nga KQZ ne vitin e kaluar.

Duke pare zellin e perbashket te Qeverise dhe opozites per te firmosur neser, ose ditet qe vijne, marrveshjen per naftesjellesin AMBO, zell qe ngrihet mbi nje pakenaqesi gjithe popullore lokale, i bejme thirrje komunitetit nderkombetar,kryeminstrave te Bullgarise e te Maqedonise, qe pritet te vijne ne Tirane keto dite,si dhe ne menyre me te drejtperdrejte z. Rumsfeld, sekretarit per Mbrojtjen ne SHBA,qe viziton Tiranen zyrtare neser, te kontribuojne qe zgjidhja per problemin e investimeve te veprave me baze nafte ne Vlore te mos behet pa fjalen referendare te popullit te Vlores, ndryshe heret a vone mund te kete pasoja te pa parashikuara.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel